Fije që nuk priten (Phantom thread – film anglez me regji të amerikanit Paul Thomas Anderson)


Ku e lamë me PTA-në (Paul Thomas Andersonin) ? E lame tek Inherent Vice, filmi i tij i fundit, dhe i pari film i tij të më kete pelqyer. “Phantom thread” më pelqeu akoma me shume! C’fare ka bere vaki me PTA-në?

*

Historia e filmit eshte goxha e thjeshte (filmi eshte goxha linear) : ngjarjet zhvillohen në Londrën e viteve ’50 te shekullit qe shkoi. Ne qender eshte Reynolds Woodcock (rol i luajtur nga i famshmi Daniel Day-Lewis), modelist dhe rrobaqepes i famshem per shoqerine e larte londineze te kohes, perfshire dhe familjen mbreterore. Nje dite Reynolds takon Almen, kamarjere ne nje hotel ku ai shkon per te kaluar weekendin, me te cilen ai bie ne dashuri. Pak e nga pak ajo kthehet në muzën e modelistit-beqar-te-stazhionuar, e më pas edhe në gruan e tij.

*

Film i thjeshte per nga historia qe rrefen (siç thashe me lart, gjithshka eshte lineare), por shume më i ‘komplikuar’ se kaq. Ose më sakte, film mizaskene shume elegante.

Se pari muzika. Filmi shoqerohet pothuaj në 90% te tij nga muzike e cila kalon nga ajo xhaz (qe kujton atë te argjentinasit Lalo Schifrin – ai qe ka kompozuar « Mission : Impossible) tek muzika glamur e viteve ’40. Normalisht, i urrej filmat qe shoqerohen nga muzike ilustrative, por kesaj here nuk eshte njesoj : muzika e filmit te kujton më se shumti fijet e perit (qe nuk priten!) me te cilat qep modelisti i famshem, sikurse dhe fijet lidhese te mardhenies se tij me Almen. Dhe kryesorja : filmi vertet noton pothuaj teresisht ne muzike, por gjenialiteti i regjizorit qendron ne faktin qe ai di fort mire kur duhet ta nderprese ate (dhe te vendoset heshtja ne film). Po ta mendosh mire, eshte e njejta gje me atë qe bejne vellezerit belgë Dardennne në filmat e tyre, por ne sensin e kundert : ata nuk venë pothuaj kurre muzike në to, por në ndonje rast te rralle kur kane perdorur muzike (psh tek «Cuni me biçikletë»), kane ditur pikerisht se kur (3 here nga 3 sekonda) ta perdorin atë. Paul Thomas Anderson ben te njejten gje por ne sensin e kundert : filmi eshte pothuaj gjithe kohen i shoqeruar nga muzike por nderprerja e saj ndodh fiks kur duhet!

Dhe njesoj si puna e perdorimit te muzikes, mund te thuhen 1001 gjera te tjera per regjine e filmit, dmth dhe per vete filmin. Per shembull, aktrimi i Daniel Day-Lewis, perkunder nga «There will be blood» (film nga i njejti regjizor) kesaj here eshte shume shume më i permbajtur (Daniel Day-Lewis eshte aktor teatri keshtu qe nese nje regjizor nuk e terheq nga frenat, ai merr kot si kalë i harbuar!!). Por dhe permbajtshmeria e tij e ka nje shpjegim : shpjegimi eshte personazhi i Almes, e cila në nje fare menyre kthehet ne alter-ego te tij (ajo nuk perton t’ja ktheje mbrapsht modelistit te famshem, pa i bere syu tërr). Nje gje e tille krijon 1001 ekulibre te fshehte ne film te cilet, kur mbaron filmi, te lene nje shije delicious.

Konkluzion: PTA vazhdon te beje filma qe trajtojne, ne thelb, te njejten temë : obsesionin tek qenia njerezore. Ok deri ketu. Por kesaj rradhe, akoma dhe me mire se tek «Inherent Vice», eshte eleganca ajo qe e ngre filmin ne podiumin e filmave te mire: ashtu si edhe palët e robave qe qep heroi kryesor i filmit, ashtu edhe « Phantom Thread » thur me fije (thread!) te padukshme (phantom !) historine e tij, mbulon palë-palë (fiks si pala e kthyer e nje rrobe qe veshim!) nevrozat e personazheve te tij, i vesh e i zhvesh ata njesoj si ne nje sfilate mode.

.

8.5

Trailer :

 

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s