Vive l’aventure ! («Një grua e re» – film francez me regji të Léonor Serraille)

Faqja II

Nentor 15, 2017

korriku 
ka shume menyra permes te cilave nje film “te jete” i vleresuar. Mesiguri edhe ky do kete gjetur menyren e vet per t’ia mberritur.

STALKER 
Konfirmimin (konfirmimi dhe konforti duhet te kene te njejten rrenje etimologjike) e vleresimit (rehatine e mepasme te gjykimit) nganjehere e gjen edhe permes nje interviste te vete autorit (autores) se nje vepre artistike. Në nje te fundit te regjizores, lexoja se, pas nje montazhi të parë, filmi i saj zgjaste 3 ore (nderkohe qe ai i shfaqur ne kinema, vetem 1 ore e 35 minuta). Regjizorja shpjegonte se si kish hequr skena te tera, bile edhe me personazhe qe nuk figurojne ne varjantin perfundimtar. Kur ke pare filmin, kupton qe ka bere shume mire (arsyet mund ti diskutoj vetem me dike qe ka parë filmin). Kupton po ashtu qe, ndofta, nje tjeter menyre per te thene se çeshte nje film i mire mund te jete dhe kjo: nje film i mire eshte nje kronike e ‘pafundme’ jete, por qe nje regjizor ka ditur ta rrudhe në nje kohezgjatje më te shkurter. Ose thene ndryshe: pikerisht ndjesia qe të lë nje i tille ne fund te tij : deshira qe mos kish ‘te sosur’ (te mos mbaronte “aq shpejt”). Dua te them: nganjehere, ajo puna e ‘vleresimit’, eshte e thjeshte fare: spektatori nuk do qe filmi te mbaroje. Dhe kjo ndjesi e tij, ne fakt, eshte merite, dmth dhe vlerë (e filmit, sigurisht)

Nentor 16, 2017

korriku 
i hodha nje sy trailerit. Trailer s’eshte baze per te folur, por pare edhe analizen e bere gjithashtu, krijova pershtypjen se fuqia e krijimit ushqehet nga liria e madhe ne personalitet te kesaj vajze brez millenium. po te ishte keshtu do e merja me rezerva pak. Personalisht, megjithe lirine e individualizmin (ne sensin antimainstream) e jashtezakonshem te ketij brezi masiv, megjithqe i kane dhuruar nje freski plot oksigjen botes se sotme, dyshoj qe aspiratat e tyre tejkalojne interesat e tyre vetjake (mendoj, ka mundesi kete e determinon individualizmi i tyre, si vecori e inkurajuar heret ne kete grup te madh shoqeror). Kam pershtypjen kemi te bejme me nje brez te painteresuar per boten dhe qe tani per tani mbetet i okupuar me eksplorimin e individualizmit e lirise vetjake. Mendimi im eshte se, permes mjeshterise ne zoterimin e te drejtave personale, millenials po shndrrohen ne shfrytezuesit e ardhshem te botes se trete te paditur e lene ne injorance, ndonese jo i drejtperdrejte shfrytezimi, dhe jo me te njejtat metoda klasike si koleget bashkekohore te klases milionere.
Pra behet fjale per borgjezi neoliberale, e cila nuk ka asete bankare, ama gjithe duke qene loosers, sigurojne pa problem pushtete e te drejta. Millenials jane ende ne fazen qe e habisin brezin paraardhes, dhe fenomenet e lirive te personaliteteve te tyre kane kohe qe jane subjekt i asaj kinemaje qe konsiderihet e mire, pikerisht prej vleres se shtuar qe i jep autoriales, individualiteti i njeriut. Shembuj ka plot, qe nga Amy Schumer e Trainwreck, deri tek “Get out” e Jordan Peele. E gjithe kjo llafologji qe bera, per te thene qe, nese klecka qendron tek ekscentralizmi i vajzes heroine, do doja ta merrja me ca rezerve vleren e ketij filmi. Do doja te gjeja te tjera arsye per krijim, pervec frymezimit prej moskokecarjes mbi te pergjithshmen, nga millenials.

