Woo(n)d(er)y («Wonder Wheel» – film amerikan me regji të Woody Allen)

Faqja II

Mars 9, 2018

Albano-id 
ne nje interviste te nje prej ketyre aktoreve qe ka punuar me allen, degjova qe te gjithe aktoret qe punojne me woodyn kenaqen sepse u jep liri maksimale ne aktrim, bejne shume pak dubla e kesisoj e preferojne. Nga kjo vjen dhe prodhimtaria e larte ne filma ndoshta si dhe teatraliteti.

 

STALKER
Prodhimtaria é larte vjen nga dy arsye: se pari, Woody Allen punon me pothuaj të njejtin personel artistik e teknik të tijin, personel i cili perfiton besimin total nga ana é regjizorit, gjithe duke ja njohur mirë ekzigjencat, menyren é punes, humorin etj etj.

Dhe se dyti sepse producentet é dine mirë qe Allen i qendron gjithmone besnik kufijve të buxhetit dhe qe yje të njohur të kinemase pranojne të paguhen shume é shume here me pak se zakonisht (artist’s fee me duket se quhet), vetem é vetem qe të luajne në nje film të tijin.

Edhe Godard e ka patur kete karakteristike në punen é tij: kurre, po KURRE AMÀ, pra në ASNJË film të vetem, nuk ka tejkaluar buxhetin e nje filmi të tij qofte dhe nje cent të vetem! Se sa sukses komercial kanë patur pastaj filmat e tij, kjo eshte krejt tjeter gje, por ky nuk eshte problem i nje regjizori, sepse ka 1001 forma biznesi për komercializimin e nje filmi (shfaqja e tij nga kanalet televizive, editimi në DVD… etj etj). Për shembull, “Mulholland Drive”, edhe pse pothuaj nuk eshte shfaqur asnjehere në kinema në USA, eshte nga filmat me të suksesshem per sa i perket shitjes në DVD, në krejt historine e filmit!!!

….

Nuk di a e kam thene ndonjehere por për mua, filmi me i bukur i Allen eshte “The purple rose of Cairo”
Masterpiece !

image

image

 

STALKER 

Citimte marresh timberlake si aktor ne film do te thote ta kesh mendjen tek leku. perpiqet i shkreti por te lodh. Edhe Winslet per pasoje m’u duk me dobet se zakonisht.

Timberlake eshte aktor i shkelqyer (luan me sy). Il crève l’écran – thote frengu. Winslet pastaj eshte nga me të mirat é të mirave.

Citimnuk mban dot rol.

Roli nuk mbahet në fakt. Ai luhet (për mendimin tim, ky eshte edhe problemi i ‘actor studio’ me në krye DDL: mendojne se nje rol duhet mbajtur (mbajtur si peshe, dmth se pari psikologjikisht). Pertej faktit se cili regjizor i puneson, kjo eshte për mendimin tim diferenca midis, të themi DDL, dhe Di Caprio-s (qe eshte aktor qe luan me rolin, pra nuk e mban).
Po të marrim pastaj edhe rolin e regjizorit … dalim në perfundimin se zgjedhja e Timberlake nga ana e Woody-t, sigurisht qe nuk eshte rastesi.

Citimnuk ma mbush mendjen, mua personalisht me nxjerr nga filmi per shkak te sikletit qe me transmeton. nuk mendoj qe eshte rasti me i mire per t’ia kundervene DDL dhe kompani. Allen nuk e di se c’ka pare, por nuk e di se c’ka pare as Fincher, Coen’s, etj…

kanë parë natyren e tij prej joueur – player. Sepse misioni i vertete i nje aktori eshte të luaje (në sensin: më shume “të luaj me rolin” se sa “të luaj rolin” – kjo e dyta eshte automatikisht e supozuar në nje film)

 

Mars 12, 2018

Albano-id 
Mjaft teatral ishin te gjithe aktoret, por mua me pelqeu kate winslet ne kete rol ne rolin e gruas histerike, te deshperuar, nje madam bovari e koheve moderne.
Personazhi i luajtur nga timberlake them se personifikon vete woodi allen.
Shkurt, na thote Woody, iluzioni kinematografik nuk do te na ndihmoje dot as kesaj rradhe: dashuria i nenshtrohet ligjeve sociale dhe materialiste te botes dhe pike. Deri ketu, nothing’s wrong. woodi allen ne filmat e tij perpiqet te ngreje jo pak pyetje dhe ne kete rast luan me dilemen e pesonazhit timberlake, qe mund te personifikoje vete woodin, prandaj dhe filmat e tij jane autor.

Pyetjet ne kete rast jane te tipit; cfare eshte vertet terheqje, dashuri dhe cfare eshte not love, nevoje peer dashuri . Filmi noton ne ujera melodramatike, dhe ne fund te le ndjesine e zagushise se nje dite gushti.

Mars 13, 2018

STALKER 
Sigurisht, per Kate Winslet e ka bere dhe filmin, eshte evidente.
Dhe po aq sigurisht, filmi eshte melodrame, ne sensin me te mirefillte te fjales. Pikerisht per kete mund te pretendohet se ende filmat e tij kane gjera interesante (e çuditshme ne fakt, pas kaq shume vitesh e filmash (45 !!), ë ?)

Citimdhe ne fund te le ndjesine e zagushise se nje dite gushti.

Kjo ka te beje mbi te gjitha me ngjyrat: fytyrat jane te ndriçuara me tonet e nje perendimi djelli te pafundem. Winslet eshte shpesh me tone protokalli në te kuqe (temperament organik, tension arterial i larte),

ndersa per Carolinen, gamë ngyrash bojeqielli:

carousel_wonderwheel4

Ndersa Kendi i Lojrave i Coney Island ka ngjyra acide (incandeshente), ne kontrast me grinë e destinit (fatit) te historise se rrefyer:

Por duhet patur parasysh qe operator i filmit eshte nje nga mê te talentuarit kameranë te artit te shtate (desha ta them ne review dhe harrova) : Vittorio Storaro (Apocalypse Now, psh ) 😉

Mars 15, 2018

Albano-id 
ky storaro ka bere vec apocaipse now edhe last emperor, film qe mori nje mal me statuja, por qe e mbaj mend fale fotografise.

STALKER 
Nuk me kujtohet në eshte Zizek apo Badiou ai qe i qeron hesapet me kete film të Bertollucit (regjizor sh sh sh i
mirë në fillimet e veta!!), duke e konsideruar me të drejte si kulmin e dekadences se vepres se tij

Albano-id
ka qene me sa duket oscar oriented.
Last Tangon ka vepren e tij me te perfolur.
Po me ka pelqyer te the dreamers vetem per fakti n qe i ben homazh viteve 60 dhe kinematografise

STALKER
Ka qene asistent i Pasolinit për “Accatone”. Mjafton (é tepron).
Prima della rivoluzione eshte sh i mire (1964: ka pas fitu në Kanë cmimin é filmit me të mirë debutant!).
Il conformista – po ashtu si dhe “1900”
Pastaj (mesi i viteve 80)… doli nga shinat…
(nuk é kam parë asnjehere “The dreamers”)
ps: meqe é ripashe sonte: germo se mos gjen “Noce blache ” të Jean-Claude Brisseau.

 

Fund

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s