Fije që nuk priten (Phantom thread – film anglez me regji të amerikanit Paul Thomas Anderson)

Faqja II

Shkurt 26, 2018

STALKER 

Gje normale (nominimi per Oscar, sa here ai [David Day-Lewis] luan ne nje film): sikur qofte dhe faqen e tij wiki (ne frengjsht te pakten) te lexosh, meson se DDL eshte aktor tipik “actor studio”, pra i nje shkolle te caktuar.

CitimAdepte de la « méthode » de l’Actors Studio, Day-Lewis est célèbre pour la dévotion extrême et constante qu’il accorde à ses personnages, les longues recherches qu’il entreprend et l’important temps de préparation qu’il exige pour chacun de ses rôles

Fakti qe ai eshte sqimatar (i zgjedh rolet qe luan, dhe nuk pranon kollaj te luaje nje rol), nuk e ben ate automatikisht ‘aktor te mire’, sepse shkolla ‘actor studio’ (aktori futet teresisht ne rol, pra aqrrin deri aty sa i rren mendja qe eshte vete personazhi qe ai luan: Sander Prosi me nje fjale) sot eshte shume shume e diskutueshme. Qe ai ka patur probleme psiqike qe ne vogëli (gje qe e thote edhe wiki), nuk do te thote qe, qe te jesh ‘aktor i madh’, duhet medoemos te jesh çik si i ‘shkalluar’.

Sa per Akademine Oscar, ajo vazhdon ti bjere kesaj sazeje te vjeter (nominimit te ‘actors studios’, pra fiksimit pas lojet psikologjike) sepse se pari eshte Akademi ultra konservatore (artistikisht), por sikurse e kemi thene plot here ketu, 3/5 e anetareve te saj jane më se shumti zanatçinj te kinemase, dmth: piktore kostumesh, marangoze dekoresh etj etj, por qe kane vote te barabarte behen shume (shto qe jane pothuaj te gjithe te gjinise mashkullore, mbi 60 vjeç dhe 90% te bardhe – por per keto tiparet e fundit po mbillim nje sy).

Pra marangozët e bardhe 60 vjeçare , edhe shume vesh nga kinemaja e vertete s’para marrin) Filmat ku ka luajtur DDL jane prova qe, edhe pse ai eshte gatuar si aktor i tille, jo gjithmone kane dhene te njejtin rezultat. Sikur te krahasojme qofte dhe dy filma te Paul Thomas Andersonit: “There will be blood” dhe ky i fundit (Phantom Thread). Tek i pari, edhe pse roli eshte nje çik i tille (nje tip megaloman dhe nevrotik ne kulm), DDL eshte nje terrorist i vertete (il surjoue – thote frengu, pra nuk aktron, por stëraktron). Tek ky i fundit, eshte krejt gje tjeter.

Pra varet se si e ‘perpunon’ nje regjizor DDL-ne e famshem. Scorsese, per mendimin tim, eshte i vetmi regjizor ta kete “perdorur” DDL-ne siç duhet: te dy filmat qe ka bere me të ( The Age of Innocence dhe Gangs of New York) jane sh sh te mire (sidmos i pari). Por dhe tek “Lincoln” i Spielbergut ai eshte sh mire.

 

Shkurt 27, 2018

STALKER

Citimkorriku:
Nuk me kujtohet te kete cmime per performance ne Kane

… meqe rà fjala : nje artist kurajoz si Cronenberg (i fundit president jurie në Kanë, i cili, sipas meje, dha çmime kurajoze dhe jo-konsensuale, dhe te mendosh qe ka qene ne vitin 1999!), ja dha çmimin e performances, mashkull apo femer, 3 aktoreve amatorë: asaj qe luan Rozeten (tek filmi me te njejtin titull te vellezerve Dardenne) dhe dyshes qe luan dy heronjte kryesore tek “L’humanité” (i Bruno Dumont)

por dhe gjithe awards te atij festivali mbeten ME KURAJOZET qe prej 1999-s! Bej hesap vete !!

Citimkorriku:
Personazhi i Almes, nga figurat me te arrira ne kinema se fundmi per mendimin tim

çik me karar, po nejse, sekush te tijen
(ne fakt, “nuk ka” figura ne kinema, sikurse “nuk ka” aktorë. Ka filma. Dmth ka regjizorë. Dmth ka autorë (krijues).
Dhe pastaj, ne nje lexim te trete, “nuk ka” as regjizorë (autorë), por… vetem filma (vepra)

STALKER
dhe nje pyetje (si pa lidhje me gjithe sa me lart) : e ka pare njeri “Celine and Julie Go Boating” te Jacques Rivette ? (une per vete, jo)

 

Shkurt 28, 2018

STALKER 
Mbyllja e filmit shkon pertej detajeve të skenarit (heroi kryesor, a e kuptoi atë gje vetem heren e dyte apo e kishte kuptu tashme qe me heren e pare) sepse nepermjet saj (mbylljes) regjizori flet per shume gjera (ngre jo pak pyetje, etj etj).

Pra,
Ne fakt, mbyllja e filmit eshte, ne nje fare menyre, vete filmi (ne kuptimin qe në të jane koncentruar te gjitha ato qe “desh te thosh autori” pergjate 2 oreve).

Kjo eshte gje e rralle ne nje film (ne fakt, nuk eshte as merite, as çmeritë, eshte thjesht nje zgjedhje e regjizorit – por qe kesaj rradhe eshte pasoje e drejtperdrejte e skenarit). Ka pas filma te tjere (psh “Vertigo” e Hitchcock, per te permendur nje te famshem) qe e zbulojne sekretin e tij qe nga mesi i filmit, pra nuk e lene per ne fund.
Shkurt: nuk ka formule per kete gje.

