Best movies for 2017

Sipas traditës së fund-vitit, voilà Top-10 imi (subjektiv, sigurisht!) për vitin kinematografik 2017.

(click ne secilin prej titujve per komentin perkates per secilin film)

1.”Western” – film gjerman me regji te Valeska Grisebach

2. “Paterson” – film amerikan me regji te Jim Jarmusch

3. “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” – film amerikan me regji te Ang Lee

4. “Rrofte komoditeti” (Pour le réconfort) – film francez me regji te Vincent Macaigne

5. “Good time” – film amerikan me regji te vellezerve Ben & Joshua Safdie

6. “Jackie” – film amerikan me regji te kilianit Pablo Larraín

7. “Nje grua e re” (Jeune femme) – film francez me regji te Léonor Seraille

8. “Yourself and yours” – film koreanojugor me regji te Hong Sang-soo

9. “Split” – film amerikan me regji te M. Night Shyamalan

split-1400x602

10. “Jeannette” (Fëmijeria e Zhan Darkës) – film francez me regji te Bruno Dumont

.

vijone :

11. “My happy family” – film gjeorgjian me regji te Nana Ekvtimishvili et Simon Gross
12.  “Get Out” – film amerikan me regji te Jordan Peele
13. “The fits” – film amerikan me regji te Anna Rose Holmer
14.  “Neruda” – film kilian me regji te Pablo Larrin
15. Fai bei sogni – film italian me regji te Marco Bellocchio
16. “Nje diell i bukur i brendshem” – film francez me regji te Claire Denis
17. “Gabriel and the Mountain” – film brazilian me regji te Filippe Barbosa
18. “La Villa” – film francez me regji te Robert Guédiguian
19. “120 BPM” – film francez me regji te Robin Campillo
20. “L’intrusa” – film italian me regji te Leonardo Di Costanzo

 

(vijon ne faqen 2)

 

27 comments

  1. Arrita te shoh “Jeanette…” te Dumont dhe pelqeu qamet ⭐
    Gjini e re sjelle nga dora e tij, ndryshe nga vjet, a vitet e tjera gjithashtu.
    Filmat e tij jane shume te ngjeshur sipas meje, ne menyre qe te dalin aty ku duan, sic ngjeshet brumi derisa te arrije (per t’u hapur pastaj ne peta). E perseris se per mua pelqeu pa mase, pa mase kjo pune e tij e 2017.

    Liked by 1 person

      1. Ku Jeanette iu pergjigj, po, 13 vjet me pare… (13 mos gaboj).

        Sido qe te jete hata eshte ai film, i gjithi…

        O stalker po te doje njeriu te kerkoje, i gjen (filmat), une nuk perdor asgje te vecante pervec googllimit… 🙂
        Jane gjera qe pasurojne, nuk di c’do bej nese nuk do kem me mundesi ti ndjek. Identikisht sic ke thene edhe ti.

        Like

          1. Sigurisht qe eshte nje film per krishterimin, thirrje per te.
            Por nuk eshte nje film i ngushte religjioz. Vetem njera nga perpejket e shumta sot ne kerkim te zgjidhjeve.
            Por edhe pse eshte nje kthim pas (ne vlere absolute, perkundrejt sekularizmit aktual) mund ta shohesh (sic e pashe vete) si nje kthim tek e thjeshta, dhe e pakomplikuara.
            Sigurisht qe ai eshte dhe veshtrimi i Marine Le Pen kur flet kundra BE, emigracionit, demokracise.
            Dhe prandaj filmi mund te jete gabim.
            Por me pelqeu, stalker.
            Si t’ia bejme tani.
            ?
            As ti nuk deshe te ulesh te flasesh

            Like

          2. per stonaturen, nuk me bezdisi, nuk e vura re.
            Por Dumont qellimshem nuk insiston ne performance aktoriale, keshtuqe perse te insistoje ne persosmeri vokale.
            Per me teper, te kenduarit nuk eshte orkestral por rock, gjini e cila eshte ok me shmangie sic thua dhe improvizime.
            E treta, Dumont ia ka lene persosmerine kryesisht tematikes. Perndyshe, ne te tjerat, ai eshte imperfekt, psh. ai perdor natyren ne vend te skenes per musical-in, perdor kitaren ne vend te instrumenteve muzikore tradicionale te kishave, muziken hard rock ne vend te orkestres se harqeve, improvizimet koreografike ne vend te kercimtareve te trainuar; recitimin (artificen) ne vend te se folures natyrshem prozaike, etj etj.

