A është një film shumatorja e disa personazheve dhe disa dekoreve? (“Blade Runner 2049” – film amerikan me regji të Denis Villeneuve)

e561d7e11a2cc5507a7029ecf38c1c8e

Po ta permbidhja ne nje fjali te vetme filmin, pak a shume ajo do ishte sa me poshte: Sir Ridley Scott, producent i filmit (por njekohesisht edhe regjizor i “Blade Runner”-it te vjeter, atij te 1982-shit) i ka thene Denis Villeneuve: “ti bej ato tarkovskllëqet e tua (plane filmike te ngjashme me “Stalker” dhe “The sacrifice”), ndersa me pjesen “tjeter”, merrem une” (dmth: nje blockbuster tipik amerikan qe ka per objektiv te vetem ti pelqeje sa më shume palë sysh spektatorësh, dmth të nxjerre sa me shume fitim).

*

Gjithsesi po e filloj nga fillimi. Dhe filmi, ne fakt fillon keq: nje tabele e stergjate na e shpjegon qysh e tek nga ana skenaristike atë, nderkohe qe kinematografia e mire nuk ka nevoje per shpjegime me tekst, por me imazhe. Nejse.

Pastaj filmi fillon sic thashe me plane filmike si ky me poshte (qe sigurisht te kujton plane filmike te Tarkovskit (tek “The sacrifice” psh).

E po mire – thua me vete ti si spektator, asgje te keqe deri ketu. Pastaj atmosfera (e filmit, sigurisht) vazhdon te perpiqet te imitoje ato te Tarkovskit (i cili, ne nje fare menyre, ka filluar te kthehet si mallkim i kinemase ne shek XXI, sepse plotesisht i keqkuptuar !) dhe ti kupton se nuk behet fjale per homazh, por per nje imitim «sa per pozë» : prerja e planeve, ritmi i filmit, etj etj s’kane te bejne fare (po fare ama !) me ato te gjeniut rus, por jane thjesht sa per të thene “I love Tarkovski”.

Filmi pastaj futet ne ngaterresa skenaristike (te cilat, normalisht, nuk do me krijonin problem, nese filmi do fliste permes imazheve !), te cilat (ngaterresat) «Blade Runner 2049» merr persiper ti sqaroje një më një. Pra kemi te bejme me ate qe zakonisht quhet : nje skenar i kthyer në pamje.

Sipas skenarit, tema qendrore e filmit eshte shtrimi i pyetjeve qe heroi kryesor i ben vetes (agjenti K. luajtur nga Ryan Gosling) ne lidhje me humanitetin e tij. Pra : sa njeri eshte biologjikisht dhe emocionalisht  (jemi në vitin 2049 dhe behet fjale per humanoidë te prodhuar artificialisht). Por ky mundim, ky torturim i heroit kryesor, mbetet vetem «në teori», pra nuk misherohet ne film. Per shembull, eshte nje skenë kur heroi kryesor ben dashuri me Joy-n, nje inteligjence artificiale qe banon apartamentin e tij me te vetmin qellim per te bere dashuri me të (ajo shfaqet vetem kur agjenti K. ka nevojje te beje seks). Ok deri ketu. Në atë skene pastaj hyn edhe Mariette, po ashtu android biorobotik si dhe vetë heroi kryesor. Diçka fillon te ngjizet tek ky relacion treshe, e qe zgjat disa minuta. Por kaq! Pra skena mbetet thjesht ilustruese, «qellim ne vetvete»:  pas skenes ne fjale, kalojme në nje tjeter pa asnje lidhje me të : threesome-a në fjale harrohet,  a thua se nuk ndodhi fare ! Dhe te tilla skena ka plot: ilustrime te skenarit, por jo misherim (incarnate) i tij.

Ose puna e kujtimeve te implantuara : sa eshte cikur çik (shto uje shto oriz : e pse mos shtojme dhe kujtimet e implantuara ??) thjesht si ide skenaristike, por pa asnje surprise te vertete regjizoriale.

Dhe se fundi, dekoret. Ok, disa jane impresionuese (jemi ne vitin 2049 : ne fillim ato jane goxha gri – planeti ka marre fund ekologjikisht, niveli i detit eshte shume i larte, te pasurit kane ikur ne kolonitë jasht-planetare dhe ne Toke kane mbetur vetem varfanjakët, etj etj – dhe pastaj kthehen më se shumti në okër (portokalli) në Las Vegas mbushur me statuja te rrenuara). Por regjizori nuk bën asgje me to, pra jane thjesht nje dekort ku levizin disa personazhe dhe kaq.

Shkurt: filmi eshte nje shumatore personazhesh dhe dekoresh. Personazhe + dekore = Blade Runner 2049.

Sigurisht, ka dhe më keq. Por ka patur e do kete edhe më mire (qofte dhe Arrival, filmi i fundit i regjizorit ne fjale, ka qene ku e ku më interesant !).

5.5

trailer:

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s