Jarmusch forever !

 

Faqja II

korriku -14 Shk. 2017
perfundimisht keshtu diferencohen filmat.
filmi eshte nga ata qe te bejne te flasesh shume, kete efekt dha Kaili Blues psh. (nderkohe qe Thesari i rumunit Porumboiu me la pa fjale). Jarmusch eshte i vetmi (si te thuash) per filma atmosfere, me shaka them qe duhet te behet trademark atmosfera kinematografike tip “Jarmusch”.
Kur ti thua se ditet perseriten, une them Jarmusch ka aftesine ta ndaloje kohen ne vend. Ai e ngrin kohen. Jarmusch eshte modern gjithe duke qene retro. Patersoni shofer nuk mban celular, ai i shkruan ne bllok poezite ne vend qe t’i hedhe ne komputer, gruaja e tij eshte housewife dhe nuk punon, ashtu sic ne vitet 50 psh. gje qe ne klasen ku ben pjese nuk para e shohim zakonisht sot nese nuk kane femije per t’u kujdesur. Momente retro
gjejme ne soundtrack, ai ka shmangur automatizimin e kohes dhe teknologjine, si nuk pashe nje skyscraper, momenti me modern (ne kuptimin bashkekohor) qe i gjej eshte aktori Adam Driver ( ai eshte aktivizuar me mjaft autore se fundmi: Naumbach, Scorsese etj). Fragmente nga historia dhe trashegimia klasike i gjen gjithmone ne filmat e tij, Po ashtu edhe pak Europe sa per erez. Jarmusch ka aftesine te beje kinema te shkelqyer me sh. pak, edhe me varferine ai ben poezi. Ke shume te drejte kur flet per intensitetin e imazheve qe transpozojne poezine por do pare perseri ne rastin tim. Gjithe c’thua per poezine ne ket film te Jim Jarmusch le pa fjale ekuivalent si dhe vete filmi.
Skenarin e ka shkruar vete direktori, idealist i pashoq. S’ka shume rashe ne Coffee and Cigarettes te tij dhe c’koincidence qe e takoj perseri. Perseritja e nje motivi, i cilesdo natyre, eshte tjeter vecori dhe ai e perdor shume mire kete. Mendoj se i shfrytezon asaj efektin akumulues qe krijohet ne fund te serise a vargut (te eventeve, njelloj si te numrave), ate ku sasia shndrrohet ne cilesi. Filmi ishte i shkelqyer, planet e tij jane
hipnotizuses dhe ka mjaft variacion nentemash . Ndoshta eshte heret te flas, por akoma nuk e ve dot Patersonin me lart se “Stranger than Paradise”….

 

STALKER -15 Shk. 2017

Citimkorriku:
Kur ti thua se ditet perseriten, une them Jarmusch ka aftesine ta ndaloje kohen ne vend.

plotesisht e vertete. Eshte e njeta gje (eshte pak a shume si paradoksi Moore”: “it’s raining outside but I don’t belive that it is”). Ketu qendron dhe gjenialiteti i Jarmusch. Por fundja, eshte kinematografi e mire ajo qe arrin ta ndaloje kohen (gjithe duke e bere te levizshme permes shiritit te filmit, sigurisht).

Citimkorriku:
edhe me varferine ai ben poezi.

Ky mund te ish edhe vete perkufizimi i poezise
Nejse, ka shume gjera per te thene per Patersonin. Psh, eshte edhe tema e vetmise. Patersoni dhe partenerja e tij duhen shume, sigurisht, e megjithate, po ta shikosh me kujdes, Paterson eshte goxha vetmitar (ne klub ne mbremje ai shkon vetem, however). Pra ne nje far menyre, “à la fin, on est toujours seul” (ne fund te fundit, jemi gjithmone vetem).
c’est la vie

Albano-id – 15 Shk. 2017
subjekti eshte pothuaj i ngjashem me groundhog day, dita qe perseritet ne infinit ne nje qytet te humbur me njerez mese te zakonshem, por trajtimi kinematografik i ndryshem
Per mua eshte film qe merret me jeten e perditshmen, filmon teksturen, dimensionet e saj, gjeresi gjatesi thellesi kohe. por do shoh dhe dhe gjysmen tjeter se kam pas kohe qe e kam pas ne liste per ta pare dhe rrofsh per shkrimin qe na bere mbare ta shohim.
Ps. lexova qe toni erdmann po po planifikohet version holliwodian me jack nicholson. ka pas sukses filmi nga kritika amerikane

 

STALKER– 15 Shk. 2017

Citimkorriku:
Fragmente nga historia dhe trashegimia klasike i gjen gjithmone ne filmat e tij, Po ashtu edhe pak Europe sa per erez.