            Liked by 1 person

            1. Jam’dakort nga fillimi në fund më ty. Ishte nje farë “provokimi” për të parë se si do e mbroje filmin. Më interesonte mendimi yt sepse kam nje mik të mirë qe i adhuron filmat e Dumont por, cuditerisht, nuk i pelqeu fare Jeannette. Ai eshte dakort, në princip, qe heroina s’ka pse kendon persosshmerisht por, sipas tij, ajo nuk arrin as të kendoje korrektesisht (mos stonoje). Mua nuk më duket qe ajo stonon (kendon fallco, “nuk mban noten” – thuhet në frengjisht. Ai insiston qe po.

              Ps: jo jo, filmi NUK eshte religjioz. Nje film qe flet për nje besim fetar, nuk do të thote kurrsesi qe eshte automatikisht fetar, qe i ben apologji atij besimi (as “Pasioni” i Pasolinit NUK eshte; jam dakort me ty )

              Like

              1. Miku yt qe e pelqen zakonisht Dumont ka mundesi ia ka fajin ndonje klishe qe ai ka ngritur mbi Dumont.
                Sepse fakt eshte qe Dumont ka dale goxha nga vetja kesaj here me Jeanette, ne kuptimin e te kerkuarit, te dalurit jashte “comfort zone”. (Ndoshta qysh me Ma Loute, por kesaj here eshte shtyre me tej).
                Une psh. ne kete rast, meqe s’kam eksperience me muzikalet, e pata te veshtire te kuptoja c’lloj gjeje po shikoja, ama ne te njejten kohe kohe duke e pelqyer me nje lloj emocioni mjaft i percaktuar pozitiv. Ka qene eksperience e padiskutueshme. E ripashe mbreme per kenaqesi dhe verifikim (ku kapa veten te qaj, se dyti, ne te njejten skene). Melodite e kitares nuk ikin se kenduari nga koka, sipas skenave. Filmi sipas meje eshte i ngjajshem me Jeanne d’Arc te Dreyer, GRACIOUS. Por po aq i dhunshem brenda sa ai, se Pasioni i Jeanne d’Arc e ka evidente dhunen.
                Film qe te ben me fol shume, zgjon emocione te forta.

                Like

                  1. Pra, nje nga momentet me dy murgeshat.

                    Te perqafoj virtualisht per dedikimin, per prurjen ne vetvete, nje lexim i shkelqyer dhe nje surprize e perafrimit te opinionit mbi filmin, e shume te tjera.
                    Jeannette u pa perseri mbreme per kenaqesi, hera 3te radhazi. Njemendesia me cahiers s’ben vecse deshmon universalitetin e gjenialetit te Dumont qe preket nga te gjithe.

                    Liked by 1 person

                    1. Tani qe rikujtoj filmin, po i bie në të që, skena qe pelqej shume (pra, qe më surprizon EDHE më teper!!), eshte kur djali ne foto kendon rep !!! (por me duket se ajo eshte brenda shtepise, dhe jo jasht, në nayre).

                      Like

            2. Me thene te drejten, s’mund ta quaj recitimin dhe sfondin natyror, imperfeksion.
              C’eshte kjo, as film, e as teater, e as musical i mirefillte…

              Like

  2. Per ta mbyllur me Jeanette, shpresoj te kthehet ne nje klasik per femije e adoleshente, pak a shume si The New World (i cili gjithe duke qene film per adulte, perfeksioni total e rrumbullakos ne nje thjeshtesi te mberritshme nga mosha me te vogla).

    Like

  3. Po, rep-i ishte surprizues! edhe per mua.
    Jashte shtepise djali tregoi me rap dance biseden e tij me prinderit e Jeanette-s. Brenda saj shoqeron babain e Jeanettes me levizje rap.
    Ti e prisje nje musical te ishte i tille, se ke qene informuar paraprakisht besoj?

    Like

    1. po po, e dija; kisha lexuar artikuj ne shtyp dhe web qe informonin se Dumont po ben nje musical mbi femijerine dhe adoleshencen e Zhan Darkes ! (por dhe kaq te degjosh, thua me vete : wow, si ka mundesi nje gje e tille? E le pastaj kur di se ç’lloj regjizori eshte ai!)
      🙂

      Like

      1. Po, sikur vetem zhanri, lere te tjerat…
        Perpiqem te imagjinoj surprizen tuaj megjithe informimin intensiv.
        Fantastik

        Stalker, me renditjen tende (vendi 10 ne topliste) i ke parapripre transformimit qe do pesoje filmi. Une mendoj se filmi do maturohet duke u zhveshur nga aureola e magjise fillestare, e duke u shndrruar ne nje klasik per adoleshente/femije.

