The show must go on (“Billy Lynn’s long halftime walk” – film amerikan me regji të Ang Lee)

 

Faqja II

Tetor 19, 2017

STALKER
Ke të drejte qe é thekson se në ekran perseri filmi transmetohet në 24 fps (perndryshe do na sillej koka verdalle nga shpejtesia ). Gjithsesi, une é kisha shkruar sakte:

«eshte i realizuar në 3D, në “4K resolution” dhe në HFR 120fps.»

Kam gabuar kur jam shprehur se “e pashe në 120fps”. E kisha fjalen qe, kopja qe pashe ishte origjinale (pra e pashe filmin në kushtet e duhura – pervec 3D, por për të nuk isha fort në merak)

Tetor 22, 2017

STALKER
Gjithcka eshte sociale (dmth, politiké – me E) sepse në société (në shoqeri njerezore) jetojme. Gje qe mundeson qe filmi të shihet në dhjetra menyra. Ja nje tjeter: mund të shihet edhe si historia e nje djali të ri qe rikthehet në front… i virgjer!

….
Ashtu sikurse fundi, mund të shihet edhe keshtu: më mirë kthehemi në Irak, se dhe ketu, nje m… jemi të sigurte! (ki parasysh sherrin me tekniket e spektaklit qe për mua eshte nje nga 2-3 temat (subjects) qendrore të filmit)

….
Ang Lee eshte ndofta regjizori më i madh (interesant…) sot për sot ne USA. Edhe mua më eshte dashur pak kohe ta kuptoj.
Flas “për momentin” (në sensin qe, për shembull, Gus Van Sant, më duket se duket si më i terhequr, edhe pse pothuaj në nje moshë me Ang Lee – se eshte edhe cik pune moshe kjo pune)

….
Në kete sens shkruaja në review se regjizori i filmon (vezhgon) heronjte e tij JO si monstra. Perkundrazi !
Monstrat jemi ne, spektatoret (spektatorë të spektaklit të Destiny Child, njeheresh), qe s’ja kemi piken e haberit se ç’heq Billy Lynn dhe shoket e tij në front.
Po ta mendosh mirë, vetem Vincente Minelli (babai i Lizes !!) dinte ti filmonte keshtu personazhet é tij.

….

korriku: ne lidhje me boten e ushtareve, eshte dhene ne menyren me te paimagjinueshme, djemte e ushtrise nuk besoj te jene pershfaqur me siqeritet te tille me pare nga kinemaja amerikane

Eshte dhe teknologjia é filmit qe ndihmon për kete. Jo rastesisht kam përmendur në review termin hyperrealizem sepse në fakt, sa më shume hyper-realizem, aq më pak… realitet ! Dmth: aq më shume representation !!
Pse? Po sepse, nepermjet nje teknologjie të tille, syri i spektatorit del nga zona e komfortit në të cilen ndodhet zakonisht dhe “zhytet” ne ate te representation-it. Psh: kishe pare ti ndonje here nje gjel deti të Thanksgiving më të tmerrshem se ai në film ? Ose nje apoteoze formale dhe ideologjike (për nje film) më shokuese se spektakli débil i Destiny Child??

Sa më shume hyper-realizem (pixel-at e gjelit të detit), aq më pak relitet (aq më pak realist gjeli). Aq më shume representation (gjel mostruoz).
Sikur vetem foton e meposhtme të shikosh: nuk jemi ne qe shikojme filmin, dmth Billy-n. Eshte ai qe na shikon ne.
Prova:

Image result for billy lynn's long halftime walk

“Bota (the World!) eshte nje cirk (funfair), ku individi (pjese e ketij cirku, however!!) eshte nje trishtim i pamatë”
C’est la vie

foto 1: Blow Out (Brian de Palma)
foto 2: Billy Lynn (Ang Lee)

Image result for blow out brian de palma

Image result for billy lynn's long halftime walk

ps: në frengjisht, fishekezjarreve u thone feux d’artifice = zjarr artificial

….

