Best movies for 2017

 

Faqja II

Dhjetor 29, 2017

 

STALKER 

9EB7068A-2238-4971-84F9-0BF92D658262

 

 

Albano-id: 
Kete vit paskam pare pak me teper nga lista, madje nja 3 ne cinema, paterson, jackie, fai bei sogni.
Western nuk gjendet gjekundi, shpresojme qe ti nxjerrin ne qarkullim ne janar, se dhe tony erdman ne ate periudhe doli pak a shume vjet.
Per aq sa kam pare lista me duket mire, te pakten ne 10 e pare. Ndoshta do shtoja certain women, per  aftesine qe ka rregjizori per te te filmuar me epmati personazhet e veta, boten e tyre te brendshme.
Mbeten per tu pare nje pjese e mire e filmave, francezet, hong, e me rradhe.
E merituar dyshja e filmave te pablo larrain.

Neruden nisa ta shoh para disa kohe dhe nder te tjera mu duk mjaft poetik e psikedelik.
Vitin tjeter pres me teper freski nga kinemaja autor, me teper billy lynn e western.

Ps. E mira e ketyre filmave eshte qe planet e tyre filmike te shoqerojne per me teper se nje vit

 

STALKER
The fits eshte film i shkeqyer ! (dhe mund ta gjesh tashme ne rrjet)

korriku:

me vjen keq per “The fits”, mendoj vlen jo me shume se konkuruesit e zakonshem te Sundance. Ndoshta jo aq fshikullues sa Get Out (ndaj liberalizmit white) por mjaftueshem pozant me pesimizmin e parashkruar te tij.
Vleren kryesore e mban heroina si karakter. Mungesa e muzikes ishte qellim ne vetvete. Skena me e bukur ish konfrotimi me vellain per pune te vetheve (skenat e Tony-t me djemte e me vellain shume mire ne pergjithesi).
Filmi vlen nese shihet ana e tij si himn per body fitness, gjithashtu aspekti anti feminizem . Intriga ishte pretekst per te krijuar ket narrative rreth heroines, por nje pretekst pa shije

 

STALKER

Citim Stalker, na thua dot ndonje film te bukur per Vit te Ri qe mund ta gjejme ne youtube?

 

 

 

 

 

 

dhe nje rumun per te prishur syun e keq. Trajton temen e luftes ne Kosove:

 

Janar 2, 2018

korriku
Good Times is a true movie.
Mbyllje pertej cdo pritshmerie ❤
Safdie bro’s kujtojne pak stilin e Cassavetes.

STALKER
Citim Mbyllje pertej cdo pritshmerie
Sepse: ne si spektatorë, rrembehemi përgjate 90 minutave nga aksioni, nga narracioni. Dhe fundi vjen si për të na kujtuar se “filmi” ka qene gjetiu (si ajo shprehja “luhej gjetiu filmi”). Biles skena e fundit na kujton se ndofta heroi kryesor i filmit nuk eshte ai i luajtur nga Robert Pattinsoni por… vellai i tij!
Dhe aty i biem në të se eshte film për dashurine vellazerore. Dhe themi se mbyllja ishte “pertej cdo pritshmerie” (se “nuk e pritnim”).
“Good Time” is a pearl (si Crystal, ajo çupeza e vogel ne film)

STALKER
Biles ne nje fare menyre, e vetmja diference e vertete midis dhjeteshes se parë dhe të dyte të listes se filmave të mi për 2017-n eshte: 10 të paret janë ata qe do doja ti rishikoja nje ditë (filmat qe adhurojme nuk shihen, ata rishihen).
Good Time eshte njeri prej tyre.

 

korriku
Citim Biles skena e fundit na kujton se ndofta heroi kryesor i filmit nuk eshte ai i luajtur nga Robert Pattinsoni por… vellai i tij!
Dhe aty i biem në të se eshte film për dashurine vellazerore

pikerisht keshtu, pikerisht keshtu…
…magjia e kinemase ❤

STALKER
Dhe cili eshte numri 1 i Top10 te lexuesve te “Cahiers du cinéma” per vitin 2017? 🙂

image

 

STALKER

Vive la Presidente!

kate_o

 

Janar 7, 2018

korriku
Sleuth – ky teater -film me vetem 2 personazhe filmuar ne ambiente te kufizuara dhomash shtepie eshte ne gjendje te te mbaje terhequr para ekranit per me shume se dy ore 😮