Qe te jemi te sakte por edhe te sinqerte: Jarmusch eshte vertet kineast kinofil (vete e ka pranuar qe, ne rinine e tij, ka qene fort i influencuar nga filma si ata te Straub, Wenders, Godard, Rivette etj etj, e per me teper qe e jema ishte kritike filmash ne nje gazete lokale te Ohio-s), por filmat e tij, po ti shikosh me kujdes, nuk jane te ushqyer nga kinofilia (normalisht, filmat e mire jane ata ushqehen nga kjo e fundit). Paradoksalisht, filmat e
Jarmusch ushqehen kryesisht nga artet e tjera, sidomos nga muzika. Ndaj dhe duhet thene qe, nga ana filmike, ne fakt, ato nuk kane ndonje gje ‘te veçante’ (siç mund te kene psh, filma te bashkemoshatareve te tij si psh filmat e Nanni Morettit, Bruno Dumont, Chantal Akerman, Kitano-s, Béla Tarr, Kusturices, Kar-wai Wang etj, per te permendur veçse disa te gjenerates se tij). Pra i bie qe Jarmusch eshte thellesisht amerikan si kineast (sikur qofte dhe per faktin e thjeshte qe, po te veme ré me kujdes emrat e melartem, asnjeri prej tyre nuk vjen nga USA).
Nga ana tjeter, regjizore amerikane te mire te gjenerates se tij do mund te permendnim vellezerit Coen, Solonz, Abel Ferrara-n, TimBurtonin ose Gus Van Saint-in. Por dhe me ta, Jarmusch nuk eshte se ka ndonje gje te madhe te perbashket (formalisht, ndofta po, por JO per nga ndjeshmeria, tematikat etj etj). Keshtu qe mund te aventurohemi e te themi se, Jarmusch eshte thellesisht autor amerikan, pa ndonje aferi nga ana e formes me autoret moderne euro-aziatike te viteve 80-90, por as i afert me regjizoret USA.
Shkurt, nje rast më vete !

ps: bonus (poezite e filmit):

Love Poem (Ron Padgett)
We have plenty of matches in our house
We keep them on hand always
Currently our favourite brand
Is Ohio Blue Tip
Though we used to prefer Diamond Brand
That was before we discovered
Ohio Blue Tip matches
They are excellently packaged
Sturdy little boxes
With dark and light blue and white labels
With words lettered
In the shape of a megaphone
As if to say even louder to the world
Here is the most beautiful match in the world
It’s one-and-a-half-inch soft pine stem
Capped by a grainy dark purple head
So sober and furious and stubbornly ready
To burst into flame
Lighting, perhaps the cigarette of the woman you love
For the first time
And it was never really the same after that
All this will we give you
That is what you gave me
I become the cigarette and you the match
Or I the match and you the cigarette
Blazing with kisses that smoulder towards heaven

 

Another One (Ron Padgett)
When you’re a child you learn there are three dimensions
Height, width and depth
Like a shoebox
Then later you hear there’s a fourth dimension
Time
Hmm
Then some say there can be five, six, seven…
I knock off work
Have a beer at the bar
I look down at the glass and feel glad

 

The Run (Ron Padgett)
I go through
trillions of molecules
that move aside
to make way for me
while on both sides
trillions more
stay where they are.
The windshield wiper blade
starts to squeak.
The rain has stopped.
I stop.
On the corner
a boy
in a yellow raincoat
holding his mother’s hand.

 

Poem (Ron Padgett)
I’m in the house
It’s nice out
Warm
Sun on cold snow
First day of spring
Or last day of winter
My legs run up the stairs
And out the door
My top half here writing

 

This Is Just To Say (William Carlos Williams, 1934)
I have eaten
the plums
that were in
the icebox
and which
you were probably
saving
for breakfast
Forgive me
they were delicious
so sweet
and so cold

 

Albano-id – 15 Shk. 2017

CitimSTALKER:
Por dhe me ta, Jarmusch nuk eshte se ka ndonje gje te madhe te perbashket (formalisht, ndofta po, por J

Kjo eshte e vertete qe nuk ka te ngjashem
Ndersa po shifja filmin po mendoja qe nuk po arrija te vecoja ndonje sekuence apo plan ne vecanti( hiq ato te zgjimit ne shtrat ndoshta) sic mund te besh me euroaziatiket qe provon se formalisht nuk eshte mjaft ambicioz, por perseri duket se funksionon poetikisht.
Ps. Ne film ka dhe dy tre soundtraxk mjaft te lehte e interesanr, ftoj squarepusher ta shohe prifesionalisht

 

STALKER – 15 Shk. 2017
Ekzakt! Formalisht, Jarmusch eshte me të vertete jo shume ambicioz. Po ta krahasosh psh (meqe e paskam harruar) me tajvanezin Tsai Ming-Liang (janë fiks e njejta gjenerate dhe e kanë arritur kulmin e suksesit të tyre në të njejten periudhe), s’kane te krahasuar! Amà ja qe janë po aq poetikë sa njeri dhe tjetri (eshte tjeter pune pastaj qe sekush mund të kete nje préférence te vogel për njerin apo tjetrin – në rastin konkret, për mua eshte
tajvanezi).
Eshte vertet “rast më vete” Jarmusch !

 

Fund

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s