Citim It is clear that Serraille has made a portrait of a very specific individual but that she’s also saying something more general about her own generation. The thirthysomethings of the Occident have arguably had to fight less for things such as access to higher education and the freedom to travel around the world and are able to delay settling down for a decade or more compared to their parents. Indeed, the current FOMO/YOLO generation seems to live only in the now (“I’m nostalgic for things I haven’t yet done,” Paula significantly states at one point). Perhaps somewhat paradoxically, some people might find themselves overwhelmed by all the possibilities and choices available, their freedoms in some sense working as a prison until they can figure out what it is that is really important to them. Paula is one such a woman, enjoying her freedom to hop off a plane from Mexico and come back to a city she knows but then having to totally improvise what her life is going to look like once she’s there.

Nentor 17, 2017

STALKER 

Citim some people might find themselves overwhelmed by all the possibilities and choices available, their freedoms in some sense working as a prison until they can figure out what it is that is really important to them.

Yes ! Në thelb, filmi trajton temen e “les possibles”, të ndodhshmes (asaj qe mund të ndodhe), eventuales (qe vjen nga ‘event’, qe do të thote ngjarje, pra dicka qe ka shance të ndodhe, të ngjajë – siç themi “s’kish ngjarë ndonjehere nje gje e tille”). Heroina, duke mundesuar takime më njerez të ndryshem, hap mundesi për ngjarje, evente. “Nje grua e ré” eshte ‘faqja’ serioze e ekscentricitetit. Çfare na meson escentriku? Qe jeta (le monde) eshte nje komedi, në të cilen duhet të ‘argetohemi’ (luajme). Për të hapur ‘mundesi’ (ngjarje) të reja.

 

Fund

Advertisements

3 comments

  1. kisha pyetje pasi u pa, por recensa dhe nja dy komente (fq. 2) sqarojne mire. Dmth nuk ka risi kinematografikisht, por ekscentrizmi mundeson ngritjen e pikepyetjeve te rendesishme.
    Pervec kesaj regjisorja eshte e zonja ne transmetimin e ndryshimit qe peson Paula, kohes kinematografike i thone me duket, ndryshim qe konkludon me nje respekt per filmin dhe deshire qe ai te mos mbaroje.
    “Aventure” ka konotacion komedie, por peripecite e Paula-s m’u duken serioze.
    Dakord me percaktimin « La reine des pommés»

    Liked by 1 person

    1. Ate qe i vleresoj ketij filmi eshte fakti qe fare kollaj (po fare fare amà!) mund te binte pré e lehtesirave skenaristike (skeçi i vogel), e per rrjedhoje regjizoriale. Kjo, sepse filmat-portret e mbartin kete rrezikun e skeçizimit te tyre.
      Per shembull, kur heroina punon ne supermarket, regjizorja e filmon gjithe seriozitet, pra nuk tallet me të! Por dhe vete heroina, e merr seriozisht ate pune! Eshte tjeeeeter pune pastaj qe spektatori inteligjent e lexon nje situate te tille siç duhet lexuar (pra: ja ku na ka çuar Shoqeria e Konsumit).
      Ose ate ‘pseudo’ shoqen (qe ne fakt ishte lesbike) : filmi nuk e paragjykon (skenarisht DHE regjizorialisht) : per shembull, kur ajo meson se heroina e ka genjyer, nuk merzitet, nuk hidhet perpjete.

      Ja, kesi gjerash ‘te vogla’ i vleresoj filmit. Sepse te vogla ne dukje por qe japin diçka ‘te madhe’, in fine !

      🙂

      Like

      1. eshte nje film jo i lehte per t’ia kuptuar vleren (qe eshte shprehur permes notes). Keshtu pavaresisht se them se i ezaurova pyetjet, dy dite me pas kur i kthehesh me mendje, megjithese e pelqej mjaft, nuk arrij te kap meritat e tij qe e rendisin ne te shkelqyer.
        Idete sigurisht jane te medha, por a mjaftojne ato….
        flm. shume stalker, ndjese qe s’i kapim te gjitha, e sidomos per te foluren e pakursyer tonen.

        Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s