E padukshmja e vëllezërve Safdie & co. (“Good time” -film amerikan me regji të Ben dhe Joshua Safdie)

U desh nje film i mrekullueshem amerikan per te me rikthyer shijen e te shkruarit te nje review-je per nje film te ri. Por dhe ndonje rastesi e madhe nuk eshte: kisha degjuar se ne festivalin e fundit ne Kanë, vellezerit Safdie, regjizoret e “Go get some rosemary” nje film i shkelqyer qe kisha pare në 2010-n), vinin me nje pune te re. Per fat te keq, në 2014-n, kisha humbur filmin e tyre te parafundit, “Made love in New York” (te cilin shpresoj ta shoh nje ditë !) gje qe ma shtonte padurimin per te pare “Good time”, I cili rrefen historine e dy vellezerve (sikurse dyshja e regjizoreve-vellezer !) te cilet dalin bllof gjate grabitjes se nje banke:   Connie (Robert Pattinson) arrin te zhduket pa lene gjurme, nderkohe qe Nick, handicap mendor, arrestohet nga policia.

Filmi rrefen 24 ore nga odiseja e Connie-t per te shpetuar Nick-un, duke rivalizuar pa u skuqur fare nga ndrojtja me thriller-at urbanë njujorkeze te mjeshtrit Scorsese : per ata qe kane pare « After hours » (film cult i vitit 1985 me ‘loser’ në rrethana gjithe e më katastrofike te heroit kryesor te saj, pergjate nje natë te rendomte ne qytetin qe nuk fle kurre : New York), pak a shume e njejta gje edhe me « Good time » : gjithe filmi rrefen perpjekjet 24 oreshe te Connie-t per te mundesuar nxjerrjen nga burgu te Nick-ut, vellait te tij.

*

Jean Luc Godard eshte shprehur se, edhe pse ne mund te shikojme filmat, kinematografinë e vertete (« filmin » ku luan filmi) nuk mund ta shikojme. Mund te shikojme vetem ate qe nuk mund te shikojme. Edhe pse në pamje të pare “Good time” duket film fort i drejtperdrejte, ‘realist’, ai eshte ilustrimi më perfekt i asaj qe thote Godard: kur dola nga kinemaja, mu desh po aq kohe sa kohezgjatja e tij per ta ‘ripare’ e rimenduar atë. Dhe vazhdoj ta rimendoj akoma.

*

Kinematografia (ne rastet kur eshte art!) eshte art kolektiv qe fabrikohet nga shume vete njeheresh : nese mizaskena e vellezerve Safdie eshte e shkelqyer, ajo kompletohet nga imazhet po aq te shkelqyera te nje kameramani te talentuar si Sean Prince Williams (dritehijet e tyre, porja impresionuese e negativit te filmit, underexposure e tij), nga skenari i nje tjeter regjizori-skenarist njujorkez, shume te talentuarit Roland Bronstein (shok i ngushte i vellezerve-regjizorë), autor i kryevepres « Frownland » (nje nga 10 filmat e mi te preferuar ne 2008). Obsesioni (artistik !) i ketij te fundit me fenomenin e handicapit perziet me obsesionet e vellezerve Sefdie (vellazeria, semundja… etj). Deri dhe muzika (gjeniale !!) e Daniel Lapotin, e hatashme (edhe pse, jashte mase prezente !!) dhe loja (po aq e hatashme) e Robert Pattinsonit jane si guralece te nje mozaiku te punuar ne menyre kolektive e demokratike (sekush vendin e tij ne kete ansambel te magjishem artistik). Deri dhe Benny Safdie, njeri prej dy vellezerve-regjizore qe luan rolin e vellait handicap ne film eshte… i papare ! (hera e pare qe e perdor kete fjale ne kete blog). Shkurt: mund të flitet për nje ‘bandë’ te vogel, ku gjithkush eshte në vendin e vet!

“Çelesi” i « Good time » eshte, per mendimin tim, personazhi i Crystal (adoleshentes qe e shohim vecse per disa minuta ne film) : ajo ka ‘rolin’ e kunderpeshes (sentimentale? ) te gjithe kesaj odiseje katastrofike abakadabreske dhe qe i lejon filmit te tejkaloje skemën scorsesiane te izolimit te figures mashkullore dhe divinizimin (kristik, shpesh here) te tij.

Ka shume ironi ne kete film. Shume. Por kurre, KURRE amà, cinizem. Personazhi i Crystal vigjelon mbi te (mbi filmin, mbi kë tjeter ?!).

*

Film « me aksion » në dukje (por KLITHME DASHURIE VELLAZERORE, ne te vertete! – kujtoni ç’thote Godard per kinemane e ‘padukshme’), « Good time » , film i bere me passion dhe talent, per fat i prezantuar ne konkurim ne festivalin e fundit ne Kanë per palmen e Arte, i ndihmon dy vellezerit-regjizore indipendente njujorkeze te shfaqin (e pershfaqin) idete e tyre po aq pasionuese per artin e 7-te (duke u mundesuar –te shpresojme !! – te gjejne mundesite financiare per filmat e tyre te ardhshem).

Jetë të gjate vellezerve Safdie.

Jetë të gjate bandës “Safdie & co.”

nota: 9.9

trailer:

 

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

4 comments

  1. Korrik, perpiqu te gjesh dhe shikosh “After Hours” të Scosese-s, nje nga 2-3 filmat REALISHT më të bukur të tij (se ti e di: Scorsese eshte cik si Coppola, pra i keqkuptuar: dynjaja kujtojne se filmat më të bukur janë ata qe janë edhe më të njohurit, nderkohe qe eshte pothuaj e kunderta). Biles per Scorsesistët e vertete, ai eshte filmi i fundit VERTET I MIRË i tij. I fundit fare fare (po dhe aq keq nuk e kanë në fakt…).

    Like

  2. kur paske sugjeruar “After hours” nuk e bera lidhjen me Good time

    eshte nje film qe te ndjek nga pas.
    ne dukje ke idene direkte te nje filmi aksion. Por nuk eshte ashtu.
    Mbyllja eshte si nje motorr qe ka energjine te te cikloje drejt e tek fillimi i filmit.
    Crystal me ndihmoi te kuptohet c’eshte Connie dhe c’perfaqeson ai.

    Liked by 1 person

      1. per mua vellezerit Safdie ishin nje zbulim
        Aq me mire qe nuk bejne filma shpesh.
        Nese do ribesh nje liste me Top mbylljet me te mira, Good Time meriton te jete patjeter. Film i paharrueshem i 2017es.
        rrofsh.

        Liked by 1 person

Leave a Reply to korriku Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s