Tetor 23, 2017

STALKER
…. regjizori nuk i filmon fare-fare me perçmim “budallackat” në fjale. Biles ka dicka të shkelqyer nga ana é tij: ai nuk eshte lodhur fare të gjeje aktore qe i ngjajne Destiny’s Child të vitit 2005: në vendi të kesaj, ai thjesht i filmon me kurriz (pra nuk merret me to: as i injoron, as i mbivlereson). Ato thjesht janë aty për show-n

…nuk di ç’te shtoj me teper nga review apo nga ato pak komente te melartme perveç ndonje gjeje tjeter, psh faktit qe filmi nuk mi merr energjite (nuk luan me nervat e mia si spektator – se ka plot spektatore qe adhurojne filma te tille, ose siç i quaj ne menyre metaforike, me Usual Suspecta), pra më jep mundesine ta kundroj i qete, te shikoj se me sa empati jane filmuar heronjte e filmit nga regjizori. Edhe nese ka ndonje ‘zvarritje’ nga mesi i filmit, kjo nuk me krijon asnje problem (perkudrazi).
Ah po, mund te shtoj qe, nje trupe ushtaresh te filmuar ne nje menyre te tille, per here te fundit më eshte dhene ta shoh tek “The Big red One” (1982) i Samuel Fuller (qe mbetet per mua filmi me i bukur me lufte i historise se Kinemase).

Tetor 24, 2017

Albano-id
Nuk e kam ndjekur shume regjizorin ang lee, nuk shof aq filma sa me pare, prandaj nuk nisa ta shof me ndonje entuziazem te madh. Ne pergjithsi eshte film qe ka mjaft dialogje, qe kane brenda jo pak satire, por nuk jane ato qe ja japin vleren, jane imazhet e pasura qe parakalojne krah heroit kryesor, perjetimin e te cilit arrin ta perceptosh nepermjet
tyre. Psh eshte interesante qe kohezioni i grupit te ushtareve te ndryshem nga rraca dhe origjina nuk ilustrohet ne fushebeteje si rendom ne filma te ketij lloji, por ne te ndjerit e tyre te huaj e te keqkuptuar para e pas parades.
Keto dhe shume te tjera jepen ne menyre subtile nepermjet imazheve jo thjesht ilustruese. Po ta krahasosh me nje tjeter film me te njejten tematike eshte si nata me diten per nga tratjimi rregjizorial;

Tetor 25, 2017

STALKER
ky “Stop Loss” qenka ç’qenka (nuk e dija as ekzistencen e tij ne fakt). Por sikur vetem nga Trailer-i te nisesh, kupton qe eshte komplet tjeter gje (ne fakt, eshte e kunderta e punes se Ang Lee). Ose qofte dhe nga nje detaj “i thjeshte” : heroi kryesor i filmit mesoka se i duhet te kthehet ne Irak, sepse ashtu e thote ligji (tani e mora vesh qe ekzistoka nje ligj i tille). Qe nga ky moment, ta pret mendja qe filmi do marre nota militante (jo se militantizmi anti-militarist ka ndonje gje te keqe), por jemi ne ujra krejt te tjera (pergjithesisht, filma te tille jane romaneskë, sepse jane kokefortesisht te obseduar pas skenarit (lojes se aktoreve… etj etj) dhe, në kesi rastesh, personalisht, gjithmone mendoj se nese do te më interesonte aq shume intriga, do lexoja romanin (ose do shikoja nje reportazh per kete problem dhe kaq do me mjaftonte).
Billy Lynn as qe merret me ligjin (perkundrazi: grupi i ushtareve vendosin vetë te kthehen ne Irak!). Pra sikur edhe vetem nga ana skenaristike (permbajtja) – e per rrjedhoje edhe nga forma, kemi te bejme me krejt tjeter gje! E vetmja gje e perbashket eshte tema e luftes ne Irak, ndersa trajtimi eshte KREJT tjeter. Billy Lynn gati sa nuk na thote: 100 here më mire ne Irakun e pergjakur, se sa ne Ameriken e perdhosur !
ps: kam pare dikur “In the Valley of Eliah” (tjeter film romanesk par excellence!), por as edhe nje here te vetme nuk e kam rikujtuar, qe kur e kam pare (u desh te evokonim luften ne Irak që te me kujtohej ). Eshte prova më e mire e kesaj qe them: Billy Lynn zor se do e harroj (te pakten “qe e kam parë”).

