Le visage est un paysage (« Një diell i bukur i brendshëm » – film francez me regji të Claire Denis)

Faqja II

Tetor 19, 2017

korriku
regjisore te afirmuar vazhdojne te perdorin shume populloren binoche, duke bere prapeseprape, filma te mire. Ndonjehere eshte pershtypja se gjasa per cilesi mund te pritet me shume nga amatoret / te panjohurit, sesa pro-te.

STALKER
Muhabet i ngaterruar.
Binoche eshte aktore ‘e mire’ (ne sensin: nuk ngeli me u diskutu sot a eshte a jo aktore e mire). Problemi eshte se, shpesh, aktoret e njohur, luajne shpesh rolin e tyre, pra Binoche¨”bën si Binoche”. Kur them kete, nuk e kam fjalen se nje atkor/e duhet te dale nga vetja, Kurrsesi. Amà siguria e tepruar ne vetvete, po, eshte problem.
Në kete sens, gjithe meriten (ose mekatin) e ka regjizori, pra menyra se si e “perdor” ai nje aktor shume te njohur (pra “ftyre e pame” ne shume filma). Filmi ne fjale, ne fakt, eshte film i bazuar fuqishem tek aktorët (sepse ata flasin shume: filmi eshte nje lumë i pafund bisedash). Por ne princip, filmat e mire jane ata qe bazohet tek mizaskena. E megjithate, ky eshte nje film shume i mire, sepse, pikerisht, loja e aktoreve (sidomos e aktores!) eshte konceptuar si mizaskenë, pra “loja” e saj eshte mizaskene. Ose per ta thjeshtezuar: regjizorja ka mundur “te futet” tek trupi (fytyra…) e Binoche, pra eshte, si te thuash “aktore”-regjizore ! Ndodh shume rralle nje gje e tille, nje fuzion i tille. Besoj se ka te beje me faktin qe Binoche ka marre pjese aktivisht në endjen e vete filmit, duke “dorezuar” nje pjese te aktrimit te saj (aktrim ne sensin e keq, dramatik te fjales) nê kembim te mizaskenes.

 

korriku

CitimSTALKER:
duke “dorezuar” nje pjese te aktrimit te saj (aktrim ne sensin e keq, dramatik te fjales) nê kembim te mizaskenes

ndersa ne “Ma Loute”, me sa me kujtohet Dumont e perdori Binoche duke e nxitur ne aktrimin e saj egzagjerues. Qe i bie (jo per kundershti me teper sesa absurdin e situatave) se beri te kunderten…

STALKER
Fiks ! Për nje arsye të thjeshte: “Ma Loute” ka shume mizaskene (ndihet shume regjia: planet filmike janë të gjata, ka sh pak montazh, ka shume pak fjale, pak dialogje etj). Pikerisht, aktrimi i ezagjeruar i Binoche (dhe i disa aktoreve të tjere profesioniste), ishte si nje far lende “ngjitese” për ta bere filmin më të misheruar (incarnate)

Tetor 20, 2017

Albano-id
Aktrimi i ekzagjeruar i binoche te ma loute, histrionizmi i saj eshte pasqyrim i klases qe i perket, borgjezise, qofte dhe aristokracise, ne kontrast me kanibalet e heshtur, qe i perkasin klases puntore.

STALKER
Patjeter! Eshte enkas i tille. Biles kanibalet é heshtur i luajne të gjithe aktore amatore !! Nje antonimi é tille (aktore profesioniste/aktore amatore) nuk eshte rastesi, eshte zgjedhje e qellimshme é regjizorit (pra bën pjese tek mizaskena)

STALKER
Biles ashtu siç themi, me të drejte, në jeten reale “gjithshka eshte politiké – me E në fund : psh: edhe seksi, politike eshte), mund të themi edhe në nje film: gjithshka eshte mizaskene (mizaskena si homologia e politikés në jeten reale).
Pra edhe vete mizaskena (forma) eshte politikë (permbajtje)
(Ç’eshte forma? Permbajtje!
Ç’eshte permbajtja? Forme!)

Albano-id
eshte nje dikotomi mjaft e gjetur ne kontekstin e filmit duhet thene, sikurse dhe personazhi vajzes djale, me
natyren e dyfishte, dhe faktin qe aktorja vete qe eshte vajze ne film qe loz nje djale qe vishet si vajze.

 

Fund

 

Advertisements

4 comments

      1. Patjeter Depardieu (e habitshme angazhimi i tij ne kete veper te Claire Denis, kisha idene qe nje aktor kaq i madh sikur s’nuk… per vepra autoriale. E thashe kete meqe fole per te, por per mua mbyllja e “Soleil…” si nje epilog i tere, ishte veper me vete.

        Po mendoja qe “Un Soleil…” sec ka nje ngjajshmeri me “Lola” te J. Demie.

        Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s