Midnight Banal (“Midnight Special” – film amerikan me regji te Jeff Nichols)

Image result for midnight special jeff nichols

“Midnight Special” – film Amerikan me regji te Jeff Nichols


Dikur, Hollywoodi arrinte te na ofronte nje kategori filmash qe shpesh quhen ”filma te medhej/te semurë” ( “grand films malades” ne frengjisht). Sipas François Truffaut, nje film i Madh/i semure eshte ai i nje regjizori te talentuar, por qe per nje arsye apo nje tjeter (skenar i veshtire per tu xhiruar, ndryshim i madh midis qellimeve regjizoriale dhe realizimit etj etj) deshton te jete nje film perfekt, nje ‘kryeveper’ -siç thuhet rendom. Por nese nje i tille, pra nje kryeveper, nuk eshte gjithmone pasionues, nje film i madh/i semure, në më te shumten e rasteve eshte i tille. Pra termi ne fjale nuk duhet konsideruar detyrimisht si term negativ. Perkundrazi! Biles jo rastesisht, shpesh filmat e-medhej/të-semure quhen ndryshe filma ‘kult’.

Sot Hollywoodi, me perjashtim te vellezerve Wachowski (regjizoret e Matrix-it, te cilet ndonjehere ende arrijne te bejne ndonje film te kesaj natyre: ndonjehere, por jo perhere), nuk arrin te na ofroje më te tille. Filmat e medhej hollywoodiane te sotem nuk jane më ’te semure’, por… te kastruar.

“Midnight Special” eshte i ketij lloji.

*

Tema e filmit eshte ajo e parashikuesit (ne sensin e falltarit) dhe atyre qe shikojne nepermjet tij.  Ne kete rast, ai eshte nje femi.

Problemi eshte se imagjinata vizuale e filmit eshte e nje varferie te tille sa më mire ai te quhej: Midnight BANAL. Nese tema e besimit (belief) ne nje film, ne princip, emocionon, tek “Midnight Special” ajo eshte e infektuar nga cinizmi. Rezultati eshte i meposhtmi: nje perzierje naive midis filmave te Spielbergut ( “ET”, “Close Encounters of the Third Kind” apo A.I. ) me “Abyss” te James Cameron-it dhe “Starman” te John Carpenter. Thjesht si riciklim. Tema e familjes, aq e dashur per kinematografine spielbergiane, tek “Midnight Special” eshte thjesht e ilustruar me motive konvencionale: ideja se femijet duhen lene te jetojne jeten e tyre xhiron pothuaj bosh në me te shumten e kohes.

*

Regjizori Jeff Nichols ka pas bere (në 2007) nje film, te parin fare, goxha te mire: “Shotgun stories”. Indipendent 100%. Pastaj, me ç’kuptoj, Nichols ka qene gjithe e më i tunduar per nga realizimi i filmave per kompanite hollywoodiane ( Take shelter  dhe Mud asnjeri nuk me pat pelqyer, ishin tentativa per te mikluar ato : shihni sa i talentuar jam!) . “Midnight Special” eshte kalimi definitiv i Jeff Nichols ne sistemin hollywoodian: filmi, qe ne pamje te pare mund te ishte nje meteor kinematografik i ngjashem me makinen qe ecen me 200km ne ore ne fillim te tij, rezulton ne fakt nje “exercise de style” i detyrueshem per kalimin definitiv te regjizorit nga produksioni indipendent në ate te studiove te medha (Warner Bros. eshte producenti kryesor i “Midnight Special” )

Jo faleminderit.

4.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=1zuQTmVCEn4

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s