Vdes George Romero, babai i të gjallëve-të-vdekur

 

Faqja II

 

korriku – 17 Kor. 2017

“Unsurprisingly, Romero prefers a more small-scale approach.”
ky eshte interpretimi i pritshem i ‘Hollywood reporter’-it ne intervisten melart, i cili duke ngaterruar mesazhin ne kinema, si vogelsi te shkalles se saj, na zbulon se ai ne fakt ka keqkuptuar regjisorin njelloj si Brad Pitt-i kinemane

 

STALKER – 19 Kor. 2017

Doja ta rishikoja “Night of the Living dead” qe te shkruaja dy fjale sagllam (kisha kohe qe e kisha pare, pra e kisha “harruar” disi).
E kuptoj pse e ke lene pas 15-20 minutash shikim: te ka “frikesuar” forca e realizmit (jo ne sensin e “filmit realist” se ai vetem nje i tille nuk eshte, sikur qofte edhe vetem per faktin e perdorimit te mrekullueshem te bardh-e-zisë, qe e fut ate ne listen e filmave me te bukur te zhanrit fantastik, pra jo ‘realist’ siç jane “Fausti” dhe “Nosferatu” te Friedrich Murnau, “Cat people” i Jacques Tourneur, “Frankenstein” i James Whale, “The Ghost and Mrs Muir” i Mankiewicz etj etj). Pra, per mendimin tim, perceptimi yt per filmin ka qene i plote: ai ka bere efektin qe pretendon te beje.
Pikerisht kete mendova mbreme tek e ripashë: filmi nuk eshte plakur asnje fije! Dhe eshte, per mendimin tim, nje nga shembujt absolutë se cdo te thote nje gje e tille (edhe pse kane kaluar gati 50 vjet nga realizimi i tij : 1968-2017). Biles me kujtoi nje tjeter film-kult qe ka ruajtur po aq sa dhe ky forcen e tij te parë, te fillimit: “The Texas Chain Saw Massacre” (qe po ashtu eshte film-pionier ne zhanrin e tij dhe eshte, po ashtu, metafore e
koniuktures politike amerikane te kohes). Shkurt: gjithmone i famshmi raport midis formes dhe permbajtjes, pasoje fatlume e te cilit jane kryeveprat. Fiks si puna e “Night of the Living dead”
ps: nese nje dite e shikon gjithe filmin, skena e fundit, po e fundit fare-fare amà, provon fiks kete qe them (pra eviton qe filmi te mbetet thjesht nje film-pionier në zhanrin e zombive por i jep atij kontekstin historik e politik absolutisht te nevojshem)

 

STALKER – 19 Kor. 2017

Citim korriku:
i cili duke ngaterruar mesazhin ne kinema, si vogelsi te shkalles se saj, na zbulon se ai ne fakt ka keqkuptuar regjisorin njelloj si Brad Pitt-i kinemane

Histori e vjeter (po aq sa dhe vete kinemaja) kjo e keqkuptimit te mesazhit te kinemase ne funskion te shkalles se saj (scale approach) : filmat jane te mire ose te keqinj dhe pike, dhe kjo s’ka te beje fare me scale approach. Eshte vete historia 100 vjeçare e filmit qe ka provuar se midis filmave te mire me big-scale approach ka patur plot nga ata qe kane qene te suksesshem komercialisht, sikurse ka patur plot te tille qe kane qene deshtim
total komercial.

Ja nje prove per te renditur disa prej tyre, nga te dyja ‘kategorite’ :

1. Heaven’s gate (Michael Cimino, 1980) – deshtimi me i madh komercial ne gjithe Historine e Kinemase (nderkohe, pa dyshim nje nga 10 filmat me te medhej historike, ever!)
2. Les amants du Pont-Neuf (Léos Carax, 1991) – deshtimi me i madh komercial i trashegimtarit me te denje te Godard-it dhe njekohesisht kryevepra e tij
3. Il buono, il brutto, il cattivo (Sergio Leone, 1966) – komercialisht, filmi absolutisht më i suksesshem i nje regjizori europian, ever! Si dhe western-i më i sukseshsem financiar i gjithe Historise se Kinemase.