STALKER
Nje nga 2-3 filmat me te mire te Mankievitz !!! ❤

korriku
e madhja Frances McDormand – the star at Fargo – Coen Bros, costarring w/Matt Demon at Promissed land -GVS , mori Best Actress in a Drama Motion picture dje ne Golden Globes cmim qe ia dorezoi fituesja e vjetshme po aq e madhe Izabelle Hupert

STALKER
Amà filmi në të cilin luan, me të gjitha gjasat eshte nje hiç i madh/i vogel (si dhe filmat pararendes të regjizorit) ku forma (derizioni, me demek si shkelje syu ndaj vellezerve Coen dhe kalimi i kendveshtrimit nga njera palë tek tjetra) ka për qellim të vetem të kenaqe të gjitha palet (permbajtja) : hajt mo, ça t’bojsh, cilado qofte lufta (perpjekja për nje kauz), ajo eshte déjà é humbur

Janar 8, 2018

Albano-id 
Mu me habit story telling qe ka hollywoody, pashe molly’s game, (bazuar ne nje histroi te vertete) me kete aktoren mjaft te mire, por asnje impresion ne imazhe, asgje e re per tu shenuar, vetem kronike, rrefim i thjeshte. Televizioni media, ka ndikuar mjaft ne menyren e te berit filma

Janar 9, 2018

STALKER
Regjizor i Molly’s game na qenka skenaristi i facebookut (The Social Network) dhe filmit per Steve Jobs. pastaj na paska punuar per TV (seri seri seri seri seri…)
Ca t’presesh nga nje “artist” me CV te tille… 😦
ps: desha me shkrujt diçka per serite TV, edhe pse nuk shoh pothuaj asnjehere te tilla; Pretekst u be Twin Peaks i fundit; por mukajeti…

Janar 12, 2018

Albano-id 
Kane dale pak ne mode keto filma me rednecks,me pelqeu me teper logan lucky pak muaj me pare. I, Tonya  tenton te jete pak fshikullues.
Pashe a letter to 3 wives, kisha kohe pa pare nje klasik.

STALKER
Te pelqeu?
Mankievitz vinte nga bota e teatrit por me perjashtime te rralla, nuk bente “teater te filmuar” por cinema te vertete!

STALKER
Sonte ne nje emision per filmat e rinj në radion «France Culture » flisnin per Molly’s Game. Me beri pershtypje qe jo vetem insistonin se eshte film me zero mizaskene (psh, në ndryshim nga «The Wolf of Wall Street » i Scorseses, karakteri gati antropologjik i te cilit ndihmonte ta shihnim filmin me sy kritik në raport me heroin kryesor – nje qelbesire e vertete, tek Molly’s Game nje gje e tille mungon), por deri dhe skenari, ne fakt, eshte bloze (qofte edhe sikur të marrim si te mireqene faktin se nje skenar mund te vleresohet ndarazi nga filmi – në fakt gje e pamundur dhe e pallogjikshme). Sipas kritikeve, skenari eshte aq rendshem psikologjik sa qe kjo e fundit, pra psikologjia, pengon spektatorin te dalloje se çfare mund te jete prej politikeje ne gjithe kete meselé:
regjizori/skenarist behet njesh me heroinen në obsesionin e saj per te fituar me cdo cmim duke mos mbajtur fare distance nga ajo (pra nga héroina). Njesoj sikur Scorsese te behej njesh me Ujkun e Wall Street-it. Sipas tyre, ilustrimi me flagrant i kesaj gjeje eshte fundi i filmit, ne te cilin shihet heroina, ne krahet e nje babai monstruoz i cili eshte krenar se femijet e tij jane ‘winners’

Albano-id
Per mua ai film persa i perket skenarit. perpiqet te misheroje endrren amerikane te tia dalit mbane me cdo cmim, individualizmin te ngritur ne ideologji. Po kjo paradigme ka arrit majen qe me steve jobs, ne fakt, eksporti me i modh.
Nga ana mizanskenes nuk ofron asgje, antikinemaja, antikrishti

3 wives me pelqeu. Megjithse verehet ndikimi i te kaluares ne teater te autorit, si rendom ne ato vite, ka momente teper autentike kinematografike, montazhi dhe mizanskena si ne rastin kur kalon treni dhe shkakton dridhje qe japin dramaticitet, dhe ja arrin te ndertoje prototipet e cifteve.