Tetor 27, 2017

Albano-id
Mendoj se klimaxi te billy lynn arrihet kur cheerleader me te cilin billy po flirtonte, i thote ne fund se do jepte gjithcka qe te kalonte pak caste me te, ndersa ky ia kthen se eshte gati te arratiset me te ne nje afere dashurore(deri ne ate moment billy eshte ne medyshje ndaj kerkeses se te motres per te lene frontin). Atehere kur te gjithe presin qe cheerleader, Faison ta mbeshtese, ajo ja kthen disi e zhgenjyer; “cfare, apo atehere ti nuk do quheshe me nje hero”, cka i ndryshon cehren billyt. ai eshte momenti kur ti kupton qe robte duan imazhin e ushtarit hero duke shperfillur vete njeriun me kerkesat dhe nevojat e tij te vogla njerzore. fucked up moment…

Image result for billy lynn

STALKER 
Të paralajmerova: Ang Lee do të na thote se monstrat nuk janë ushtaret. Perkundrazi, jemi ne (ne që duam imazhin e heroit, dhe jo njeriun qe fshihet pas heroit).

Ti ke të drejte edhe për nje arsye tjeter : fjalia e fundit fare-fare e gjithe filmit, ka lidhje pikerisht me kete skene: fjalia e fundit é gjithe filmit eshte ajo e njerit prej ushtareve, tek i thote me humor (të zi) kolegeve të tij brénda në makine : “vini rripin goca, na presin veshtiresi” (à dicka e tille)

STALKER

Lotet jane e vetmja gje qe qe i ka mbetur Billit. E vetmja strehë e tij.
Frengu do thoshte: Il n’avait plus que les yeux pour pleurer… (i kishin mbetur vetem syte per te qare – There’s nothing he could do about it = He could do nothing but stand and stare).

jemi qe jemi,  top10 subjektiv lotet-më-te-bukur-në-kinema:

1. Nathalie Portman ne plan-sekuencën 5 minuteshe te hyrjes se “Free Zone” te Amos Gitai (Izrael)
2. monologu i fundit i Veronikes (Françoise Lebrun) tek “La maman et la putain” (The Mother and the Whore) të Jean Eustache (France)
3. Lotet e Sarah Jane (Susan Kohner) ne skenen e funeralit te nenes se saj, ne fund, tek melodrama (ndoftame e bukura e te gjitha koherave!) “Imitation of life” e Duglas Sirk (USA)
4. lotet e heroit kryesor tek “Stray dogs” (28:32) -film nga Tsai Ming Liang (Taivan)
5. “Billy Lynn’s long halftime walk” :

Image result for billy lynn's long halftime walk

vijon…

korriku

…. lidhur me Top-listen e loteve, nuk e di cfare lloj lotesh kerkojme (dhe ndoshta vjen si gjuajtje ne brinje kjo sepse tituj te padiskutueshem) por kemi Cadrat e Cherbourg-ut, lotet e Genevieve.
Ndonese me medyshje sepse si skene nuk perbehen vetem nga lote.
Po ashtu edhe ky fillim klipi i “The New World”, dhe skena mbyllese e “The Rain People”.

Nentor 2, 2017

STALKER 
SIGURISHT ! Cadrat e Cherbourg-ut !!! Thjesht e kam harruar (ose, u ka dash perfundu top-lista).
Më hape nepsin me frangmentin e “The New World” : kam nja nje vit a më shume qe nuk e kam riparë…
ps: po mendoja: “The Rain People” (ç’perlë!!) ka diçka te perbashket me “Some came running” te Minelli-t (foto më poshte) : në të dy rastet, ne fund, viktima eshte i pafajshmi: Shirley Maclaine (ne rolin e Ginny-t tek filmi i Minelli-s) dhe James Caan (ne rolin e Killer) në atë te Coppola-s. Dhe në të dy filmat, heroi (heroina) kryesor(e) eshte nje person i humbur, ne kerkim te ndjenjes sentimetale te dashurise.

Image result for some came running

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s