Shansi i humbur i James Francos (“The disaster artist”)


James Franco eshte aktor (biles mua me pelqen loja e tij në filma, edhe pse kjo varet se në cilet nga to luan), por ja qe na paska realizuar edhe disa filma si regjizor dhe une nuk dija gje: në vendin ku jetoj, asnjeri prej tyre nuk ka dale në kinema, dhe kjo duhet te jete arsyeja.
U hodha nje sy se ç’filma kish realizuar dhe, nese nuk gabohem, behet fjale per adaptime bazuar mbi romane si per shembull ata te shkruar nga John Steinbeck, Faulkner (2 filma !), Bukowski, Cormac McCarthy (shkrimtari i « The Road ») etj etj.

Në to, James Franco luan edhe vetë. Nese romancierët ne fjale jane larg të qenit medioker, në disa komente e review qe lexova në internet thuhej se filmat ne fjale jane… lere lere (mediokër eshte pak te thuhet).
Megjithate, te mos i paragjykojme à priori (pa i parë) por te flasim per kete te fundit, pra per «The disaster artist». Në të sigurisht luan edhe James Franco (biles rolin kryesor). Behet fjale per nje biopic (pra film-biografik) i bazuar mbi nje ngjarje te vertete e cila qe rrefen historine e Tomy Wiseau, regjizorit, aktorit dhe producentit amerikan te «The Room», film i realizuar në 2003 dhe qe konsiderohet si filmi me i keq (më blozë) ne historine e Hollywoodit.

*
«The disaster artist» eshte i ndertuar e dy pjese : ne te parën filmi rrefen se si Greg Sestero (rolin e tij e luan Dave Franco, vellai i vertete i James Francos), nje djale i ri qe shpreson te behet aktor, takon Tomy Wiseau (rol i luajtur nga dora vete James Franco), nje tridhjete vjeçar enigmatik i cili i propozon te shkojne se bashku ne Los Angeles (qytet ne te cilin Tomy ka dhe nje apartament bosh !) per te realizuar nje film me nje buxhet $ 5 miljon (asnjehere nuk eshte mesuar se si Tony zoteronte nje shume financiare kaq te rendesishme. Kurrë !).

Ne pjesen e dyte filmi tregon se si dy miqt e rinj shkojne ne Los Angeles, marrin me qerà nje ekip xhirimi per te realizuar «The room» (ne te cilin Tomy eshte edhe regjizor, edhe producent dhe aktor kryesor). Filmi mbyllet me evenimentin kryesor pra me shfaqjen-premierë (por dhe të vetmen !) e «The Room» në njeren prej kinemave ne Los Angelos. Greg, i cili tashme eshte distancuar nga Tomy, merr pjese ne premiere, gjate te ciles publiku shqyhet gazit me ate qe sheh me syte e vet ne ekranin e kinemase. Gjate titrave ne fund te filmit, shohim Tony-n e vertete tek takohet dhe diskuton me James Francon. Fund.

*

Per mendimin tim, edhe pse nuk eshte i keq (por pikerisht: ç’eshte nje film i keq?), «The disaster artist» mbi te gjitha eshte nje shanc i arte i humbur nga ana e James Francos.

Sepse:
Në vend qe James Franco (si regjizor!) te perdorte fiksionin (filmin e tij) si mjet per te shtruar pyetjen se ç’eshte nje film i mire e ç’eshte nje film i keq (ne sensin : ç’eshte kinematografia), ai bie vetë ne gracken e filmit argëtues (a divertingly funny movie – ka shkruar shtypi amerikan per te). Shkurt, nje film qe “i nxjerr paratë e veta, por nxjerr dhe fitim”. Ndersa “The Room” te pakten kishte meriten se nuk u be per te nxjerre fitime, por thjesht si marrezi dhe delir i nje njeriu qe kish 5 miljon dollare per te harxhuar.

Marrim nje shembull, pra marrim nje skene nga «The disaster artist» : ate te skenës finale te tij, pra gjate shfaqjes se premierës se «The Room». Gjate saj shohim se si publiku amerikan shkrihet gazit dhe tallet rëndshem me filmin, sidomos kur sheh nje skene dashurie gjate te ciles shohim prapanicën e heroit kryesor te filmit, dmth te Tomy-t. James Franco si regjzor, ne vend qe te tregoje me gisht nje public puritan amerikan qe ‘terrorizohet’ kur sheh nje pale vithe lakuriq në kinema (edhe pse Amerika eshte producenti nr 1 i filmave porno në botë !), tregon me gisht heroin e tij, dmth Tomy-n.  Pra, ne vend qe regjizori James Franco te shfrytezoje filmin e tij per tu tallur me publikun debil dhe puritan amerikan, tallet me Tomy Wiseau (gjeja më e lehte!).

5.0

Ps : po ta mendosh mire, ne fund te fundit, James Franco ka realizuar pa dashje nje film jo vetem biografik por edhe nje film.. autobiografik!

TRAILER:

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s