STALKER 
Pikerisht, kjo thuhej dhe ne biseden rreth filmit: duke qene regjizor debutant (por mbi te gjitha, qe nuk merr vesh nga regjia, nga mizaskena), Sorkin nuk arrin te mbaje distancen e nevojshme me heroinen e tij (sic ja arrin psh Scorsese). Dhe pikerisht per shkak të skenarit ultra-psikologjizues (te cilin e ka shkruar po vete !!). Dhe keshtu bie në te njejtin batak me heroinen (biles njeri nga komentuesit tha: qe Sorkin nuk merr vesh nga kinemaja, u mor vesh, por fakti qe produksioni e ka pranuar edhe si regjizor eshte prova me e mire se ka qene ai qe eshte imponuar «me cdo cmim »).
Eshte e ‘habitshme’ se si perhere (po perhere amà !!) skenari (permbajtja) dhe regjia (forma) jane sa te pandashem as edhe shkojne paralel (O per mire o per keq).

Janar 13, 2018

korriku
“Minnie and Moscowitz” eshte nje perle (si floket e arte te Gena Rowlands dhe Seymour Cassel). Interesant si Cassavetes ka gjetur menyren per te dale me mbyllje e cila gjithe duke qene e preferuara per publik te gjere (nje mbyllje perralle, sic thote Minnie: movies set you up with expectation but reality is not there), eshte po aq organike dhe po aq autoriale/individuale. (U be kohe e duhen ripare punet e tij)

STALKER
Film i shkelqyer. Siç dinte të bente Cassavetes (regjizor qe ka pas shenjuar SHUME vitet 70-80: zihej bé per koke te tij nder kinofile asokohe).

 

 

 

Advertisements

27 comments

  1. Arrita te shoh “Jeanette…” te Dumont dhe pelqeu qamet ⭐
    Gjini e re sjelle nga dora e tij, ndryshe nga vjet, a vitet e tjera gjithashtu.
    Filmat e tij jane shume te ngjeshur sipas meje, ne menyre qe te dalin aty ku duan, sic ngjeshet brumi derisa te arrije (per t’u hapur pastaj ne peta). E perseris se per mua pelqeu pa mase, pa mase kjo pune e tij e 2017.

    Liked by 1 person

      1. Ku Jeanette iu pergjigj, po, 13 vjet me pare… (13 mos gaboj).

        Sido qe te jete hata eshte ai film, i gjithi…

        O stalker po te doje njeriu te kerkoje, i gjen (filmat), une nuk perdor asgje te vecante pervec googllimit… 🙂
        Jane gjera qe pasurojne, nuk di c’do bej nese nuk do kem me mundesi ti ndjek. Identikisht sic ke thene edhe ti.

        Like

          1. Sigurisht qe eshte nje film per krishterimin, thirrje per te.
            Por nuk eshte nje film i ngushte religjioz. Vetem njera nga perpejket e shumta sot ne kerkim te zgjidhjeve.
            Por edhe pse eshte nje kthim pas (ne vlere absolute, perkundrejt sekularizmit aktual) mund ta shohesh (sic e pashe vete) si nje kthim tek e thjeshta, dhe e pakomplikuara.
            Sigurisht qe ai eshte dhe veshtrimi i Marine Le Pen kur flet kundra BE, emigracionit, demokracise.
            Dhe prandaj filmi mund te jete gabim.
            Por me pelqeu, stalker.
            Si t’ia bejme tani.
            ?
            As ti nuk deshe te ulesh te flasesh

            Like

          2. per stonaturen, nuk me bezdisi, nuk e vura re.
            Por Dumont qellimshem nuk insiston ne performance aktoriale, keshtuqe perse te insistoje ne persosmeri vokale.
            Per me teper, te kenduarit nuk eshte orkestral por rock, gjini e cila eshte ok me shmangie sic thua dhe improvizime.
            E treta, Dumont ia ka lene persosmerine kryesisht tematikes. Perndyshe, ne te tjerat, ai eshte imperfekt, psh. ai perdor natyren ne vend te skenes per musical-in, perdor kitaren ne vend te instrumenteve muzikore tradicionale te kishave, muziken hard rock ne vend te orkestres se harqeve, improvizimet koreografike ne vend te kercimtareve te trainuar; recitimin (artificen) ne vend te se folures natyrshem prozaike, etj etj.

            Liked by 1 person

            1. Jam’dakort nga fillimi në fund më ty. Ishte nje farë “provokimi” për të parë se si do e mbroje filmin. Më interesonte mendimi yt sepse kam nje mik të mirë qe i adhuron filmat e Dumont por, cuditerisht, nuk i pelqeu fare Jeannette. Ai eshte dakort, në princip, qe heroina s’ka pse kendon persosshmerisht por, sipas tij, ajo nuk arrin as të kendoje korrektesisht (mos stonoje). Mua nuk më duket qe ajo stonon (kendon fallco, “nuk mban noten” – thuhet në frengjisht. Ai insiston qe po.

