Forever Godard !


Në maj te ketij viti fillon festivali i 71 i filmit në Kanë.
I bere publik prej javesh, posteri i festivalit eshte nje foto nga “Pierrot le fou”, film i Jean-Luc Godard në vitin 1965: nje puthje mes Jean-Paul Belmondos et Anna Karinës.

Nga ana tjeter, kete vit mbushen plot 50 vjet nga maji i vitit 1968, muaj gjate te cilit jo vetem Franca u perfshi nga revolta popullore, por dhe vete Festivali i Kanës u nderpré ne mes: nje nga arsyet ishte pikerisht Godard dhe koleget e tij te “Vales se Re” franceze te cilet mendonin se ishte e pamundur te vazhdohej shfaqja e filmave (disa prej te cileve, filma te realizuar nga vetë ata), në shenje solidariteti me levizjen studentore dhe punetore te kohes (video e meposhtme)


*

Perpara pak ditesh, komisioni organizator beri publike listen e 18 filmave (te perzgjedhur midis rreth 800 te tilleve) qe konkurojne kete vit per Palmen e Arte te edicionit te 71-te. Midis tyre figuron edhe “Le livre d’image” (Libri i imazhit), filmi më i fundit i djaloshit 88 vjeçar Jean-Luc Godard, film nga i cili sot per sot jane publikuar veçse dy imazhet e meposhtme:

Si dhe subjekti i tij, i cili eshte i meposhtmi: “Heshtje dhe vetem heshtje. Veçse nje kenge revolucionare; nje histori ne 5 kapituj, si 5 gishtat e nje dore” (nothing but silence nothing but a revolutionary song a story in five chapters like the five fingers of a hand“).

Shkurt: festivali i ketij viti eshte i shënjuar nga emri, vepra (e dikurshme dhe e sotme) e nje regjizori: Jean-Luc Godard.
Duke patur parasysh renien e ndjeshme te cilesise se çmimeve te ketij festivali, zor se diçka tjeter do ti bente më teper nder Palmës se ketij edicioni se sa dhenia e saj filmit te regjizorit ne fjale.

Forever Godard!

ps:
Lista totale e filmave ne konkurim eshte sa me poshte:

  • “Everybody Knows” by Asghar Farhadi (Iran)
  • “At War” by Stephane Brizé (France)
  • “Dogman” by Matteo Garrone (Itali)
  • “Le Livre d’image” by Jean-Luc Godard (France)
  • “Asako I & II” by Ryusuke Hamaguchi (Japoni)
  • “Sorry Angel” by Christophe Honore (France)
  • “Girls of the Sun” by Eva Husson (France)
  • “Ash is Purest White” by Jia Zhangke (Kinë)
  • “Shoplifters” by Hirokazu Kore-eda (Japoni)
  • “Burning” by Lee Chang-dong (Kore e Jugut)
  • “Capernaum” by Nadine Labaki (Liban)
  • “Blackkklansman” by Spike Lee (SHBA)
  • “Under the Silver Lake” by David Robert Mitchell (SHBA)
  • “Three Faces” by Jafar Panahi (Iran)
  • “Cold War” by Pawel Pawlikowski (Poloni)
  • “Happy” as Lazzaro by Alice Rohrwacher (Itali)
  • “Yomeddine” by A.B. Shawky  (Egjipt)
  • “Summer” by Kiril Serebrennikov (Rusi)

.

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s