Spielbergeek! (“Ready Player One” – film Amerikan me regji te Steven Spielberg)

Faqja II

Prill 5, 2018

STALKER

Pergjithesisht, Spielberg eshte marifetçi blockbuster-ash. Nga ana tjeter, eshte regjizor kryesisht i talentuar (pervec eksperiences – edhe pse ajo nganjehere kthehet në boomerang). Filmat e tij (JO të gjithe por jo pak prej tyre), mundesojne të pelqehen po aq sa nga “publiku i gjere”, po aq edhe nga qeflinjte e vertete të artit të shtate (pa harruar me fut aty edhe fansat e Spielberg – cilido qofte filmi i tij). Pra në pergjithesi, ka ‘vend’ për të gjithe tek filmat é tij.
Kesaj rradhe ndryshon cik puna, por shume pak në fakt. Ndryshon, sepse filmi eshte jo pak ‘retro’ (vitet 80), gjithe duke qene fantashkence (pra nje fare “Return to the future” – film sh i mirë meqë ra fjala!!). Por duke qene se Spielberg eshte mjeshter në rrjedhshmerine e imazhit, dhe duket qene se filmi eshte action, spektatori ‘kapet’ nga flaka dhe furia é tyre dhe zor se ka kohe të reflektoje për anen ‘retro’ të filmit.

ps: me sa di unë, deri tani filmi ka korrur sukses komercial.

Dhe dicka: po të lëmë menjane homazhet (thuhet se janë nja 50!!) qe filmi u ben filmave, personazheve, kengetareve, lojrave video etj etj të viteve ’80, për mendimin tim, influenca é tij me é dukshme vjen nga “Speed Racer”, nje film i vellezerve Wachowski (regjizoret e Matrixave) i vitit 2008 (e qe me ka pas pelqy shume!!)

Prill 7, 2018

STALKER 

Citimkorriku: Por filmi ka preferuar te trajtoje me shume betejat klishe mediokre te videogames ne vend te aspekteve mesiper me interes per zhvillimet e raporteve realiet/virtualitet.

Nuk eshte ‘preference’, në fakt. Eshte zgjedhje, kryesisht e imponuar nga lloji i publikut qe producenti ka llogaritur si spektator potencial të filmit, dmth videogameaxhinjte. Studim tregu ja thone fjalen (por ti e di kete).

Por po ta mendosh mirë, kjo eshte edhe shenja dalluese e gjithe filmave të Spielberg: filmat e tij janë si puna e produkteve qe blejme me nje raport të mirë cilesi-çmim: i kanë bere mirë llogaritë se cilit publik i drejtohen. Aty pastaj, sikurse edhe tek produktet me raport të mirë cilesi/çmim qe blejme në dyqan, ka ‘vend’ pak à shume për të gjithe. Nje si bicim demokracie në kinematografi (njesoj si nje bicim demokracie në treg, too) : each party can have satisfaction.


Homazhi per «Shining » eshte skena me gjakun qe derdhet lumë nga dera. Ka dhe zombi ne ate skene (edhe pse tek ‘Shining’ nuk ka zombi) por ata jane nje tjeter homazh kinematograifk (per mua, ajo eshte skena me e arrire e gjithe filmit).


Gjithsesi unë shkruajta dicka për kete film, por nuk eshte i vetmi nga filmat é dale se fundmi qe kam parë. É qe janë :

  • Call me by your name
  • Madame Hyde
  • As boas maneiras (Good maners)
  • Les garçons sauvages
  • Mektoub My love, Canto Uno
  • The disaster artist
  • Claire’s camera
  • On the beach at night, alone
  • Wajib
  • Before we vanish

 

STALKER 

Citimkorriku: nese s’parasheh te shkruash ne vecanti, nje paragraf permbledhjeje per secilin bashke me noten, do ia kishim nevojen

Mukajeti. Do perpiqem të shkruj dicka, dmth review.
Janë të gjithe filma të cilet desha ti shihja (pa dhe i pashe). Kaq mjafton persa më perket. Secili pastaj sipas deshires, mundesise (gjetjes se filmit) etj etj. Nje notë apo dhe nje paragraf i vetem do ishte paragjykues.

Citimkorriku: Ka paragrafe dhe paragrafe. Qoftë sikur dhe Top-listat e vitit me 1 fjali, sa per shembull.

Po, por 99% te filmave te nje top-liste fundviti gjithmone u kam dhene shancin e nje review-je, qofte dhe atyre te 2017-s (vit kur blogu im nderroi shtepi dhe nuk shkruajta per muaj te tere).
E kam fjalen: nota eshte personale. Filmi i fundit i Spielbergut eshte prova e kesaj qe them (fare mire mund te mos e kishe pare, sikurse mendoj qe «Speed Racer » nuk ke pse e sheh ‘detyrimisht’).
Sikurse e thashe me lart, filmat e lartpermendur kisha deshire pa dhe i pashe. Po ti vija secilit nga nje note (si bajge e hedhur ne hapsiren virtuale), me shume do prishja pune se do ndreqja.

 

Fund

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s