              Ps: jo jo, filmi NUK eshte religjioz. Nje film qe flet për nje besim fetar, nuk do të thote kurrsesi qe eshte automatikisht fetar, qe i ben apologji atij besimi (as “Pasioni” i Pasolinit NUK eshte; jam dakort me ty )

              Like

              1. Miku yt qe e pelqen zakonisht Dumont ka mundesi ia ka fajin ndonje klishe qe ai ka ngritur mbi Dumont.
                Sepse fakt eshte qe Dumont ka dale goxha nga vetja kesaj here me Jeanette, ne kuptimin e te kerkuarit, te dalurit jashte “comfort zone”. (Ndoshta qysh me Ma Loute, por kesaj here eshte shtyre me tej).
                Une psh. ne kete rast, meqe s’kam eksperience me muzikalet, e pata te veshtire te kuptoja c’lloj gjeje po shikoja, ama ne te njejten kohe kohe duke e pelqyer me nje lloj emocioni mjaft i percaktuar pozitiv. Ka qene eksperience e padiskutueshme. E ripashe mbreme per kenaqesi dhe verifikim (ku kapa veten te qaj, se dyti, ne te njejten skene). Melodite e kitares nuk ikin se kenduari nga koka, sipas skenave. Filmi sipas meje eshte i ngjajshem me Jeanne d’Arc te Dreyer, GRACIOUS. Por po aq i dhunshem brenda sa ai, se Pasioni i Jeanne d’Arc e ka evidente dhunen.
                Film qe te ben me fol shume, zgjon emocione te forta.

                Like

                  1. Pra, nje nga momentet me dy murgeshat.

                    Te perqafoj virtualisht per dedikimin, per prurjen ne vetvete, nje lexim i shkelqyer dhe nje surprize e perafrimit te opinionit mbi filmin, e shume te tjera.
                    Jeannette u pa perseri mbreme per kenaqesi, hera 3te radhazi. Njemendesia me cahiers s’ben vecse deshmon universalitetin e gjenialetit te Dumont qe preket nga te gjithe.

                    Liked by 1 person

                    1. Tani qe rikujtoj filmin, po i bie në të që, skena qe pelqej shume (pra, qe më surprizon EDHE më teper!!), eshte kur djali ne foto kendon rep !!! (por me duket se ajo eshte brenda shtepise, dhe jo jasht, në nayre).

                      Like

            2. Me thene te drejten, s’mund ta quaj recitimin dhe sfondin natyror, imperfeksion.
              C’eshte kjo, as film, e as teater, e as musical i mirefillte…

              Like

  2. Per ta mbyllur me Jeanette, shpresoj te kthehet ne nje klasik per femije e adoleshente, pak a shume si The New World (i cili gjithe duke qene film per adulte, perfeksioni total e rrumbullakos ne nje thjeshtesi te mberritshme nga mosha me te vogla).

    Like

  3. Po, rep-i ishte surprizues! edhe per mua.
    Jashte shtepise djali tregoi me rap dance biseden e tij me prinderit e Jeanette-s. Brenda saj shoqeron babain e Jeanettes me levizje rap.
    Ti e prisje nje musical te ishte i tille, se ke qene informuar paraprakisht besoj?

    Like

    1. po po, e dija; kisha lexuar artikuj ne shtyp dhe web qe informonin se Dumont po ben nje musical mbi femijerine dhe adoleshencen e Zhan Darkes ! (por dhe kaq te degjosh, thua me vete : wow, si ka mundesi nje gje e tille? E le pastaj kur di se ç’lloj regjizori eshte ai!)
      🙂

      Like

      1. Po, sikur vetem zhanri, lere te tjerat…
        Perpiqem te imagjinoj surprizen tuaj megjithe informimin intensiv.
        Fantastik

        Stalker, me renditjen tende (vendi 10 ne topliste) i ke parapripre transformimit qe do pesoje filmi. Une mendoj se filmi do maturohet duke u zhveshur nga aureola e magjise fillestare, e duke u shndrruar ne nje klasik per adoleshente/femije.

        Like

        1. Nuk e di… . Personalisht, do me kish ‘pelqyer’ edhe me teper nese do ishte I TERI musical (pra: ku kendohet nga fillimi në fund). Janë “Çadrat é Cherbourg-ut” (i pari musical i tille ne bote!) qe me ka pas bere te kuptoj nje gje të tille. Nderrimi i regjistrit (nga fjala tek kenga) me krijon gjithsesi çik problem…. . “C’est plus fort que moi” – thote frengu (s’kam çi bej, eshte ndjesi qe nuk e kontrolloj dot, eshte “më é forte se vetja”).

