Best movies for 2016

 

Faqja III

 

Albano-id – 30Dhj ’16
Mu kujtua dhe nje skene tjeter qe spikat ajo e diskos ku shoku rumun i ben gjestin talles me shishen e shampanjes, lidhur me te skena e kwnges merr me teper vlere. Si dhe nje plan person i papare qe i behet tonit ne momentin e skenes se kokaines, vizuakisht shume i bukur, te gjitha pa llafe, por me veshtrime dhe gjeste.
Tani krahasoje me filmin e anagnostit, ne shtepine tone, me tematike te perafert.

STALKER – 30Dhj ’16
Je me “fat” qe evokon “Në shtepine tone” : ti e di qe s’para shoh filmat e kinostudios, por kete e kam ripare para jo shume kohesh në ca rrethana komplet surrealiste (tek nje çift expat shqiptaro-francez qe jetojne në Australi e qe donin qe femijet e tyre anglo-franco-shqipfoles të shihnin filma shqiptare ).
Nuk e kuptoj lidhjen për nga tematika… . Perndryshe, filmi me qe dukur i dobet për nga mizaskena: me kujtohet qe, që në minuten e 5 apo 6 fillova të kisha verejtje në koken time (por nuk ndihesha se kalamoj dhe të rritur nuk pipetinin

…..

Albano-id – 30Dhj ’16
E shof perafersine e tenatikes te menyra si i shofin prindrit femijet e tyre, zhvillimin e tyre, rolit te tyre ndergjegjsimit shoqeor, larg e larg, sigurisht, evokim spontan
Ne filmin shqiptar tw kinostudios kemi syzet e realizmit qe influencojnw, ku femijet jane figura emancipuese ndergjegjsuese, ndersa te gjermani prindrit rimarrin kete rol, deshmi e postmodernizmit. Sigurisht nuk kane ngjashmeri por ne te dy filmat subjektivisht zhvillohen rreth famuljes, dhembshurise prinderore. Paska qene vertete koha e tematikes familjare, we live in conservative, otherwise cynical era, te triumfit te
borzhuazise, mbaj mend dhe julietta e almodovar, e po ketij viti vertitej rreth saj. Me duket se lojen e nisi moretti..
Edhe kartolina uruese e top channel kete fundviti kish ne qender faniljwn, si rralle me pare.

 

STALKER 30 – Dhj ’16
Well seen ! Ke të drejte, sidomos kur thua :

Citim Albano-id:
ndersa te gjermani prindrit rimarrin kete rol, deshmi e postnodernizmit

Julietta-n e Almodovar nuk e pashe. Nuk di pse e anashkalova… (por me duket se kam qene me pushime kur doli). Kollaj i gjetshem gjithsesi.
Sa për “lojen” pastaj, nuk besoj se e ka nisur Moretti apo tjetri e tjetri. Po ta vesh re me kujdes, edhe Darnenne tek kryevepra e tyre “Femija” (L’enfant) temen e familjes trajtojne. Po ashtu Jim Jarmusch (Broken flowers). Dhe janë filmat të para 10-15 vitesh! Dhe nuk besoj se e bejne ‘qellimisht’, eshte epoka ajo qe ua imponon
tematika të tilla (ose siç thua ti : we live in conservative, otherwise cynical era).

….

STALKER – 30 Dhj ’16
Dhe po mendoja: po sigurisht qe eshte siç thua ti: të rinjte progresiste të viteve ’70, qofte ata tek “Në shtepine tone”, por qofte dhe Toni Erdmann dora-vetë (personazhi i te cilit ndjehet dukshem qe eshte produkt i epokes emancipuese europiane të fundviteve ’60), i bene femijet e tyre në vitet ’80, ne fund të të cilave ndodhi antiNgjarja (jo renia e vendeve lindore si shtete, por e ashtuquajtura ‘mposhtje e komunizmit’). Qe nga ai moment, nje gjenerate e tere (heroina e filmit!!) u rrit në nje epoke conservative. Dhe sot ne 2016, vjen puna qe të jene prinderit (të vjetrit) à ta qe ndergjegjesojne të rinjte.
Thene ndryshe: kur Toni (70 vjec burre) i thote se bijes “if this is about a father, i’m not the right man”, sigurisht qe nuk e ka në sensin biologjik të fjales (ai sigurisht qe eshte i jati i Ines). Por moral! (gjenialiteti i regjizores pastaj qendron në faktin qe gjithshka kete e trajton permes satires, por ky eshte krejt tjeter muhabet).

