Ç’ka të përbashkët Jackie Kenedy me Pablo Nerudën? (ose: Portmontoja dhe Poeti)

 Faqja II

Albano-id – 24 Shk
Jackie meriton vemendje, nepermjet kendveshtrimit te nje gruaje vanitoze arrihet te behet nje pjese e mire e autopsise se mitologjise amerikane, lidhja me kamelot, dhe rregjizori duket se i mbetet besnik fakteve, edhe bardh e zi ja e nje pjese te filmit e deshmon. Nepermjet jackiet pra arrihet te kuptohet se ku ndahen mitologjia nga realiteti, jackie insiston te vetecensuroje nje pjese te mire te intervistes. te pakten nga nje shikim i shpejte qe i bera filmit. Mua me duket se ky film rezonon dhe me ameriken e sotme, ku po vlojne protestat e grave antitrump serish kemi nje ish modele ne shtepine e bardhe, grua manekin, filmi ne fjale mbyllet me nje plan, kur jackie veshtron nga xhami i makines qe po e transferonte nga white house se si disa puntore po zbrisnin nga nje kamion disa manekine. Voila

korriku – 24 Shk
takimet e Jackie me reverendin e moshuar ishin si nje deja-vu nga skena te “Grace of Monaco” http://m.imdb.com/title/tt2095649/
Tani qe e sjell ndermend duhet te kete dhe te tjera paralele mes Jackie dhe Grace (filmi sigurisht)

STALKER – 24 Shk

Albano-id:
kur jackie veshtron nga xhami i makines qe po e transferonte nga white house se si disa puntore po zbrisnin nga nje kamion disa manekine

Ti me verté qe di të shohesh filma ! (ajo eshte skene antologjie)
ps: dhe e perseris: montazhi dhe montazhi ! Nje perle në film !! (kaleidoskopi)

STALKER – 24 Shk
Ke te drejte qe permend takimet me reverendin sepse janë pjese e llogjiken se montazhit të filmit, montazh jolinear i cili, me shume se ngjarjet apo aspektet (facets) e ndryshme të heroines, ka për lejtmotiv nje fare shakulline, shtjelle, vorbulle (fizike, sentimentale, shpirterore, familjare… etj etj) qe na çon në zemer të kesaj ngjarjeje (historie). Reverendi eshte pjese e kesaj shtjelle (shakulline…)

STALKER – 25 Shk
Problemi i njerezve pa kulture kinematografike eshte se kujtojne qe, gjera të tilla si montazhi, mizaskena (regjia) etj etj janë qellim në vetvete, janë “gjera teknike”, janë marifete të regjizoreve. JO dhe JO: nuk janë qellime në vetvete por janë, ashtu sikurse stili I nje shkrimtari, në funksion të vepres (letrare ose kinematografike), në funksion të permbajtjes, në funksion të asaj “çka dashur të thote autori”.

korriku – 25 Shk
ne mungese te kultures kinematografike eshte kollaj te kesh qasje te tilla jo te drejta. Ato kushtezohen nga keqkuptimi i madh se funksioni i nje filmi eshte vec ‘entertainment’ dhe eshte e veshtire te arrish aty ku po shpjegon ti, nisur nga ky koncept.
Pastaj ti vete ke folur kaq here per raportin e distancuar qe krijon prej shikuesit kinemaja, fakti qe filmberja eshte nje ndermarrje e madhe dhe e komplikuar ndryshe nga letersia a piktura, eshte ne disfavor te mirekuptimit te kinemase. Ne pergjithesi njerezit i bien shkurt gjerave.

STALKER – 26 Shk

korriku:
kenga e Camelot ne nje nga momentet me te deshperuar, ku Jackie nderron gown-s (fustanet) si outlet per gjendjen e saj, por qe kenga aktualisht e thekson me tej ate dhimbje ne vend qe ta largoje, njelloj si ne shprehjen qesh se nuk qaj dot

Ajo eshte skena me e mirë é filmit. Fare fare me e mira

korriku:
Soundtrack, interesant sesi funksiononte ne krijim te nje ndjenje angushtie

Ti e di qe une pothuaj nuk flas kurre për muziken në nje film, por kesaj rradhe, si rralle ndonjehere, ajo eshte ti heqesh kapelen. Sigurisht, si merite e regjizorit qe ka ditur si e sa ta perdorë (e padyshim edhe i kompozitores angleze Mica Levi (Micachu). Në fakt, eshte muhabet i gjate e i ngaterruar perdorimi i muzikes në nje film por, pervec faktit të méritës se regjizorit se si, sa, kur (etj etj) e perdor ate, kuptohet qe kjo varet edhe nese
kompozitori qellon në shenje. Por dhe kjo puna e te qelluarit në shenje (flas për muziken e kompozuar, JO për atë qe ekziston tashme, psh muzike klasike, ose pjese muzikore tashme të njohura) eshte muhabet i gjate e i ngaterruar (eshte shume e rendesishme psh qe kompozitori të jete pothuaj po aq I talentuar sa dhe regjizori, në mos po aq dhe i kulturuar kinematografikisht, për të mos thene pse jo dhe kinofil). Me siguri qe edhe shanci, fati duhet të kete nje pjese të tij (nje rastesi fatlume- si të thuash).

Psh “Le mépris” (Contempt) i Godard eshte i “permbytur” në muzike, dhe në 70% e rasteve eshte e njejta teme (enkas, sigurisht !!). Biles ne disa vende Godard e ngré aq shume muziken sa mos degjohen mirë as dialogjet, si për të na thene se s’ka piken e rendesise se cfare bisedojne personazhet sepse atmosfera mes tyre eshte aq e rende sa qe, cfardo qe ata te thone, asgje nuk mund ta ndryshoje rrjedhen e ngjarjes (eshte momenti në anijen e xhirimit kur Michel Piccoli i thote të shoqes, Brixhit Bardose le të ike me producentin, s’ka gje, le të ike, nuk i ngelet qefi). Për mendimin tim, pervec faktit qe Georges Delerue eshte nje nga kompozitoret me të medhej të historise se kinemase, pervec faktit qe Godard ka ditur ta perdore në menyre të shkelqyer ate muzike qe i ofroi kompozitori, pa dyshim qe ka patur dhe nje fare shanci në kete mes.
Mendoj se eshte e njejta gje me muziken e “Jackie”. Dhe ka nje “detaj” qe konfirmon kete qe them: nese e mban mend, filmi hapet me nje skene ku nuk duket asgje, ekrani eshte plotesisht i zi, sterr, dhe menjehere degjohet muzika goditese (me thekse ankthi, siç thua dhe ti).
Çdv

korriku – 28 Shk

Fund

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s