Efigjeni, dreri, Kubriku dhe kamzhiku (“The Killing of a Sacred Deer” – film anglez nga regjizori grek Yorgos Lanthimos)

 

Faqja II

 

Nentor 23, 2017

STALKER 
Jorgos vetem emri i ka mbetur grek, sepse ‘produktet’ e tij (edhe pse duhet pranuar qe,  ne pergjithesi, filmat duan parà per tu realizuar, pra kane vertet diçka prej produkti -nuk thuhet kot production, producer etj etj, por nê kete rast, fjalen produkt po e perdor ne kuptimin me te keq te fjales), pra produktet e tij jane pa nenshtetesi, pa origjine, pa… pa… pa… .
Ne princip, jo se ka ndonje gje te keqe ne kete mes. Problemi eshte tek ‘moda’ e nje productioni te tille, tek regjistrimi automatik i filmave te tille (dhe ky nuk eshte i vetmi !!) ne festivale prestigjioze filmi si ai i Kanës. U be i dyti rresht (pas “The Lobster”)qe Jorgosi proçedon ne kete menyre. Pra ja ka marre doren
Sigurisht, filmave-produkte te tille vjen nje moment dhe u del moda (behen démodé -sic thuhet ne shqip), por nje “mode” e tille, per momentin, eshte fatkeqesi per kinemane (ne vitet ’90, kinemaja autoriale ka qene prekur nga nje tjeter semundje e cila ka kaluar tashme; ndofta flasim per te nje here tjeter)
Cdo epoke semundjet e saj…

 

STALKER
top-20 produkte-autoriale-te-Kanës-kamzhik-fshikullues :
kronologjikisht:

1. Happy-End (Michael Haneke, 2017)
2. The Square (Ruben Östlund, 2017) – Palme e Arte
3. Loveless (Andreï Zviaguintsev, 2017) – çmimi i Jurise (çmimi trete)
4. The Killing of A Sacred Deer (Yórgos Lánthimos, 2017) – çmimi i skenarit
5. The Salesman (Asghar Farhadi, 2016) – çmimi i skenarit
6. Graduation (Cristian Mungiu, 2016) – çmimi i mizaskenes me te mire
7. Dheepan (Jacques Audiard, 2015) – Palme e Arte
8. Chronic (Michel Franco, 2015) – çmimi i skenarit
9. The Lobster (Yórgos Lánthimos, 2015) – Cmimi i Jurise (çmimi trete)
10. Son of Saul (László Nemes, 2015) – çmimi i Madh (çmimi dyte)
11. Youth (La giovinezza) (Paolo Sorrentino 2015)
12. Back Home (Joachim Trier, 2015)
13. Leviathan (Andreï Zviaguintsev, 2014) – çmimi i skenarit
14. Winter Sleep (Nuri Bilge Ceylan, 2014) – palme e arte
15. Amour (Michael Haneke, 2012) – Palme e arte
16. Reality (Matteo Garrone, 2012) – Cmimi i madh (cmimi dyte)
17. Beyond the Hills (Cristian Mungiu, 2012) – çmimi i skenarit

 

Dhjetor 15, 2017

STALKER 
E kape se si ne skenen e fundit, pa ju dredhur qerpiku (dmth kamera), regjizori perdor «Pasionin sipas St John» te Bahut, fiks si Tarkovski ne mbylljen e «The Mirror »??

korriku
sh. mire qe e kujtove, kam thene me vete, tani sa here te degjoj keto meshat ne klasike, do me kujtohet shija e keqe lene nga ky film.
I perdor disa here Jorgojameshat (Mass) te ndryshme (si grek i devotshem ne ortodoksi, menjefjale), madje nga me te mirat. Sa keq per to.
(Mirror me duhet ta rishoh qe ta kujtoj )

STALKER 
E kam pas vene tek top20 e skenave me te bukura mbyllese (ending scene) te historise se kinemase

 

korriku 
dhe e para ne Top-5 kolona zanore ’ muzike jo original ’ ever

 

Dhjetor 16, 2017

STALKER 
Citim korriku:
Si te thuash filmi e transformon domethenien e muzikes se tij.

Po sigurisht.
Nga ana tjeter, muzikes në fjale (qe eshte nje nga veprat me të medha muzikore të të gjitha kohrave) nuk i behet as nder as qeder nga nje film (cilido qofte ai). Nuk eshte vepra simfonike qe perdor filmin, eshte ky i fundit qe (keq)perdor ate.

.


Tetor 5, 2016

Adi
Stalker nuk e di nese te ka rastisur te shikosh The Lobster te Lanthimos…E pashe para pak kohesh kur isha
gjate nje vizite ne Nates, (nje mikja ime artiste ma sugjeroi). Shum film interesant

STALKER
grekut Lanthimos i kam pare filmin e tij te pare fare (ky qe ti citon eshte i dyti i tij), Dogtooth (mos u habit, asokohe s’kisha ende blog dhe shkruaja ku te mundja) dhe qe më ka pas bere pershtypje per mire (film teorik ne dukje -pra film qe merr persiper te “provoje” diçka, por qe e kalon stadin e teoremes dhe arrin te zhvilloje nje dialektike te brendshme filmike).
The Lobster e anashkalova qellimshem. Doli ne kinema edhe ketu tek une (ku mos dilte: me Colin Farell dhe yje te tjere, sigurisht qe do dilte) por nuk desha ta shihja. I besova asaj kritike qe thosh se, pikerisht, kesaj here, Lanthimos-limontozi kish mbetur ne stadin e teoremes, te grackes se tij sterile, rezultati i te ciles duket se eshte nje film moralizator. Dmth cinik.
ja kshu…
ps: ki parasysh qe nuk kam asnje kunder distopise (si ‘zhaner’ artistik) por me sa duket, regjizori nuk ka ditur ta transformoje ate ne vlerë (po ashtu artistike)


 

(debati i «Loveless» – film rus me regji te Andrey Zvyagintsev)

 

Fund

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s