“Split” : horror sarkastik apo…

 

Faqja II

korriku – 11 Mar. 2017
ketu poshte: review-ja e fundit qe solle albano (la la land) ishte jo vetem sh. here me e mire se filmi vete por dhe nje analize ‘totally out of this world’. Cilat jane gjasat qe nje film i ceket si ai te behet premise per nje recense te tille spektakolare. Vetem kur te pakten (sic dhe u fol ne fund fare te debateve ppu) filmi nuk eshte hilacak. Zhizhek kish perpunuar nje analize te persosur te cilen gati sa nuk e paragjykova dhe e humba
konsideruar kryeproduktin hollywoodian te vitit te cilit i kushtohej.

Albano-id – 11 Mar. 2017
Sidoqofte, review e zizekut nuk behen nga prizmi kinematografik, me teper atij i intereson ti perdori filmat e holliwoodit per te cuar uje aty ku do ai, te kritika e ideologjise, specialiteti i vete.

STALKER – 11 Mar. 2017
Biles ne nje fare menyre, i bie qe Zizek, duke i perdorur filmat qe komenton si kavie, nuk ka as me të voglen konsiderate për to. Eshte tjeter pune qe ai i merr ato si të mirëqene (dhe ashtu eshte vertet: ata filma ekzistojne, duam s’duam ne, bashke me Zizekun)

STALKER – 11 Mar. 2017
Akoma me thjesht : E ke vene ré qe Zizek nuk komenton (analizon) asnjehere filma të Godard ose te Nanni Morettit ose Pedro Costas ose Hong Sang-soo ose Terrence Malickut ose…. etj etj. Besoj se tani me kupton me mirë

STALKER – 11 Mar. 2017
dhe e kam fjalen, para se gjithash, për “la mode de production” (menyren e prodhimit) të filmave të regjizoreve
të lartpermendur !!

….

STALKER – 11 Mar. 2017
Split-it mund ti kritikosh disa gjera (të vogla gjithsesi), por qe nuk ka structure, nuk mund ti thuash. Filmi ka biles meriten qe eviton në menyre të perkryer të jete i 1001-ti film “survival séquestration”, pikerisht nepermjet transformit të tij në film me super-hero (të tipit Unbreakable, për të mos u keqkuptuar me ata te comics). Ti besoj e kuptove qe filmi, në fakt, nuk ka nje hero kryesor, por dy (meqe permende karakteret, dmth
personazhet). Biles une them keshtu: meqe ti i kritikon filmit mungesen e struktures dhe të karaktereve, jepi nje shanc të dyte sepse keto dy elemente qe ke përmendur, janë kollajshmerisht për tu kritikuar në nje film të mirë (sepse filmat e mirë, pikerisht, dine ta tejkalojne strukturen akademike dhe karakterizimin po ashtu akademik të personazheve, fenomene me të cilet jemi të influencuar nga prurja e stermadhe hollywoodiane, dhe JO vetem)

STALKER – 11 Mar. 2017
Une do i kritikoja dicka tjeter filmit (edhe pse, siç do e lexosh me poshte, janë ‘gabime’ te justifikueshme) : konkretisht, do i kritikoja nje far misticizmi sharlatanesk dhe pseudo-shkencor, kollajshmerisht i verejtshem tek disa filma te Shyamalan. Psh, çik si jo fort bindese ekzistenca e plot 23 personaliteteve tek nje njeri i vetem (edhe pse thuhet se raste unike të tilla edhe ka patur në historine e njerezimit). Por dhe nje gje të tille, edhe
pse disi e kritikueshme, në film justifikohet sepse psh, qofte edhe Kafsha (me K të madhe -ti e ke parë filmin) qe prodhon personazhi kryesor skizofren në nje moment të filmit, nuk eshte thjesht dalldi regjizoriale për të mahnitur spektatorin, por me se shumti arsye për ti dhene filmit nje natyre gati-gati onirike (oneiric). Ose personazhi I Casey-t (vajzes), krejt e qete dhe e durueshme, i jep “Split” nje ekuiliber qe ekuilibron histerine e heroit kryesor. Mund të themi: filmi eshte nje duel monstrash (ti e kupton për ke e kam fjalen), e gjitha kjo e rrefyer permes nje melodramaticiteti (në kuptimin me të mirë të fjales melodrame) për tu patur zili.

….

Albano-id – 12 Mar. 2017
te a perverts guide to cinema 1 dhe 2 (titulli eshte komercial, i vendosur nga produksioni), qe eshte nje dokumentar mbi filmat, te cilet zizek i perdor per te dhene leksionet e veta lacaniane hegeliane, mund te hasesh mjaft komente te mira te tij mbi filmat, ku nder te tjera ka dhe ndonje koment te mire mbi kinematografine si psh te rasti i stalker te tarkowski ku flet per menyren se si autori e paraqet filmikisht kohen.

 

Fund

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s