Forever Godard !

 

Faqja III

Maj 17, 2018

STALKER

Kjo eshte tabela e vleresimeve, per momentin, e 15 filmave (ne konkurim per Palmen e Arte) tashme te shfaqur ne Kanë. Ne secilen kolone figuron vleresimi i secilit prej (krye)redaktoreve te mediave franceze te specializuara per kinemane (dhe jo vetem: psh “Le Monde”, e perditshmja me e madhe franceze, ka te drejten e nje kolone). Notat shkojne nga 😦 në 3 yje, dhe pastaj, simboli i palmes se arte (per mungese vendi, gjysma e emrave te medieve jane shenuar poshte kolonave).
Nisur nga mediet qe ua kam besen (Cahiers, Inrockuptibles), pervec filmit te Godard, duket se “L’été” (Summer ) filmi i rusit Kirill Serebrenikov, eshte pelqyer shume.

 

Shtypi nderkombetar:

 

korriku 
Asnje 5 ⭐  ndersa note mesatare mbi 3, vetem 3 prej tyre

 

STALKER

Po ta shikosh mirë, nota maksimale eshte 4. Pra, si të thuash, s’ka 5.

Nga ç’shoh, nese do ishte pune mediash (dmth gazetaresh e kritikesh të kinemase), duke parë të dyja tabelat, nese do linim menjane filmin e Godard (qe sigurisht eshte ‘tjeter muhabet’, qofte edhe në sensin “se eshte veterani i konkurimit” dhe s’ka nevoje për cmim), Palma e Arte apo Grand Prix i bien të shkojne në Azi: ose për japonezin Hirokazu Kore-Eda me “Shoplifters”, ose për koreanin Lee Chang-dong me “Burning”. Problemi pastaj eshte se, jurite é Kanës, shpesh, nuk janë as në nivelin é gazetareve: po më kujtohet se si para dy vjeteve festivali nuk ishte hiç i keq (sepse kishte në konkurim filma te tille si Aquarius, Paterson, Toni Erdmann, Elle, Ma loute, Rester vertical…), ndersa çmimet qe shperndau juria ishin literalisht për të vjellë !! (asnje nga filmat é lartpermendur nuk mori qofte dhe cmimin më të vogel).

Kshu qe puna é çmimeve… a ha, hallve é ftohte. Rrofshin filmat é mirë !!! 🙂

Citimkorriku: Kana sikur gjithe e me shume pushtohet nga amerika. Kliko nje lajm te thjeshte interneti per Kanen te shfaqen vec emra amerikane aktoresh, vip-ash.

Kana ‘pushtohet’ nga Amerika sepse paralelisht me konkurimin e filmave, zhvillohet edhe Tregu i festivalit (qe eshte tregu më i madh në bote i filmit, sot për sot). Dhe aty, pra tek tregu, 70% e mallit eshte amerikan, kaq e thjeshte eshte 🙂

Maj 19, 2018

STALKER 

CitimSTALKER: nese do linim menjane filmin e Godard (qe sigurisht eshte ‘tjeter muhabet’, qofte edhe në sensin “se eshte veterani i konkurimit” dhe s’ka nevoje për cmim), Palma e Arte apo Grand Prix i bien të shkojne në Azi: ose për japonezin Hirokazu Kore-Eda me “Shoplifters”, ose për koreanin Lee Chang-dong me “BurninG”

Pak minuta më parë:
-Palme e Arte Speciale: “The Image Book” – Godard
-Palma e Arte: “Shoplifters” – Hirokazu Kore-Eda

Maj 20, 2018

STALKER

Citimkorriku: Special Palme d’Or shpresoj të kete të njejten vlere

po filluam të mendojme nese ai cmim ka ose jo ‘të njejten vlere” é më the të thashe, kemi rene në batakun é cmimeve. Pra nuk duhet me u marre me vleren é Çmimit por me kuptimin qe ka dhenia e nje cmimi te tille.

