“Call me by your name” i regjisorit italian Luca Guadagnino


Image result for call me by your name

Prill 7, 2018

Nuk mori Oscar, por zere se mori (ishte 4-5 hère i nominuar).
… mua «nuk me pelqeu shume », por me se tepermi në prizmin e nje shanci te humbur.
… jam i sigurt qe filmi, sidomos per nga mizaskena (se skenari nuk eshte e regjizorit, por i James Ivory), filmi eshte bere me qellimin qe me se shumti te nominohej per Oscar se sa, te themi, te klasifikohej tek sektori i filmave homo te nje videoteke (kete e them duke patur parasysh skena konkrete te filmit).

*

Ne fakt, po ta mendosh mirë, kalkulimi i filmit në fjale …  nuk vjen prej temes qe trajton: po ta krahasosh me oqeanin e filmave qe prodhohen cdo vit, ato qe trajtojne kete ‘teme’ (motiv…) ultra minoritar, nuk janë vecse nje pike uji në ate oqean, fiks sikurse eshte edhe vete fenomeni: ultra minoritar. Kalkulimi për Oscar vjen tek zgjedhjet mizaskenike të filmit (pra jo nga tema é tij), zgjedhje të cilat janë qullace, e mbi të gjitha puritane. Dmth konsensuale.

Konkretisht: … skena kur studenti amerikan i le takim (në mesnatë) heroit kryesor. Të dy janë në krevat dhe pas pak sekondash, kamera largohet, filmon llampen mbi komodine dhe pastaj, nepermjet dritares se hapur të dhomes, pemen me pjeshke. Ja ku ja hodhem: ja ku nudizmi dhe seksi nuk filmohen, nuk regjistrohen, duke i kaluar off-camera (off screen).
Qe nga ky moment, edhe filmi behet i pranueshem për publikun e gjere, për rrjedhoje i pranueshem edhe për Oscar.

Nga ana tjeter, duhet pranuar qe filmi ka nje fare cilesie: mua për shembull nuk mu duk shume videoclipesk se sa mu duk film i bere nga nje regjizor qe ka nje qellim të vetem: të tregoje se eshte i pari i klases (me gusto për gjithshka: për muziken, për Italine, për… për… ). Cdo vit ka nga nje film të tille: vjet, mediat dhe publiku u marrosen pas “Manchester by the sea”, po aq simptome e filmit të realizuar nga “i pari i klases” (biles ai eshte edhe pis film, sepse njerezve të thjeshte e modeste u rras edhe nje histori melankolike dashurie); italiani, edhe pse perfundon me nje të tille, pra më nje changrin d’amour (heartache), gjithsesi për nje 17 vjecar nuk eshte vecse dicka kalimtare fundja.

Por për kete punen e puritanizmit (qe në fakt eshte sh alla-amerikan) më ngacmoi edhe nje artikull qe me doli para syve krejt rastesisht, ku mesova se skenaristi i filmit, James Ivory (i cili vetë eshte regjizor i respektuar amerikan) për gazeten angleze “The Guardian” thote se ka qene i zhgenjyer me friken e regjizorit për të mos treguar nuditetin e personazheve të tij në ekran (ose ketu)

Biles ky eshte nje shembull nuk ka më konkret se si, forma (mizaskena) dhe permbajtja (skenari, tema e filmit) janë pazgjidhshmerisht të lidhura. Ky eshte dhe problemi i vertete i filmit, për mendimin tim. Dhe jo detyrimisht forma (në kuptimin é ngushte, teknik të fjales = lenda filmike)

ps: “blue is the warmest colour” perkundrazi, eshte vite drite më teper kurajoz (për shembull, nuk besoj se ai film ka dale apo qarkullon në dvd, në USA. Zor). Ai ka ca ‘mekate’ të tjera (qe lidhen më se shumti me natyralizmin, por nejse, ky eshte tjeter muhabet).

