Një “Rinascimento italiano”? (Dy filma të rinj italianë)


«Cuori puri» (Zemra te pastra) – film me regji te Roberto De Paolis

Ne qender te filmit jane dy te rinj italiane, ne dukje krejt te kundert : Anjeza, 17 vjeçe (e cila jeton e vetme me nenen e saj devotshmerisht besimtare katolike në periferite e Romes) eshte betuar te ruaje virgjerine e saj deri diten kur te martohet  si dhe Stefano, nje djalosh 25 vjeçar (me nje te kaluar te veshtire sociale) i cili punon si roje parkingu (parking qe ndodhet ngjitur me nje kamp ciganesh). Njohja mes tyre perben historine e vete filmit.

«Zemra te pastra» fillon e mbyllet me vrapin e Stefanos i cili, ne nje fare menyre, duket sikur vrapon mes per mes (tej e pertej) nje Italie te perçare nga religjioni dhe emigracioni, edhe pse  tensionet e tilla nderkomunitare apo nderfetare (me sakte : laike/fetare) nuk jane temë e filmit. Por nuk jane as sfond i tij: jane realitete agresive te cilave regjizori nuk u iken per asnje sekonde te vetme por i perdor si per ti vene «në balancë» me relacionin e Anjezes me Stefanon (relacion, i cili po ashtu eshte pothuaj agresiv e i tensionuar). Nje zgjedhje e tille nga regjizori perben dhe nje nga cilesite kryesore te filmit ku liria, eshte sinonim i domosdoshmerise per te jetuar.

Thene shkurt, filmi ka aparencat e filmit social. E megjithate, eshte krejt e kunderta e atyre te vellezerve Dardenne. Dakort, ne dukje filmi eshte si nje sirene alarmi qe ulerin (dmth : mizaskene nervoze), por jo e natyres se vellezerve belgë (te cilet, skenaristikisht, nderhyjne ne menyre më ‘diabolike’, më ‘te ngaterruar’ per te dale «aty ku duan te dalin»). Tek «Zemra te pastra» nuk ka nderhyrje te tilla ndaj dhe filmi nuk eshte aq realist si tek vellezerit Dardenne (te cilet ne fakt, nuk jane realistë por po i quajme te tille meqe ne shqip ky eshte termi qe perdoret rendom në kesi rastesh). Thene ndryshe, “Cuori puri” eshte më ‘melodramatik’ se filmat e Dardenne-ve dhe, per syte e mi, kjo eshte nje merite e padiskutueshme e tij. Ndofta jo aq i ‘arrirë’ sa filmat e mjeshterve belgë (sigurisht, duke qene filmi i parë fare i nje regjizori te ri, ai ka plot ‘difekte’, ne sensin teknik te fjales) por punë e madhe : ai ka meriten e te qenit nje film i lirë.

Ps : « Zemra te pastra » do e kujtoj gjate, sikur qofte edhe per nje skene te vetme: skenen e mardhenies se pare seksuale mes dy te rinjve, më e bukura qe kam pare ndonjehere ne kinema.
Ps 2: regjizori eshte premtues, ne sensin qe duhet bere kujdes per te parë filmat e tij te ardhshem

8.0

TRAILER :

.


.

« L’intrusa » – film me regji te Leonardo Di Costanzo

Kalojme nga Roma në Napoli. Ne qender te filmit eshte Giovanna, asistente sociale ne nje qender humanitare në ndihme te femijeve ne nevoje. Jemi ne periferite e Napolit, mafja ben kerdine. Nje dite, gruaja dhe dy femijet e vegjel te nje krimineli te famshem te Kamorrës (krimineli ne fjale ka rene ne burg) gjen strehe ne kete qender, por gjithe duke e fshehur identitetin e saj. Filmi eshte historia e Giovannes, e ndodhur ne dileme midis aspektit njerezor dhe aspektit moral te situates se re te krijuar ne Qendren humnaitare, si pasoje e ardhjes se gruas dhe femijeve te kamorristit.

*

Se pari duhet theksuar merita kryesore e filmit, e cila nuk eshte e vogel: evitimi total i hollywoodianizimit spektakolar te fenomenit te Kamorres, siç ndodh random me 99% te filmave me mafiozë (ku ne krye qendron filmi Italian Gomorra). Asgje e tille tek “L’intrusa” (E teperta – mund ta perkthenim ne shqip). Fare biles! Jo se filmi e injoron nje fakt te tille (perkundrazi, pesha e kamorres ndjehet pergjate gjithe filmit !), por regjizori ka meriten te mos e shikoje nje fenomen te tille si fatalitet, por si realitet prej nga i cili ai mund te realizoje nje reflektim (nje film !) mbi kompleksitetin e pafundem te gjerave (eshte impresionuese te shohesh se ne ç’shtigje futet filmi, pikerisht per te treguar, pershfaqur se «sa komplekse e te ngaterruara jane gjerat»). Sigurisht, merita e dyte i shkon personazhit te Giovannes, një Antigonë napolitane e diteve tona. Ne nje fare menyre, portreti i saj te kujton ate tê nje tjetre heroine ‘te forte’, te nje tjeter filmi te para dy viteve, te filmit brazilian «Aquarius» : sikurse dhe tek ai, behet fjale per heroizmin ‘ordiner’, te perditshem. Per nje tjeter heroine te heshtur (ne foton e parê, Giovanna e “L’intrusa”; ne foton e dyte, Clara e “Aquarius”).

.

« L’intrusa » eshte film i shkelqyer i cili, gjithe duke i vendosur ‘outside’ kamerës personazhet mashkullore kamorriste, filmon ata femërorë (Giovannen dhe ‘Te Tepërtën’) si dhe ata femijerorë (femijet e qendres humanitare), duke i dhene filmit gjithe fuqine dhe driten e nevojshme kesaj pjese te periferise se harruar naoplitane.

9.5

TRAILER :

.

Dhe nje pyetje e fundit dhe e perbashket per te dy filmat: duke patur parasysh pusin ne te cilin ka rene prej dekadash kinemaja italiane, mos ndofta keta dy filma jane lajmerimi i parë per nje Rinascimento te kinemase italiane ??

 

(vijon ne faqen 2)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s