Zjarr në det, akull në ekran…

 

Faqja II

 

STALKER – Tet ’16
Pa shume lidhje, por jo edhe pa fare lidhje me filmin: https://vimeo.com/92225972

 

Albano-id – Tet ’16
eshte e habitshme cilesia e dobet, tashme prej vitesh, e filmave pjesemarres ne nje festival te njohur si ai i Berlinit.
para tre vitesh ne kete festival ne mos gaboj mori nje cmim edhe  falja e gjakut, tematike shqiptare

 

STALKER – Tet ’16
Berlini (festivali i tij) eshte njish për “filma ekzotike për publik europian”! I eshte kthyer në markë, se s’ka mundesi ndryshe. Ulje dhe ngritje kanë të gjithe festivalet (vitet e fundit psh Venecia ka qene goxha mire; Kana ka marrë ca huqe por qe padyshim me kalimin e kohe do i kalojne, sepse i ka të kohepaskohshme etj etj). Ndersa Berlini eshte abonuar me filmat ekzotike! E kuptoj qe “ka zene karar me to” (financiarisht, kuptohet!!)
por ka nje limit (OSE siç thosha me lart: semundje kalimtare kanë patur e kanë të gjithe festivalet, qofte dhe kino-ekzotizmin, por Berlinit kjo i eshte bere kronike !)
Gjynah…, shume gjynah në në fakt, sepse deri para 30 vitesh, Ariun e Arte e merrte “Veronica Voss” e Fassbinderit ose “Love Stream” e Cassavetes. Sot e marrin filma fashistoide si “Elite Squad”.

 

korriku – Tet ’16
Doku mbi Breson solli ndermend “Il Fiore delle Mille e Una note”dhe “Il Vangelo secondo Matteo”. Mendoj qe thjeshtesia e planeve filmike dhe e tregimit eshte e perbashket mes Bresson dhe Pasolini (me ata pak 2-3 tituj te secilit qe kam pare).
(weiner-dog shifet free me Prime amazon, ai tjetri jo)

 

STALKER – Tet ’16
Disa aktore i kanë patur të perbashketa, psh Anne Wiazemsky: dy rolet e para të saj, kur ishte 15 vjec: Zhan Darken dhe pastaj tek “Balthazar”, filma te Bressonit) e më pas tek Pasolini në 1968 “Teorema” (gjithe duke qene muza e më pas e shoqja e Godard)

 

korriku – Tet ’16

Bittersweet 2 x America:

“Wiener- Dog”, egzakt sic e ke thene!
Pelqeu goxha 1,3 dhe 4. Mbyllja e embel, duhet bere kujdes se mund te qash.
Danny de Vito, mendoj, ish nje zgjedhje qe i kish rene mu ne koke karakterit.
Pjesa e 1re, per t’u habitur, me kontraste te dhunes dhe te dashurise.. regjisor interesant, i hodha nje sy shpejt e shpejt, do ta kem parasysh me mire ne defterin tim …
‘Little men” te shohim nga java sepse shume shume pune keto dite.
Po ashtu edhe Sworn Virgin, nga java, flm. Albano.
(sidoqofte perfundova pashe The passion of Jean of Arc, te Dreyer, megjithate. Nje ngaterrese me Zhan d’Arc te Bresson)

 

STALKER – Tet ’16
Une kam qejf kapitullin e dyte, sepse dhe më njerezori: falë qenit, i rane puplat atij cunit tangerlliks dhe keshtu ra në dashuri (plani i fundit filmik janë dy duart e tyre të shtrenguara) me ish-shoqen e klases (me të cilen, në kontaktin e parë, u soll me shume arrogance)

 

STALKER – Tet ’16

korriku:
The passion of Jean of Arc, te Dreyer,

Nje nga 10 planet filmike më të hatashme të historise se kinemase !!

image

 

 

korriku – Tet ’16
si shpjegohet qe filma si ky, menjane gjenia e mjeshterise, jane aq qetesues, si nje terapi?! pa me te voglin egzagjerim

 

STALKER – Tet ’16
“Zhan Dark” i Dreyer ka meriten te jete i pari film-fytyre ne historine e kinemase: fytyra-portret i Zhan Darkes kthehet ne subjekt kryesor te vete filmit: pasioni (the passion) i saj. Gjithshka eshte ne fuksion te kesaj gjeje: stilizimi i kuadrove filmike, abstraksioni i dekoreve (me qellim qe te jene fytyrat-portrete qe triumfojne vizualisht), fuqia afektive e montazhit (gershetim i planeve filmike te vitimes me ato te xhelateve te saj) etj etj.
Te gjitha keto bere ne vitin… 1924!

jeanne-darc-comp.jpg

 

 

STALKER – Tet ’16
Dreyer eshte nga te paktit regjizore qe mund ti quash kineast-kinema. Në kuptimin: nese dikush ne jeten e tij do te shihte vetem filmat e tij, kjo do ishte e mjaftueshme qe personi ne fjale te kuptonte, ndjente, perjetonte artin kinematografik. Pra si te thuash, Dreyer eshte i vetmjaftueshem ( self-sufficient ??).
Kuptohet, problemi vjen me pas (ose me sakte, perpara) : eshte i pamundur realizimi i nje ekseprience te tille (“Shih vetem filmat e Dreyer dhe kaq”) pa kaluar paraprakisht nga nje faze kinofilike (ta quajme keshtu). Nje tjeter regjizor qe do e vija ne te njejten ‘kategori’ me te (kineast-kinema), ne mendimin tim do ishte Godard.
Por e perseris, jane shume te rralle te tillet.

….

 

Albano-id – Tet ’16
zjarrm ishte dhe black book i verhoeven, heroina kryesore e filmit sidomos.

 

STALKER – Tet ’16
Film i mirë!! Romanesk, por i bere me imazhe të verteta!
ps: më kujtohet qe mbyllja fare-fare (shkon në Izrael ajo, nese nuk gabohem) nuk më pelqeu. Por s’ka gje

 

Albano-id – Tet ’16
Dinamik, me pelqeu gershetimi i temes de mizorise se luftes me ate te dashurise e erotizmit(ndoshta kjo e ben te duket romanesk tip lufta dhe paqja), por nuk mund te mos asociohet epikja kur bie fjala mbi luften e dyte boterore. Menyra si e kap heroinen kryesore verhoeven gjithesesi eshte mjaft autentike, nga rolet me animaleske qe kam pare, ai i bjondes, me kujtoi paksa kim novak te vertigo.

 

Fund

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s