Jarmusch forever !

“Paterson” – film amerikan me regji te Jim Jarmusch


 

Heren e fundit qe jemi pjekur me Jim Jarmusch, simbolin e kinemase indipendente amerikane te viteve ‘80-90, ka qene në 2014-n per “No lovers left alive“, ndofta zhgenjimi me i paparashikueshem kinematografik i ketyre viteve te fundit (sepse filmi ishte jo vetem chic dhe snob, por akoma me keq, steril). Per mua qe e konsideroj “Stranger than paradise” nje nga 10 filmat qe kam më per zemer, ever, pritshmeria per filmin e ri te Jarmusch ishte, pas nje zhgenjimi te madh, detyrimisht edhe me e madhe.

*

“Paterson” (qe ishte vjet ne konkurim ne festivalin e filmit ne Kanë te Frances) rrefen veçse nje jave nga jeta e Patersonit. Patersoni eshte shofer autobusi ne qytetin Paterson (ne shtetin amerikan te Nju Xhersit) si dhe Laurës, te dashures se tij. Por edhe te Marvinit, bulldogut te tyre.

Qyteti Paterson, qytet poetesh (vendlindja e William Carlos Williams dhe Allen Ginsberg, kaq do mjaftonte!) sot eshte nje qytet i lene në harrese. Jeta e shoferit ne fjale eshte e rregulluar si me sahat nderkohe qe Laura ka endrra dhe projekte artistike. Patersoni shkruan poezi ne nje bllok shenimesh te cilin e mban me vete kudo e nuk i ndahet.

Kaq eshte historia e filmit i cili, per asnje sekonde te vetme nuk dramatizon (ne sensin, siç dramatizon jeten zakonisht kinematografia, per ta bere ate “te gjallë”, siç thuhet rendom). Ditet e Patersonit perseriten ‘banalisht’ njera pas tjetres, por as realizmi (ah i famshmi realizem!) megjithate nuk duket gjekundi. Shkurt: as dramatizem, as realizem. Po çfare??

*
I frymezuar teresisht nga poemat e William Carlos Williams, Jarmusch nenshkruan nje nga adaptimet e rralla kinematografike nje te vepre letrare te rendesishme poetike. Biles me thene te drejten, tani qe po mendohem, une nuk njoh ndonje tjeter film qe transpozon (adopton) me aq intestitet poezinë ne imazh. Ndofta kjo vjen sepse modestia e mjeteve qe perdor regjizori (poezite shfaqen ne ekran, te mbivendosura mbi imazhet qe shohim, gjithe duke qene te recituara nga aktori) eshte ne funksion te preokupimeve te poetit: asnje opinion paraprak nuk mund te kushtezoje aktin krijues te tij (akt qe nuk eshte vetem krijues por edhe menyre jetese per te krijuar). ”Paterson” eshte i vetmi film qe te kem pare deri tani ku poezia nuk shfaqet si konsekuence apo shkak i nje refuzimi apo revolte: raportet llogjike nuk ekzistojne më, jeta eshte shume here më komplekse e misterioze se kaq, shume më komplekse dhe misterioze se thjesht nje skenar (nje intrigë). Poetikja nuk shpjegohet. Poetikja eshte.
*
Figura stilistike e filmit eshte pleonazma. Patersoni jeton ne qytetin Paterson; aktori Adam Driver interpreton rolin e nje ‘bus driver‘-i; ngjarjet e filmit zhvillohen nga e hena në të henen tjeter. Që ne fillim te filmit, poezite perseriten, formohen ngadale e ngadale, pergjate pushimit te punes se Patersonit, duke i rifilluar nga e para por edhe duke i lene te pambaruara. Permes pleonazmes si figure stilistike, Jarmusch arrin te krijoje idene e qendreses: qendrese e nje qenieje njerezore qe “jeton jeten e tij” (”Vivre sa vie“, reference e nje tjeter filmi te shkelqyer pleonazmik). Pa revolte apo refuzim. Thjesht qendresë.
Gjithe rreziku mund te ishte qe filmi te kthehej ne nje ‘carpe diem’. Fare! Ditet ngjasojne si dy pika uji me njera-tjetren. Dashuria, ndjenja sentimentale, eshte e pacenueshme (biles filmi mund te shihet edhe si nje celebration i ndjenjes se dashurise: vargu i fundit i njeres prej poemave eshte “nëse ti zemra(e dashura) ime më braktis/ une do shkul zemren time dhe kurre më nuk do e rivë në vendin e saj”). Biles skena e parafundit (duhet parë filmi) krijon pershtypjen e rreme se pikerisht kemi te bejme me nje ‘carpe diem’. Jo! Skena e fundit fare e anulon atë. Aty mbaron dhe filmi.
Cut! (regjizoret e mire jane ata qe dine ku presin nje skenë; e akoma më teper, fundin!).
FUND
*
Brilant ”Paterson”!
Poetik si vete poezia e William Carlos Williams.
Brilant si vete poetika kinematografike e Jim Jarmusch.
(Ndersa une, edhe pse gjithmone do vazhdoj ta konsideroj “Stranger than paradise” si nje nga 10 filmat e mi më te dashur te te gjitha kohrave, nuk mund ta mohoj se “Paterson” eshte ndofta filmi më i madh i regjizorit).
Thank you Mr. Jarmusch!

 

10!

trailer: 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s