        Like

        1. Nuk e di… . Personalisht, do me kish ‘pelqyer’ edhe me teper nese do ishte I TERI musical (pra: ku kendohet nga fillimi në fund). Janë “Çadrat é Cherbourg-ut” (i pari musical i tille ne bote!) qe me ka pas bere te kuptoj nje gje të tille. Nderrimi i regjistrit (nga fjala tek kenga) me krijon gjithsesi çik problem…. . “C’est plus fort que moi” – thote frengu (s’kam çi bej, eshte ndjesi qe nuk e kontrolloj dot, eshte “më é forte se vetja”).

          Like

          1. Je ne te drejten tende. Plus njeh/dallon shume me mire c’behet ne nje film.
            Interesant se Cadrat e Cherbourg ishin assosacioni i pare ardhur ne mendje per mua, sapo u mor vesh qenesia e nje musicali (totalisht e papritur kjo pjese). Dhe ndryshimi qe kapa qe se, Cadrat kendojne/dialogojne pa shoqerim instrumental (me perjashtim te kengeve).
            Ndersa Zhaneta kete pjese, pra dialogjet, i ka ose ne forme recitimi, ose ne nje forme proze artificiale (nje venie ne skene e cila edhe pershfaqjen e ka si venie ne skene) gjinine e se ciles jam ne injorance ta percaktoj.
            Interesant edhe njehere referenca me Cadrat e Cherbourg, mbase eshte cilesia e tyre ajo qe evokon krahasimin.

            Like

            1. Nuk je fare në injorance, e ke perceptuar fort mirë biles! Ajo qe ndihmon në kalimin nga të kenduarit tek te folurit, eshte se ky i fundit eshte “i vene në skene” (teatralizuar) brenda mizaskenes (se madhe, asaj të pergjithshmes). Referencat padyshim janë Bresson dhe sidomos filmat é çiftit Straub (tek te cilet shkohet edhe më larg: në disa prej tyre, aktoret i lexojne dialogjet, pra i kanë me leter perpara, DHE PRAP SE PRAP, filmi funksionon !!!). Pikerisht kjo më ndihmoi qe ta shijoj filmin: “artifica” e dialogjeve dhe mungesa e performances vokale ndihmojne njera-tjetren, dhe në kete menyre më ndihmojne edhe mua spektatorin ta kem më pak të veshtire me pranu kalimin nga njera tek tjetra.
              Parë në kete kendveshtrim, ndofta “Jeannette” eshte TEJKALIM ARTISTIK i “Çadrave të Cherbourg-ut” (i cili, duke qene i pari musical teresisht i kenduar, ishte asokohe TEJKALIM ARTISTIK i musical-eve të deriatehershem). Koha do ta provoje!

              Gjithsesi, pikerisht në kete prizem Les Cahiers du Cinéma flasin për gjenialitet, pasi kanë spikatur aktin guximtar të Dumont për të provuar, guxuar, tentuar. Për të shkuar eeeedhe më larg!
              Chapeau !!

              Like

              1. Po, tamam, Cadrat e Cherbourg vjen me i drejtperdrejte, (gjithe duke tejkaluar paraardhesit), ndersa Dumont perdor nje strategji artistike edhe me eficiente (me shume potencial artistik), per t’ia mberritur qellimit. Sa mire qe iu referove Breson, shume e drejte. Dumont ne pergjithesi une do mendoja, eshte evidente qe frymezohet nga Bresson (te cilit 2-3 pune mund t’i kem pare), dhe cfare koincidence, edhe Bresson i ka dedikuar nje pune te tij, Zhan Darkes.
                Dumont ne nje film sjell me shume se nje risi te vetme, zakonisht. Po lexoja review-ne e Ma Loute dhe vej re gjithashtu se zhvillimet realizuar me te, jane disa, njekohesisht.

                Like

                1. Duke qene se permenda “Çadrat”, mundohu të shohesh nje ditë nje tjeter film të Jacques Demy : “À room in town” (Une chambre en ville). Ka kinofile qe mendojne qe eshte edhe më i mrekullueshem se “Çadrat”. Personalisht, kam patur fatin ta shoh për here të parë (dhe te vetme, në fakt) në ekran kinemaje: une merveille !!

                  Like

                  1. UneChambre en ville – mbase deshe te thuash.
                    Ka rene biseda njehere tjeter per te, dhe u pa me ate rast. S’ke cfare thua per te, i tejkalon fuqine e fjaleve.

                    Like

                    1. Po, e korigjova. Ah, e paske parë! Film qe të le pa fjale (dmth, kryeveper – sipas llogjikes se editorialit të Cahiers).
                      Por jo gjenial 😉 (qe eshte tjeter gje!)

                      Like

              2. Like v. Much this post. Me ne fund stalker jep feedback per Jeanette, feedback me se i mirepritur cilidoqofte ai. Edhe prape, like v. Much this post

                Like

Leave a comment