Pra: fundi i “Phantom Thread” i jep mundesi filmit te ‘rigjenerohet’, te marre dimensionet e desheruara (nga regjizori, dmth autori i vepres) sepse perndryshe do kishim te benim me nje film te vockel mbi raportet (tashme te para 100 here ne kinema!) midis nje krijuesi dhe muzes se tij. dhe kaq. Ne vend te kesaj, kemi nje fund, nje mbyllje, me skenen e fundit fare-fare: nje e qeshur e madhe (nje “plasje gazi”) midis dy heronjve te filmit qe fshin çdo keqkuptim nga ana e spektatorit (i cili mund te kujtoje se i shoqi do nevrikoset, do ulerase etj etj kur te marre vesh se…). Fare! Asgje nga keto! Pikerisht ketu qendron dhe forca e filmit i cili, ne fakt, nuk eshte emocionues, por me se shumti, destabilizues: ashtu sikurse Reynolds Woodcock kapitulloi perballe Almës, ashtu edhe ne si spektatorë ndofta duhet ‘te dorezohemi’ perballe ‘strangeness’ se tij (te filmit pra).

Eshte keshtu sepse, ndofta, si rrallehere ne kinema, monstruoziteti nuk eshte e dhënë apriori e nje personazhi (psh, kur shohim nje film me nje serial killer, e marrim si te mireqene se ai eshte i tille), por ai, pra monstruoziteti, shfaqet (krijohet) pak e nga pak.

Ndofta kjo eshte dhe vete pyetja qe shtron filmi: mos ndofta ‘monstrat’ e kane në vetinë e tyre te njihen kollaj mes vedit (dhe ne kete menyre behen bashke) apo eshte dashuria ajo qe transformon njerezit?
Paralelisht me zhbirilimin e nje dashurie-magjistricë, ne shohim nje film qe po ta mendosh mire, nuk e kemi pare ndonjere (ose shume rralle: per shembull, po me kujtohet “The Beguiled” te Don Siegel).

Skenari (mbyllja skenaristike) ne funksion total te filmit.
çdv

squarepusher
my 2 cents…
Kemi te bejme me neurozen klasike obsesive. Nuk do thoja se behet fjale per dashuri, me shume se sa permbushje e kritereve. Ne fakt Alma qe prej fillimit dhe deri ne fund i nenshtrohet gradualisht disa testimeve derisa arrihet ne nje marreveshje te hapur. Ndersa Reynolds fillimisht shperfaqet nepermjet kompulsioneve dhe asketicizmit te tij dhe gradualisht drejt idese obsesive. Vetem andej nga fundi del qarte funksioni qe duhet te permbushe Alma, ne perputhje me te kuptuarin gradual neper te cilit Almes i duhet te kaloje. Ne vetvete patologjia e saj eshte qe duhet te kryeje nje funksion.
Obsesivi behet i tille, sipas disa teorive sepse deshira e tij eshte te shkele nje tabu dhe kjo tabu ka jo pak te beje me fustanin perfekt te nuserise qe ai do te qendise per te emen. Nuk mbaj mend qe i ati te permendet ne kete histori. Dhe per te lehtesuar kete dhimbje ai ‘ka nevoje te ndeshkohet’ fizikisht. Ne kete kuptim Alma kryen funksionin e konversionit qe vete Reynolds nuk e kryen dot.
Thene thjesht, ky film ka te beje me rrugetimin e dy personave, nuancat qe duhet te shohin, krijimin e nje kodi te pathene drejt krijimit te nje marredhenieje komplementare.

STALKER
Patjeter ! Me duket é kam thene edhe në review: obsessioni eshte tema qendrore e pothuaj gjithe filmave të PTA. Por kesaj rradhe ai é merr spektatorin për dore, ne vend qe ta gjuaje me gelboqe në surrat (pra me nje varg skenash filmike poshterimi nga te cilat nuk lindte asnje ‘mister’, asnje ‘magjí ’ – e kam fjalen për There Will be Blood).

Pra tema eshte é njejte. Vetem se kesaj rradhe, pikeshikimi regjizorial (mizaskena) eshte é duhura

squarepusher 
me duhet ta rishoh there will be blood por mesa kujtoj 2 personazhet ishin 2 ane te se njejtes medalje, dmth ne gare per pushtet dhe si e tille e pranon konfliktin dhe perplasjen, dhunen dhe poshterimin.

STALKER
po, por opinioni im per “There will be bood” s’ka lidhje me historine. Sic e thashe me lart, ka lidhje me faktin qe ai film, per mua, eshte nje varg skenash filmike poshterimi nga te cilat nuk lindte asnje ‘mister’, asnje ‘magjí’ (pra nuk eshte problemi tek skenari, tek fakti qe ato jane skena poshterimi, por tek mizaskena, tek trajtimi regjizorial)

ps: kam ripare 40 minutat e para para disa muajsh (e jepte nje kanal tv). Impossible !

 

STALKER 
…. cili film (i ketyre koheve te fundit) mbyllet, po ashtu, me nje te qeshur te
madhe? (“plasje gazi”). Nuk po me kujtohet qe nuk po me kujtohet!…

… e gjeta: https://kinoditar.wordpress.com/2016/10/05/gaz-maraz-per-te-40-at-sieranevada-film-rumun-me-regji-te-cristi-puiu/

 

Albano-id
the guardian ndan nje review mjaft te mire te filmit.

 

 

Fund

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s