*

… mosshkuarja “deri në fund” (puritanizmi kinematografik) eshte kalkulim i regjizorit. Skenaristi e ka hedhur haptazi tuç, për më teper ne nje film qe në fakt, në origjine, ishte parashikuar të kish për regjizor pikerisht skenaristin.
Në kete prizem shkruaja se filmi nuk më pelqeu shume, në prizmin e nje shanci të humbur (pra, skenari mundesonte nje film shume here më kurajoz, pour edhe më misterioz (sidomos nga mizaskena, gjithmone)
Ja psh, për kete punen e misterit : skena e fundit, ajo më babain, më kujtoi nje tjeter mbyllje, nje tjeter skene të fundit të nje filmi: ate të “Brooklyn village” (nuk di a e ke parë). Situata eshte pothuaj e njejte (babe+bir). Amà zgjidhja eshte diametralisht e kundert : tek “Call me ” gjithçka eshte é qarte, é hapur. Tek “Brooklyn village”, gjithçka eshte fragile, delikate.
Ajo qe më dukej premtuese në kete film ishte deshira për të filmuar “the desire” (ne nuk kemi fjale adekuate për nje fenomen të tille ne shqip: deshire eshte sh sh e zbehte), për të filmuar the desire, ate të mirefillten e te sinqerten, ashtu siç lind tek nje qenie njerezore. Dhe se se sa kjo e fundit, pra qenia njerezore arrin të jete 100% e sinqerte me veten (në vendi qe ti fshehe apo të mbrohet ndaj tyre).
Modestinë menjane: nganjehere mendoj se ndofta kinemaja, ky art kaq komplet, erdhi para kohe. Dhe mund të coje dëm gjera fort nobël per krijesen njerezore. Ja, në skenar, në leter, në letersi, gjera të tilla arrijne të realizohen (dhe sigurisht qe janë realizuar, në mijra vjet letersi). Historia e raportit midis skenarit (romanit) dhe filmit eshte nje shembull konkret e kesaj punes se shkuarit dem (shanci i humbur)
Kinemaja vazhdon ta kete te veshtire…

*
E kisha parë (lexuar, më sakte, ne shtypin e specializuar për kinemane qe i referohej nje interviste të tijen) ku mesohej për influencat e tij (“He dedicates Call Me By Your Name to “my own father and my cinematic ones: Renoir, Rivette, Rohmer, Bertolucci”). Po ashtu, siç e tregon dhe video, Guadagnino ka qene fort i ndikuar nga filmat e Maurice Pialat.

Influencat nuk kanë absolutisht asgje të keqe, qe nga momenti qe krijimi i ri artistik i perdor ato në forme homazhi.
Problemi eshte se keta qe e kujtojne veten si “të parët e klases”, i shikojne influencat vetem si ‘detyra shtepie’ dhe nuk thellohen në ate se c’perfaqeson nje influence apo nje tjeter.
Për shembull: nuk ka më regjizorë antipodë se Maurice Pialat dhe Eric Rohmer. I pari eshte shembulli absolut i natyralizmit në kinema (aktorët e tij qaheshin se Pialat i detyronte ta luanin nje skene deri edhe 30-40 here, vetem e vetem qe ajo të dukej natyrale. Ose, dialogjet : në filmat e Pialat ata janë gjithmone “si në jetë”, banalë.

Krejt e kunderta kanë qene filmat e Éric Rohmer (jo vetem nje nga 5 regjizoret e mi të preferuar, ever, por për mendimin tim, po ashtu nje nga 5 regjizoret më të medhej ever): dialogjet e tyre janë shume të miremenduar, inteligjente, dhe loja e aktoreve nganjehere eshte qellimshem gati teatrale.

Guadagnino i fut të gjithe në nje thes (vetem Rohmer dhe Pialat nuk mund të qendrojne bashke: për kete jam 100% i sigurt!!), dhe bën si i pari i klases (zysh, zysh, ta them unë?).
Amà ne të gjithe e mbajme mend mirë qe në klase kemi patur edhe shoke a shoqe qe nuk e nginin doren cdo 5 minuta, amà kur u vinte rradha për të folur, na linin të gjitheve pa fjale 🙂

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s