Ngucur e ngucur (“Tesnota” – film rus me regji të Kantemir Balangov)


  

Çdo kampionat i pervitshem boteror i filmit (çdo festival i filmit në Kanë) e ka gjithmonë nje beniamin, pra nje regjizor te ri debutant qe merr pjese per here te pare (me filmin e tij te parë, sigurisht!) e per te cilin «tout le monde en parle» (gjithe dynjaja flet). Vjet, pra ne 2017-n, beniamini i rradhes ishte nje rus ose edhe më sakte nje regjizor me origjine nga republika autonome e Kabardino-Balkarisë (qe ndodhet ne Kaukaz). Behet fjale per  26 vjeçarin Kantemir Balangov dhe filmin e tij «Tesnota»  (Closeness – ne anglisht). Në shqip, kuptimi më ekzakt i titullit do te ishte «Ngucur e ngucur» (biles shqipja e jep më mire se anglishtja sensin e titullit te filmit).

Historia :

Ajo bazohet mbi nje ngjarje te vertete, te ndodhur ne Naltchik, ne kryeqytetin e Republikes se Kabardino-Balkarisë, ne vitin 1998 :

Ilana, vashez tek te njezetat me pamje prej çuni haram, punon si mekanike bashke me te jatin në servisin (garazhin) e familjes. Familja në fjale eshte me origjine hebreje (çifute), edhe pse ruse per nga nënshtetesia. Ilana dashuron Zalimin (Selimin, në shqip) por sigurisht qe familja e saj eshte kunder sepse Selimi eshte kabard (domethene mysliman, si shumica e popullatave te Kaukazit). Nga ana tjeter, Ilana ka nje vella, Davidin (e si mund te quhet ndryshe nje hebré, perveçse David ?), te cilit familja i ka gjetur nje te fejuar, hebreje edhe ajo.
Filmi fillon me fejesen e tyre (festen hebraike midis dy familjeve).  Fill pas fejeses, në mbremje, çifti i ri shkon ne diskoteke, ku dhe merret peng kundrejt nje shume te majme parash. Në ate moment fillon dhe filmi i vertete qe tregon perpjekjet e familjes (dhe te Ilanës) per te mbledhur parà e per te mundesuar lirimin e çiftit te ri. Më shume nuk mund te tregoj.

*

Nese filmi ka nje merite te padiskutueshme, eshte kjo e meposhtmja :  «Tesnota» eviton ne menyre te shkelqyer zhanrin policesk (crime film) : regjizori nuk i jep asnje rendesi autorëve te pengmarrjes (pengmarrja e çiftit te ri sherben thjesht si sfond te asaj qe shohim pergjate dy oreve)  por me kameren e tij «i qepet» kemba-kembes heroines se tij duke e kthyer ate, pra filmin, ne nje film-portet. Gjithe duke mos hequr dorë nga dashuria per te afermit e saj, Ilana nuk pushon se reklamuari lirine e saj.
Në fakt, in fine, kemi te bejme me nje film mbi emancipimin (social, kulturor, sentimental.. ; etj  tj), ne nje ambjent ku te gjithe rrine ngucur e ngucur me njeri-tjetrin.

*

P.s. : ne fund, dy fjale per aspektin politik te filmit (politik, me se shumti ne sensin e ngushte te fjales). Në fund te tij, kur shfaqen titrat, mesojme diçka sa origjinale aq edhe te çuditshme njekohesisht : mesojme se ‘drejtues artistik’ i filmit (funksion qe ka pas ekzistuar ne Kinostudion «Shqiperia e Re» por qe nuk ekziston në industrine e sotme kinematografike !) nuk eshte askush tjeter veçse më i famshmi (ne mos edhe më i talentuari !) nga regjizoret e sotem rusë, Aleksander Sokurov ! Gjithe duke qene producent i filmit.

Nga ç’mesova ne shtyp, Sokurov ka hapur para disa vitesh nje shkolle kinematografie ne Naltçik, kryeqytetin e Republikes autonome te Kabardino-Balkarisë, ne te cilen ka studjuar edhe regjizori i ri. Duke qene se Sokurov na qenka ‘drejtues artistik’ I filmit, kuptohet më mire pse filmi eviton me aq mençuri  tiparet e nje filmi policesk (crime film), edhe pse historia e tij eshte, ne thelb, kriminale (pengmarrja). Pra merita, ne fakt, i shkon Sokurovit, qe ka ditur ta drejtoje (drejtues artistik pra) regjizorin në shtegun e duhur.
Megjithate, nuk mund te mos evidentoj dhe diçka tjeter. Me lart, jo rastesisht evokova politikën (me se shumti në sensin e ngushte te fjales) : nuk duhet harruar qe filmi i zhvillon ngjarjet ne fund te viteve ’90 (ne 1998-n), vite te cilat shpesh konsiderohen si vitet e anarkise post-komuniste (ose te tranzicionit – do thonim nese ngjarjet e filmit zhvilloheshin ne Shqiperi). Pra vitet Elcin.

Nga ana tjeter, nuk duhet harruar se filmi shihet sot, në 2018-n, pra fiks pas 20 vitesh. Dhe jemi ne epoken Putin.
Edhe pse “Tesnota” nuk ben asnje propagande ne raport me situaten e sotme ne republikat e Kaukazit (ngjarjet ne film në asnje moment nuk ekalojne vitin 1998), te vetmet imazhe dokumentare te kohes qe ai perdor jane ato qe tregojne masakrimin e ushtareve ruse (literalisht therjen e tyre si dele) nga indipendentiste çeçenë (andej nga mesi i filmit Ilana, Selimi, dhe shoket e tij kabardë, kalojne nje mbremje te alkolizuar, gjithe duke parë nje kasete video qe me te gjitha gjasat vinte nga Ceçenia fqinje).

Do doja qe, per te qene ‘fair’ me kontekstin historik e politik te kohes, regjizori te krijonte edhe nje tjeter skenë ku une si spektator te mund te shihja edhe te anasjellten, pra imazhe dokumentarë qe tregojne se sa e ‘miresjellshme’ ka qene ushtria ruse me civilet çeçenë. Sepse: ne mungese te nje ‘shot reverse shot’ te tille (në mungese te anes tjeter te medaljes), mua spektatorit te ‘barazlarguar’ europian nuk më mbetet gje tjeter te mendoj qe, ekzistenca (sigurisht e qellimtë !!) e imazheve dokumentarë (ne mes te nje fiksioni !!) nuk ka veçse nje qellim : te na tregoje se ç’pune te mire beri Putini duke pastruar (etnikisht) dhe rrafshuar nje republike te tere (ate te Ceçenisë), si mesim ndaj republikabve te tjera autonome.
Nese e gjitha kjo do te materializohej ne gjuhen e imazhit, do te ishte : « shikoni sa te bukur e ka bere Putini Groznin, kryeqytetin çeçen» (foto e meposhtme – horrible)
Eh…

Nota : 7.8

TRAILER i filmit :

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s