 

Albano-id Dhj ’16

Citim STALKER:
Thene ndryshe: kur Toni (70 vjec burre) i thote se bijes “if this is about a father, i’m not the right man”, sigurisht qe nuk e ka në sensin biologjik të fjales (ai sigurisht qe eshte i jati i Ines). Por moral!

thene ndryshe toni erdmann, me paruke ne foto, eshte ne njefare menyre alterego sot e babait te ines, gjenerates se fundviteve 60 ta

….

korriku – 15 Jan. 2017
Porumbuiu pelqeu shume.
Edhe pse gjuetia e thesarit eshte anesore, prapeseprape realizimi perben kinema me vete. E njohur skema e struktures me “pucin” ne mbyllje, por pertej cdo imagjinate drejtimi i dhene asaj. Mendoj ideja mund te kete marre spunto me krizen ekonomike te periudhes (2010). Review-ja e kinoditarit ben nje lexim te shumefishte te filmit, dhe sigurisht qe i bie ne koke, sidomos me utopine.

STALKER – 16 Jan. 2017
“Thesari” eshte i shkelqyer! Eshte, si te thuash, si “Sully”, film i ‘tkurrur’, i perkorë. per mua, jane te barasvlershem.
Mbyllja, e hatashme. E kisha fjalen per diellin kur shkruaja ne review qe filmi ka nje nga ‘credits’ me te bukur. Nuk kisha pare ndonjehere ndonje regjizor ta filmoje diellin (si metafore e pasurise, arit, argjendit) ,ne ate menyre aq ballore dhe aq gjate. Aq te verdhe! Më erdhi ne mend Malick, ne dy-tre filmat e tij te fundit, por jo ne ate menyre, jo me aq insistim dhe jo aq te madh e te verdhe. Biles me shume se te verdhe, gati te bardhe! Ose
tek “Identificazione di une donna” te Antonionit, ne fund, ka diçka te tille, por jo te se njejtes fuqi. Shkurt, po ta mendosh mire, “Thesari” eshte nje western (rumun) me personazhe qe shkojne drejt nje “Toke te Re” (sikurse kaubojsit drejt Wild West), ne kerkim te floririt, fiks si pionieret e parë drejt “California Gold Rush”

korriku – 16 Jan. 2017
Ke sh. te drejte per paralelen me Sully, ajo tkurrja eshte gjeja qe e ben si te padukshme madheshtine qe fshehin ne te vertete te dy keta filma. Mendoj ne rastin e Sully, shkaku i tkurrjes te jete modestia tipike e Eastwood. Kurse per rastin e Thesarit, nuk jam e sigurt cfare e ka udhehequr Porumboiu-n (nuk eshte se e njof kete autor). Por hamendesoj te kete qene fakti qe gjuetia e thesarit nuk do te perbente idene qendrore (dhe pse substanciale), ajo qe e ka permbajtur.
Dielli – pjese e shock-ut te mbylljes, godites, dhe brainstorming me dhjetera pyetje dhe idera. Keshtu sic e ke pare ti, eshte pervecse e verteta kryesore dhe e vetme kinematografikisht, por edhe e shkelqyer: Dielli si metafore e pasurise – duket kaq e thjeshte dhe klasike – e gjen te perdorur gjeresisht historikisht nga shoqeria njerezore.
Perndryshe, mua me kujtohet atij imazhi i kam mirenjohur driten dhe pafundesine. Keto, ne bashkeshoqeri te mesazhit te kenges “Life is life”, perberne nje konkluzion te drejtperdrejte mbi te verteten e parase & pasurise, si te pavlera perballe jetes njerezore, e gjitha nje ide totale impozante.
Rrugetimi western rumun eshte ne vazhden e leximeve te shumta qe i ke bere filmit. Eshe nje sfide te debatosh me ty mbi to, qofte te drejtperdrejta qofshin figurative. Eshte ende e veshtire per mua, por padiskutim qe arrij i kuptoj plotesisht.

Albano-id – 16 Jan. 2017
Eshte nje film minimalist, ne pamje te pare i thjeshte, muret e bardha te zbrazets si sfond qe paraqesin me se miri ne menyre subtile frymen boshe te kohes, kotesine becketiane, planet ne distance pa u fut realisht ne boten e personazheve. Gjuha e prere prej biznesmenesh dhe ne fund mbyllja me metaforen e robin hood me te cilen u nis filmi, sic ka dhe emrin thesar, i fabules se rishperndarjes se pasurise.

 

Fund

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s