          Like

          1. Je ne te drejten tende. Plus njeh/dallon shume me mire c’behet ne nje film.
            Interesant se Cadrat e Cherbourg ishin assosacioni i pare ardhur ne mendje per mua, sapo u mor vesh qenesia e nje musicali (totalisht e papritur kjo pjese). Dhe ndryshimi qe kapa qe se, Cadrat kendojne/dialogojne pa shoqerim instrumental (me perjashtim te kengeve).
            Ndersa Zhaneta kete pjese, pra dialogjet, i ka ose ne forme recitimi, ose ne nje forme proze artificiale (nje venie ne skene e cila edhe pershfaqjen e ka si venie ne skene) gjinine e se ciles jam ne injorance ta percaktoj.
            Interesant edhe njehere referenca me Cadrat e Cherbourg, mbase eshte cilesia e tyre ajo qe evokon krahasimin.

            Like

            1. Nuk je fare në injorance, e ke perceptuar fort mirë biles! Ajo qe ndihmon në kalimin nga të kenduarit tek te folurit, eshte se ky i fundit eshte “i vene në skene” (teatralizuar) brenda mizaskenes (se madhe, asaj të pergjithshmes). Referencat padyshim janë Bresson dhe sidomos filmat é çiftit Straub (tek te cilet shkohet edhe më larg: në disa prej tyre, aktoret i lexojne dialogjet, pra i kanë me leter perpara, DHE PRAP SE PRAP, filmi funksionon !!!). Pikerisht kjo më ndihmoi qe ta shijoj filmin: “artifica” e dialogjeve dhe mungesa e performances vokale ndihmojne njera-tjetren, dhe në kete menyre më ndihmojne edhe mua spektatorin ta kem më pak të veshtire me pranu kalimin nga njera tek tjetra.
              Parë në kete kendveshtrim, ndofta “Jeannette” eshte TEJKALIM ARTISTIK i “Çadrave të Cherbourg-ut” (i cili, duke qene i pari musical teresisht i kenduar, ishte asokohe TEJKALIM ARTISTIK i musical-eve të deriatehershem). Koha do ta provoje!

              Gjithsesi, pikerisht në kete prizem Les Cahiers du Cinéma flasin për gjenialitet, pasi kanë spikatur aktin guximtar të Dumont për të provuar, guxuar, tentuar. Për të shkuar eeeedhe më larg!
              Chapeau !!

              Like

              1. Po, tamam, Cadrat e Cherbourg vjen me i drejtperdrejte, (gjithe duke tejkaluar paraardhesit), ndersa Dumont perdor nje strategji artistike edhe me eficiente (me shume potencial artistik), per t’ia mberritur qellimit. Sa mire qe iu referove Breson, shume e drejte. Dumont ne pergjithesi une do mendoja, eshte evidente qe frymezohet nga Bresson (te cilit 2-3 pune mund t’i kem pare), dhe cfare koincidence, edhe Bresson i ka dedikuar nje pune te tij, Zhan Darkes.
                Dumont ne nje film sjell me shume se nje risi te vetme, zakonisht. Po lexoja review-ne e Ma Loute dhe vej re gjithashtu se zhvillimet realizuar me te, jane disa, njekohesisht.

                Like

                1. Duke qene se permenda “Çadrat”, mundohu të shohesh nje ditë nje tjeter film të Jacques Demy : “À room in town” (Une chambre en ville). Ka kinofile qe mendojne qe eshte edhe më i mrekullueshem se “Çadrat”. Personalisht, kam patur fatin ta shoh për here të parë (dhe te vetme, në fakt) në ekran kinemaje: une merveille !!

                  Like

                  1. UneChambre en ville – mbase deshe te thuash.
                    Ka rene biseda njehere tjeter per te, dhe u pa me ate rast. S’ke cfare thua per te, i tejkalon fuqine e fjaleve.

                    Like

                    1. Po, e korigjova. Ah, e paske parë! Film qe të le pa fjale (dmth, kryeveper – sipas llogjikes se editorialit të Cahiers).
                      Por jo gjenial 😉 (qe eshte tjeter gje!)

                      Like

              2. Like v. Much this post. Me ne fund stalker jep feedback per Jeanette, feedback me se i mirepritur cilidoqofte ai. Edhe prape, like v. Much this post

                Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s