208 sekonda (ose: faktori njerezor sipas Clint Eastwood)


Image result

Clint Eastwood, sot 86 vjeçar, në fillim ka qene aktor. Sot eshte kryesisht regjizor. Por me ç’duket, para se gjithash, ka qene dhe vazhdon te jete njeri. Pra qënie njerezore.
Une e di qe, ne pamje te pare, kjo qe po them duket si tautologji, por per legjenda (jo detyrimisht vetem ne kuptimin pozitiv te fjales “legjende”) te tilla si Clinti, tautologjitë fuksionojne plotesisht:
“Sully“, filmi i tij i fundit (i 35-ti), eshte prova më e fundit e kesaj qe them.
*
Historia e “Sully” eshte më se e njohur: më 15 janar 2009, per shkak te nje tufe patash te egra qe ne fluturim e siper te egra futen ne motorët e nje aeroplani Boeing-A320 te kompanise ajrore “US Airways” veçse pak minuta pasi kish leshuar pisten e fluturimit te aeroportit njujorkez te LaGuadria-s, Chesley ‘Sully’ Sullenberger-it, pilotit te avionit ne fjale, duke konstatuar se dy motoret nuk funksiononin më, kulla e kontrollit i propozon dy alternativa: ose te kthehet ne aeroportin prej nga eshte nisur (pra në New York-LaGuardia) ose te beje ulje ne Teterboro, nje tjeter aeroport, shume afer me te parin.
Kapiteni Sullenberger (Sully), duke menduar se pa motorë nuk i mjaftonte koha per te bere nje manover te tille, zgjodhi nje rruge te trete: vendosi te beje uljen e Boeing-ut A320 mbi lumin Houdson. Ose ate qe quhet ne anglisht : water landing.

Ndodhi mrekullia qe hyri ne analet e historise: te 155 pasagjeret dhe i gjithe ekuipazhi shpetojne mire e bukur nga nje ‘aventure’ e tille. Mediat therrasin URRA !
Por nuk jane te te njejtit mendim avokatet e kompanise Boeing (qe gjithsesi humbi avionin e saj ne lumë) : avokatet e saj pretendojne se piloti ne fjale nuk mori vendimin e duhur: sipas tyre, bazuar ne rezultatet e simulatorit informatik, Sully mund ta kish kthyer avinon e ta kish ulur mire e bukur ose ne pisten e aeroportit LaGuardia, ose ne ate te Teterboro.

Gjatë “procesit” (ballafaqimit me Komisionin e Eksperteve) piloti nuk bindet me rezultaret e simulatorit informatik: ne kushte reale, sipas tij, duhet marre parasysh edhe hezitimi. Ose thene ndryshe : faktori njerezor.
Juria i jep 35 sekoda shtesë simulatorit informatik. 2 testet (vizuale) qe pasojne kete vendim i japin te drejte Sully-t: ne te dyja rastet, per secilin aeroport, avioni ben crash ( pra nuk i dalin 208 sekondat qe perdori piloti per te ulur avionin mbi uje).
Sully triumfon.
*
Filmi, i cili edhe pse permban 4 flash-back të ‘water landing’ te avionit, 2 flash-back nga rinia e pilotit, 3 flash-mentale dhe 3 endrra te keqia (nightmare), te jep pershtypjen e nje filmi klasik. Tipik film Eastwoodian: klasik ne dukje, modern në te vertete!
Po ashtu dilema e famshme Eastwoodiane: heroi i tij: super-hero apo anti-hero? (me te vetmin ndryshim: kesaj here nuk diskutohet heroizmi i tij, por limitet e ketij heroizmi).
Edhe kesaj rradhe, Eastwood nuk eshte ai qe kujton “gjithe dynjaja”.

*

Ashtu sikurse filmi i fundit i anglezit Ken Loach, edhe “Sully” eshte film mbi faktorin njerezor, rolin qe ai luan në fatin (destinin) e njeriut ne postmodernizem. Ken Loach, regjizor i angazhuar, ne filmin e tij te fundit duket se nuk sheh tjeter zgjidhje perveçse ta ‘dënojë’ me vdekje  heroin e tij, si destin te klases punetore perballe çhumanizimit teknologjik: nje zgjedhje e tille mund te duket si pranim fataliteti.
Ndofta. Dhe Loach eshte koshient per kete gje. Por ja qe kjo eshte zgjedhja e tij tek “Unë, Daniel Blake”: ti jape nje shuplake te forte spektatorit.

Clint Eastwood propozon nje tjeter zgjidhje: dialektiken e brendshme filmike te dyshimit : procedurave çhumanizuese te Komisionit hetimor te mbeshtetura në te dhenat informatike standarte (motori i majte ishte i afte te ripunonte), regjizori u imponon 35 sekondat shtese te kerkuara nga “Sully” (regjistrimi i bisedave provon drejtesine e vendimit te tij + heroizmi i tij diskret: piloti eshte i fundit fare qe leshon avjonin). Clint Eastwood shfrytezon pikerisht demagogjine (famen apo mburrjen) per te shtrydhur nga ajo bukurine e brishte te vendimarrjes, duke i bere kesisoj nje homazh te shkelqyer solidaritetit njerezor.

Ah mustaqet (kinozhenike) te Sully-t !

9.0

TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=mjKEXxO2KNE

 

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/28/208-sekonda-ose-faktori-njerezor-sipasclint-eastwood/

 

(vijon ne faqen 2)

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s