Unë é mendoj keshtu:
se pari, duhet thene se “Palme te arte Speciale” në Kanë nuk ka patur kurre në 70 vite festival. Kjo eshte hera e parë.
Cmime të vecanta pervec atyre normale, po, ka patur (për shembull, Alain Resnais-ë qe ishte me nje film të tijin në konkurim në vitin 2009, ju dha nje “Lifetime Achievement Award for his work ”, pra nje çmim ‘të sajuar’ enkas për të. Po ashtu, James Ivory ka marrë nje Cmim të Vecante në 1992, po ashtu John Huston (për ansamblin é vepres se tij) në 86 në mos gaboj, Etj etj.

Tani : duhet pranuar se Godard gjithmone ka qene tip shume fair me festivalet é filmave. Ose siç thote frengu, “il a joué le jeu” (ka marrë pjese në loje, në ndeshje, pra nuk e ka anashkaluar ate: to play the game). Drejtori artistik i tha “do é fusim filmin tënd në listen për konkurim për Palmen é Arte”, Godard ju pergjigj : “Si të doni!”. Kete detaj vete drejtori në fjale e tha gjate konferences për shtyp kur propozoi listen é filmave në konkurim. Perderisa Godard pranon ta luaje lojen, duhet qe edhe juria ta luaje lojen é saj.

Nje mendje me thote qe pak a shume ka ndodhur keshtu: anetarët é jurise, frengu Robert Guédiguian (të pakten!!) por dhe rusi Zviaguintsev (ka shume mundesi!) kanë propozuar ti japin Palmen e Arte filmit të Godard. Mendoj se pjesa tjeter nuk ka dashur (kur nje çmim jepet me unanimitet nga é gjithe juria, kjo thuhet
dhe nenvizohet gjate ceremonise). Meqe nuk ka patur unanimitet, juria ka pyetur Drejtorin é festivalit nese mund të krijoje nje cmim të veçante. Edhe pse i plotfuqishmi Thierry Frémaux (prej dekadash Drejtor DHE seleksionuesi Nr1 i Kanës) do kete dashur me gjithe shpirt qe Palma ti shkonte filmit të Godard, nuk e kà tagrin të nderhyje në vendimin é Jurise! Dhe, duke qene se Juria i ka kerkuar nese mund të krijoje nje cmim të
vecante për Godard, ai ka propozuar krijimin e nje “Palme te Arte të vecante”. Eshte maksimalja qe mund të bente (nga cmimet speciale, sepse cmimet é tjera janë të rregulluara me rregullore).

Mendoj se pak à shume ka ndodhur sa me lart (dhe kete e arsyetoj me faktin se Palme te arte mund të kete patur edhe 2, por jo ‘Palme te Arte Speciale’.
É gjitha kjo tregon nivelin langaraq të jurive të sotme (të cilat i zgjedh po ai Drejtor i Pergjithshem!!), por qe eshte i detyruar të beje perzgjedhje të tilla konsensuale, për hater të atij të famshmit… treg!! (ekonomi tregu pra mo, duam s’duam)
Eh…

Maj 21, 2018

Albano-id

Cannes 2018 vs. Cannes 1968: What a Falling Off Is This!

 

STALKER

I hodha nje sy; ka gjera interesante, por problemi i ketyre kritikeve eshte se, ne shumcen e rasteve, per ta, gjithshka eshte permbajtje (deri ketu jemi dakort), por harrojne qe, ajo qe mbetet, eshte… forma
(ps: vleresimi i kryedaktorit te “Cahiers “, per mendimin tim, duket më i sakti, më i verteti)
ps 2: “At War” duhet te jete film i mire (sepse, i meparshmi i Stéphane Brizé, “The Measure of a Man” nën petkun e filmit te angazhuar politikisht, ishte krejt e kunderta – film disfatist)

Albano-id
jep nje permbledhje mbi permbajtjet, per pertacet si puna ime . por dhe per masat qe permbajtjen e kane karrem.
Forma ne shumicen e rasteve operon ne nivel subkonshi, rralle eshte e evidentueshme per shumicen e imazhngrenesve.

 

Fund

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s