“Learning to love yourself / Is the greatest love of all”

Faqja II

Janar 26, 2017

korriku
pyetje per Toni Erdman (e pashe me titra), nuk te duket se ka disa mbyllje? fillon me kengen, pastaj naked party, me pas pajtimi me ‘papa’ ne park, dhe, mbyllja e filmit. Kjo e fundit s’para kuptova cfare ishte …
ps. pa titra ky film nuk quhet se e ke pare (vec po u quajt 20-30%shi)

 

STALKER
Pervec filmave pa ze, nuk ka si te kete filma “pa titra” qe te quhen te parë…
*
Mbyllja e “Toni Erdmann”, edhe pse ne dukje ‘skene banale’, eshte ndofta skena me e bukur e gjithe filmit ose me sakt, “mesazhi” i vertete i tij (edhe pse, në fakt, filmi nuk merr persiper të percjelle ndonje mesazh). Disa muaj më vone në Gjermani, ndodh varrimi i gjyshes së Winfried, heroines së filmit (pra I nenes së Tonit).
Nje rast I mirë për babain dhe vajzen për tu takuar. Ines eshte dorehequr nga puna e saj në Rumani, por duke kapur nje vendi tjeter pune akoma më prestigjioz, gjithmone jashte Gjermanise. Toni do qe te beje nje foto për të fiksuar kete moment “ra ky mort e u pame” dhe shkon të kerkoje nje aparat fotografik. Ines, e bija, e pret. E pret, dhe pastaj iken. Me sa duket, për të eshte vone…, momenti (kenaqesia për të bere nje foto bashke) kaloi.
Fund. Skena në fjale, e fundit fare në film, eshte në nje fare menyre nje rezymé e gjithe filmit : Sfera ekonomike (kapitalizmi) e ka mbyllur Ines-in në nje cikel menyre të të jetuari tmerresisht te vetkontrolluar. Përgjate dy oreve (99% e filmit) u desh grotesku i te jatit për ta frenuar (sadopak) kete cikel të cmendur. Për ta frenuar, ok, por vetem për “nje moment” (Ines edhe pse e la Rumanine, prap se prap gjeti nje tjeter vend pune, më
prestigjioz ok, por pa dyshim qe i ofron të njejten menyre jetese). Keshtu dhe skena e fundit. Ines desh të beje nje foto, por babai i saj u vonua.
U desh kapur momenti…

 

Albano-id
Edhe skena e marrdhenies fizike te ines me shokun rumun, qe ne fund nuk ndodh, aspak afektive si vete e jeta e saj ne nje mjedis si ai qe e rrethon, mjaft e perkore.

….

e vecova ate skene sepse gjermanka eshte specialiste, i qan. Per ta specifiku eshte skena ku i dashuri i saj, apo sex partner, egoist me nje patetizem qe te le pa fjale si vete sekuenca, pasi mbaron preliminaret i masturbon siper pa e zhveshur teresisht, pa kryer intercourse( sex without sex, pale love, do thosh zizeku),, aty me pat ardh realisht keq per ines si personazh dhe fillova ta kuptoj te atin e saj se perse e meshironte te bijen , sikurse ne vashden e skenave te filmit ku mungon pasioni dhe emocioni, i cili pershfaqet vetem ne skenen e kenges dhe ate te fundit.

 

Janar 27, 2017

STALKER
Kenga (e Whitney-t) eshte terapia e ‘momentit’ për Ines.
Për mua, i gjithe filmi eshte : carpe momentum. Dhe, duke qene se regjizorja nuk eshte as nga e kategorise së palaço-regjizoreve qe bejne moral permes filmave të tyre as nga e mediokreve qe bejne diskurs (dhe jo kinematografi), na le mundesine qe, nese ka nje “mesazh” për tu nenkuptuar, padyshim qe ai eshte : kape momentin, that’s already something! (pra filmi nuk eshte aq pesimist sa mund të lere të nenkuptoje skena e
fundit: fotografia e munguar).
ps: pa lidhje, por meqe më doli perpara (edhe pse kam nje pershypje se e ke parë tashme: “Vampyre” i Herzog ne tub (për mua, Drakula më I bukur në kinema, biles edhe se origjinali i gjithe origjinaleve: ai i Murneau). Puuuuuuure poetry

 

Janar 28, 2017

Albano-id
nje artikull interesant i guardian qe mund te lexohet per kete film

si dhe https://qz.com/896463/is-it-ok-to-punch-a-nazi-philosopher-slavoj-zizek-talks-richard-spencernazis-and-donald-trump/ nga zizhek, ku flet dhe pak mbi lalala-ne ne fund

 

korriku 
sh. te perbashketa artikulli i Toni Erdmann me review-ne

…Por qe nga ky moment, edhe spektatori fillon te dyshoje. Dhe te dyshosh eshte alfa e shikimit (atij kinematografik, kuptohet) : ”Toni Erdmann” nuk ofron zgjidhje, por shtron pyetje (ngre dyshime)….

…Filmi ne dukje eshte komedi, por ne fakt, nuk eshte absolutisht aspak i tille. I nje melankolie te pamatë, biles biles tragjik…

…Ne te vertete, “Toni Erdmann” i ka vlerat gjetiu, i ka tek menyra se si ndertohet pikerisht nepermjet hapesires midis shikimeve: shikimit te dashur por plot dyshime te nje babai per vajzen e tij te vetme, atij te nje biznesmeneje (Ines-it) nga maja e nje hoteli lluksoz, shikimit perbuzes te kolegeve te saj per Tonin etj..

 

Fund 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s