korriku – 21 Kor. 2017

m’u dha mundesia e pashe mbreme, sh. dakord me gjithcka sidomos post scriptum.
Skena e fundit mbart nje mesazh me peshe politike dhe tejkalon qellimin statik te zhanrit te filmit. Nje ide e shkelqyer dhe ndoshta e vetmja pjese realiste e ketij filmi fantastik, sic e percaktove ti stalker.
Night of the living dead ishte i frikshem per mua por zombiet prandaj jane zombie. Ama nuk ishte nje frike banale por humane, ne kuptimin qe ti ruan ndjenjen per njeriun, as skenat kur zombiet ushqehen me mish njeriu nuk kalojne, nuk hyjne, kufirin e banales…
Eshte e cuditshme sesi ia ka mberritur qellimit te zhanrit, autori, gjithe duke ruajtur diskrecionin ne komunikimin me ne. Mendoj ndoshta shoqeria sot i ka shqisat me te mpira sesa gjys shekulli me pare ku mund te komunikohej shkelqyeshem nje mesazh si ky, duke ruajtur njerzillekun dhe respektin per shikuesin.
Ne rishikim te filmit me mendje me kujtoi Cloverfield dhe Train to Busain. Si duket lidhet me cfare thua per mosplakjen e filmit, me plot te drejte.
Filmi eshte fantastik per nga humanizmi i tij, duke qene nje film aq melankolik. Edhe sa i takon intriges mbyllja e tij te le pa fjale dhe te kap papritur. Interesant raportet e zhvillimeve ne film te cilat e shkaktojne kete. rrofsh.

 

STALKER – 21 Kor. 2017

Citim korriku:
Ama nuk ishte nje frike banale por humane, ne kuptimin qe ti ruan ndjenjen per njeriun, as skenat kur zombiet ushqehen me mish njeriu nuk kalojne, nuk hyjne, kufirin e banales…

Eshte pikerisht kjo qe i dallon felliqesira të tilla te sotme si psh filmat “Saw” nga filmi në fjale. Kaq “e thjeshte” eshte.

Citim korriku:
shoqeria sot i ka shqisat me te mpira sesa gjys shekulli me pare ku mund te komunikohej shkelqyeshem nje mesazh si ky, duke ruajtur njerzillekun dhe respektin per shikuesin.

Në fakt, nuk i ka të mpira. I ka të trullosura, i ka të ‘permbytura’, overwhelm nga fluksi i stermadh i imazheve dhe zerave qe derdhin ekranet e TV, komjuterave, lojrave-video etj etj. Dhe njeriu nuk di të beje më diferencen.
Prej nga humbja gati totale e njerzillekut dhe respektit për shikuesin (me perjashtime fort të rralla). Ndaj dhe 95% e prurjeve të sotme filmike janë për tu hedhur direkt në kazan.
“Trop d’image tue l’image” (too many images kills the image)
ps: e shikon qe kinemaja é mirë nuk eshte pune zhanresh? TË GJITHA zhanret meritojne të shihen

…..

Albano-id – 25 Kor. 2017

E pe dunkirkun e Nolan, mua nuk me bindi hic.
Nderkohe u dha ne nje screening, fai bei sogni i belocchios. Nuk zhgenjen njehere ai rob

 

STALKER – 25 Kor. 2017

Eshte siç thua ti: Bellochio mund te beje nje film te shkelqyer, te mire, relativisht te mire, por nuk zhgenjen kurre (në sensin e integritetit regjizorial – ta quajme keshtu). Thene ndryshe: Bellocchio do vdesi i ndershem dhe pike.
Jo, nuk kam shku per ta pa Dunkirkun. Kam nje jave qe hezitoj (sepse vecse nje jave ka qe ka dale). besoj se nuk do shkoj ta shoh (se kam sinjalizime vertet te keqia.. ). Ja, dhe ty nuk te ka bindur. Shto qe Ch. Nolan eshte “nje here po nje here jo” (per te mos thene “dy here jo nje here po”) : “Interstellar” (i fundit i tij), per mendimin tim, ishte thjesht nje koincidence e mire. E mire, ok, por koincidence gjithsesi. E them kete sepse nje dite po rishikoja ca fragmente nga “Inception”… bo boooo, si ka mundesi te besh nje film te tille e ti thuash vetes regjizor-autor ?? Edhe nje telefilm lambda (i cfardoshem) ka mundesi te jete filmuar me më shume estetike, rigorozitet, etj etj. Kshtu qe pothuaj se e sigurte qe ncuk per Dunkirkun…
Ej, jam (ri)bërë me blog: https://kinoditar.wordpress.com/

…..

Albano-id – 25 Kor. 2017

Ta gezosh , duhet nje ditar kinematografik per reference.
Dunkirku ishte i mbytur me muzike tinguj nga fillimi ne fund, alla zimmerman per te krijuar ate tensionin tipik qe te mban pas kolltiku, me pak a shume te njejtin ritem si ne interstellar. Estetikisht nolan mund tia dali, madje dhe nga pikepamja e montazhit por ne trajtimin e nje ngjarje historike do duhej dicka me teper. Thjesht Nje homazh per heroizmin e anglezve gjate asaj lufte nuk ben fajde. Ne kohet e sotme te brexit bie dhe disi ne kontrast. Fai bei sogni, eshtw tjeter gje, mu duk se nuk e ezaurova me nje te pare.

 

Fund

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s