Spielbergeek! (“Ready Player One” – film Amerikan me regji te Steven Spielberg)


Dy gezime ne nje vit : pas filmit-urgjencë «The Post» (fort i mire !!), Spielberg vjen brenda pak muajsh me nje film te dyte krejt te ndryshem nga ai. Kesaj rradhe zhanri eshte fantashkence + aksion : Ready Player One.

Historia :
Nuk eshte shume origjinale. Filmi eshte i bazuar mbi nje roman best-seller fantastiko-shkencor me te njejtin titull  shkruar nga Ernest Cline, në 2011. Une nuk e kam lexuar romanin, por disa kritikë letrarë qe ua kam besën, jane shprehur se eshte kryesisht medioker. Ndofta Spielberg e ka nuhatur nje gje te tille (Godard shpesh ka thene se, nese do te besh nje film te mire te bazuar mbi nje roman, zgjidh më mire nje roman mediokër, dhe keshtu pasuroje me mizaskenë: rezultati do jete detyrimisht nje film i mire!).

I mire apo jo romani, nje gje eshte e sigurt: historia nuk eshte fort origjinale: behet fjale per nje distopi, pra per nje ngjarje fantastiko-shekncore qe zhvillohet ne nje periudhe (ne rastin konkret, ne vitin 2044) gjate te ciles situata eshte e tille qe ajo e pengon njeriun te jete i lumtur. Ne rastin ne fjale, në 2044-n, bota ndeshet me probleme madhore ekologjike, klimatike  e ekonomike keshtu qe njerezit ‘strehoen’ ne OAZIS, nje bote virtuale e krijuar nga informaticieni James Halliday i cili, perpara vdekjes se tij, ka lene nje testament-video nepermjet te cilit ai shpjegon se ja lë trashegim pasurine e tij te stermadhe (500 miljarde $ !!) atij qe arrin të gjejë ‘Vezen e Pashkeve’ (Easter Egg) te fshehur në OASIS.

Wade Watts, çunak geek jetim 18 vjeçar qe jeton ne Columbus te Ohios, e njeh mire OASIS-in. Nepërmjet avatarit te tij virtual Parzival, Wade Watts ben çmos per ta gjetur Vezen e pashkeve, duke u perballur me multinacionalen Innovative Online Industries dhe C.E.O. e saj Nolan Sorrento, i gatshem te marre kontrollin e Botes Virtuale.

*

Permes perzierjes se reales me virtualen (pothuaj 50 me 50, kif-kif), Spilbergu 71 vjeçar nderton nje film oksimore (bashkim te kundertash) pothuaj femijeror (biles geek!), rezultati i te cilit megjithate eshte interesant.
Magjia pa dyshim vjen prej nje elementi mizaskenik qe shoqeron gjithe filmin: prej homazhit qe i ben Spielberg kultures pop te viteve ’80 (referencat nostalgjike jane te shumta: qe nga T-Rex i “Jurassic Park”, nga te rrallat autoreferenca ne film, vazhdo me kenget e Michael Jackson dhe grupit “A-Ha”, me Batman-in dhe Superman-in, me skenen e famshme te filmit “Shining” te Kubrick, me homazhet per filmat Speed Racer, “Total recall” apo “Back to the future”, per ta mbyllur me lojrat video (qe nga Joust e Zelda, e deri tek Minecraft).

Shkurt:
Mbreti i blockbuster-it amerikan, dmth Spielberg, na sjell nje film të fresket, pikerisht sot kur block-buster-at amerikane jane gjithe e më shume langaraqë dhe pa piken e shijes. Edhe pse ndofta jo kulmim i vepres se regjizorit, edhe pse padyshim jo kulmim i zhanrit ne fjale (fantashkenca si perballje midis botes reale dhe asaj virtuale), filmi eshte jo pak pasionues. Momentet e dobta te tij jane kur filmi ‘harroet’ (hutohet) ne universin numerik (i cili, ne fund te fundit, nuk ka ndonje interes kushedi ç’ë). Per fat, pjesa e fundit ofron plot momente te pasura kinematografikisht (shkuarje/ardhje midis realitetit dhe virtuales) si dhe disa fort emocionuese (si psh plani filmik i heroit kryesor tek i shpeton nje lot nën masken e tij  virtuale). Ndersa sa per ‘moralin’ e filmit (“vetem bota reale eshte reale dhe vetem ajo ja vlen te jetohet” – slogan qe te kujton ato te Nard Ndokes ), ai qendron sepse filmi eshte distopi!

P.s. : “Ready Player One” mund te shihet edhe si metafore e 4 dekadave te krijimtarise se Spielbergut, si nje nga krijuesit kryesore te asaj qe sot quajme “pop culture”. A nuk eshte personazhi i James Halliday/ Anorak, krijuesit te OASIS, nje shembelltyre deri dhe vizuale e … vetë Speilbergut ?
Prova ne imazh:

Nota: 7.9

 

TRAILER:

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s