Woo(n)d(er)y («Wonder Wheel» – film amerikan me regji të Woody Allen)


Heren e fundit qe e takuam te palodhshmin dhe te pavdekshmin Woody Allen ishte ne sallonin e çajit te Dostojevskit, per te mesuar qe, rastesia eshte e mjaftueshme per te modifikuar jeten e nje njeriu.

Edhe kesaj rradhe vazhdojme me rastesinë (si nocion filozofik, sigurisht). Vetem se, nese filmi i tij i fundit nuk më pat bindur (sepse më kish krijuar pershtypjen e nje film te papersonifikuar), kesaj rradhe, duke qendruar brenda te njejtes teme (asaj te rastesisë pra), teatraliteti i qellimshem i lojes se aktoreve si dhe drita sublime e Corney Island,  i jep atij nota  Çekoviane. Biles aq i theksuar eshte ky artificialitet (floket e Kate Winslet pothuaj marrin flake nen driten e diellit nderkohe qe syte bojeqielli te Justin Timberlake me siguri jane ritushuar me filtra – sa per te dhene nja dy shembuj), sa thua se filmi eshte në second degree.
Por jo. Në fakt, jo.

* * *

Pra jemi ne Corney Island, ne buze te detit, ne vitet ’50 : plazh, diell, jete pepsi.  Dhe 4 personazhe: Ginny, ish-aktore e transformuar ne kamarjere (rol i luajtur nga tejet fotozhenikja Kate Winslet)  dhe burri i saj  Humpty (rol i luajtur nga shqiptaro-amerikani James Belushi!), Carolina (ne foton e mesiperme), vajza biologjike e ketij te fundit (e zhdukur per vite te tera por qe rikthehet ne Corney Island per tu fshehur nga gangsteret qe duan ta eleminojne) dhe Mickey, profesori i notit qe ëndërron te behet nje dite dramaturg (luajtur nga shume here më i mire aktor sesa kengetar, i famshmi Justin Timberlake).

Kate Winslet bie ne dashuri me Justin Timbelake, por ky i fundit, çik me vone bie ne dashuri me Carolinen, gocen biologjike te James Belushit. Më shume nuk mund të tregoj nga historia e filmit.

* * *
Secili nga personazhet eshte ne ‘vendin’ e tij: Kate Winslet, 40-vjecarja në vyshkje e siper (por ende e ndjeshme), i shoqi trap (por zemërmire), vasheza e re (domosdoshmerisht) e sinqerte dhe djaloshi idealist. Por Woody ka aq eksperience sa ti vërë gurëza te vegjel makines se tij te mire-vajisur : migrenat e herepashershme te Kate Winslet, lufta kunder alkolizmit te te shoqit te saj etj etj: trekendeshi sentimental nuk eshte i mjaftushem në vetvete dhe sigurisht qe «the wonder wheel» (pra karuzeli sentimental i historise se filmit, i cili sillet verdalle njesoj si ai i plazhit) nuk rrotullohet dhe aq mire.

Shkurt, na thote Woody, iluzioni kinematografik nuk do te na ndihmoje dot as kesaj rradhe: dashuria i nenshtrohet ligjeve sociale dhe materialiste te botes dhe pike. Deri ketu, nothing’s wrong.

Problemi eshte se ide te tilla (qofte dhe goxha mire te misheruara kinematografikisht) kane filluar te behen çik si automatike tek filmat e tij: dakort, ndofta disi më pak se filmi i parafundit, por edhe «Wonder Wheel»  i ka simptomat e filmit të kotë (vain). Por edhe nje here : jo vanitoz (ai nuk eshte aspak i tille), por disi i kotë (vain).

Woody nuk eshte aq wonder sa vite e vite më parë…

7.0

TRAILER:

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s