208 sekonda (ose: faktori njerezor sipas Clint Eastwood)

 

Faqja II

Dhjetor 8, 2016

STALKER

… Meqe jemi ketu: pashe të fundit të Eastwood. Sully. Ndofta ka ardhur dhe në Tirane. Më pelqeu shume. Po shume shume amà !!

 

Albano-id

Po, ketej doli para dy muajsh ne salla, sully, dhe me pat pelqyer, me pelqeu menyra si e shperfaq ate histori dhe menyra si e tregon personazhin kryesor. Handmaiden paska dale me titra shqip

 

STALKER
Alban, Oooooo e paske parë ti dhe nuk ndihesh
Me pelqeu! Film i perkore, tmerresisht i perkore! Qe Eastwood eshte burre pa llafe (pa imazhe koti) kjo dihet, por Sully ishte nga me të perkoret e tij.

Ketu ka dale vecse para nje jave

ps: për “Handmaiden”, e ke fjalen qe ka dale në kinema apo në tv?

 

Albano-id
Handmaiden ne internet, hala nuk kane arrit te sjellun filma koreane keta tanet neper salla kinemash. Eastwood nuk do ta humbisja pa e pare ne kinema, i ka bere kaq vend vetes..mbaj mend qe kam dale me nje mbrese mjaft te mire nga ai film, ne fund

STALKER
Ndersa une kur dola, po mendoja: duke qene se ajo eshte ngjarje e vertete dhe skenarist nuk eshte Eastwood (si zakonisht me filmat e tij zaten), imagjino me ç’pallagjyre (skena heroike, dramaturgjizim koti i ngjarjes, mbiaktrim i aktoreve, muzike qaramane etj etj) do ngjante filmi nese Hollywoodi do ja jepte për ta realizuar nje tjeter regjizori

Albano-id
Po, eshte film i thjeshte por mjaft efikas, pa shume lajle lujle hollivudiane.
Diku ne komente webi lexova qe nje pjese e mire nuk e kishin pelqyer, dhe e krahasonin me flight te zemmeckis te cilin nuk e kam pare.

STALKER
Dhe qe eshte i keq, sepse puritanist-film
(lexo dhe komentet poshte)

korriku
Sully ishte nje film bere holle dhe me delikatese. Dhe kjo deshmon edhe nje here ne vazhdimesi per respektin dhe nderimin e thelle qe ka Eastwood per ushtrine, ushtaraket (for the military) dhe sakrificat e tyre. (Dhe me te drejte.) Filmi eshe bere ne bashkepunim me Dept. Amerikan te Mbrojtjes dhe Forcat Ajrore.
Hollesia dhe delikatesa jo vetem si lirike por edhe si kendveshtim. I cili ky i fundit tek Sully merr gati-gati cilesite e nje analize prej shkencash natyrore, me pozicionin e paanshem qe merr ajo dhe me kryerjet rigoroze te eksperimentit.
Kjo me kujtoi menjehere Eastwoodin e “Letters from Iwo Jima” dhe “Flags of our fathers” dhe ketu u lidh hallka me Sully-n, qofte per nga qendrimi i regjisorit, qofte per nga frymezimi i tij.
ps. isha perpjekur ta shihja qysh me pare, por kam pas veshtiresi me lidhjen ne net prej muajsh, problem qe e zgjidha me ne fund per rastesi vec dje. Eshte kollaj te flasesh per filmin kur merr nje clue nga Stalker. Megjithate duhet thene, Sully dallon mjaft nga, ta zeme, American Sniper, si me i fundit Eastwood me teme ushtarake. Menjefjale dallohet.

STALKER
Sully nuk eshte aq i ndryshim nga American Sniper biles po ta shohesh mirë, kanë të perbashket djepin e filmit:
super-hero apo anti-hero? (snajperi: simbol kombetar apo serial killer?). I vetmi ndryshim eshte se tek Sully, pyetja shtrohet në sensin e kundert: nuk diskutohet heroizmi i tij, por limitet e ketij heroizmi (à i vuri apo nuk i vuri në rrezik 155 jetë Sully?). Pikerisht pse shtron pyetje (dhe nuk i merr te vertetat si të padiskutueshme) kinematogtafia (mizaskena e filmave të tij) eshte intriguese, dmth dhe eksituese.
Biles mund të hiqet edhe nje paralele me vete statusin e Clintit, drite-hijet e personazhit Eastwood, gje qe regjizori e pat filluar ta kryeje vete nepermjet interpretimit të rolet kryesor tek “Gran Torino” (2008)

 

 

 

Albano-id

CitimBiles mund të hiqet edhe nje paralele me vete statusin e Clintit, drite-hijet e personazhit Eastwood, gje qe regjizori e pat filluar ta kryeje vete nepermjet interpretimit të rolet kryesor tek “Gran Torino” (2008).

Ka kohe eastwood qe ben filma me keto lloj personazhesh konservator, le ti quajme, jo ne sensin negativ, kontrastin e vlerave qe perfaqsojne sot ne postmodernizem. Ne fund e ve theksin te faktori njerzor.

 

STALKER
Dy fjalet e fundit të mesazhin tënd jane ato qe më erdhen në mend sapo dola nga kinemaja kur pashe filmin: fare mirë ato mund të ishin titulli i filmit.
Tu as tout compris !

 

(vijon ne faqen 3)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s