Fati tarkovskian i Abbas Kiarostamit (1940-2016)

 

Mbreme ka mbyllur syte Abas Kiarostami, pa dyshim më i talentuari nder kineastet iranianë dhe nje nga më te medhenjt regjizorë te fundshekullit te XX. Nje portret te tij e kam shkruar dikur ketu, me deshiren e mire per ti bere homazh filmave te tij qe i kam patur e i kam aq fort per zemer e qe kane qene po aq iraniane sa dhe universalë.

Megjithate, ka patur diçka interesante ne krijimtarine e tij: sa here qe gazetaret e pyesnin “pse nuk vendoseni per te jetuar e punuar jashte Iranit“, Kiarostami pergjigjej ne menyre lakonike: “Asnjehere dhe askush nuk do te mund te me ndaloje te ushtroj profesionin tim“.

Qe prej fillimit te viteve 2000, filmat e fituesit te Palmes se Arte ne festivalin e filmit ne Kanë ne 1997 (me “Shijen e qershise” – The taste of cherry) nuk shfaqeshin më në Iran. Megjithate Kiarostami rezistonte, i bindur se duhej te xhironte atje ku kish lindur e ish rritur pra ne vendin qe i mundesonte lidhjen shpirterore dhe vizuale me traditen poetike dhe pikturale perse (traditë aq e ndjeshme dhe e prekshme ne filmat e tij!) : në Iran. Edhe kur vendosi te xhiroje nje film në Toskanën italiane ( The Certified Copy, 2009, variacion roselinian me francezen Juliette Binoche) apo ne Japonine e larget ( Like someone in love në 2011), vazhdoi te jetoje gjithmone ne Iran. Kronologjikisht, keta jane dhe dy filmat e tij te fundit, te cilet korespondojne (rastesi??) edhe me periudhen e présidences ultra-konservatore te Ahmadinexhadit dhe, edhe pse ndofta nuk jane filmat më të mirë te regjizorit, jane plotesisht te respektueshem: pra mund te thuhet se nga 14 metrazhe te gjate, Kiarostami vetem dy te fundit i realizoi jashte Iranit.

Kjo histori më kujtoi nje tjeter, ate te nje tjetri poet te kinemase, rusit Tarkovski, i cili, ne vitet e fundit te jetes dhe karrieres vendosi te jetoje ne Perendim, duke realizuar dy filmat e tij te fundit jasht Bashkimit Sovietik te kohes: “Nostalghia” në 1983 ne Itali dhe ”The Sacrifice” ne Suedi (ne 1986, me ndihmen e Ingmar Bergmanit: pak jave me vone, regjizori vdes).
Te dy filmat ne fjale, edhe pse artistikisht po aq ambicioze e virtuoze sa dhe 5 filmat e meparshem te Tarkovskit te xhiruar ne BRSS, prapë se prape nuk e kane magjine e tyre. Diçka ‘mungon’. Kerkimi i kesaj unaze qe mungon ne zinxhir, eshte biles dhe pika nevralgjike e “Nostalghia”-s : autoportreti i nje artisti te dashuruar me token e tij te lindjes dhe i gerryer nga melankolia e ndarjes midis Perendimit dhe Lindjes. Dramatizimi i kesaj dileme ishte biles ne qender edhe te filmave te tij fundit.

Edhe pse ne rrethana krejt te tjera, destini (fati) tarkovskian e ndoqi edhe iranianin Kiarostami: dy filmat e fundit te tij nuk kane magjine e te meparshmeve dhe, megjithe deshiren e tij te supozuar, ai nuk mundi te rixhiroje më në Iran.

Dje ai mbylli syte.


 

Kiarostami ishte poet. Në sensin figurativ dhe real te fjales. Poet nga nje vend ku poetikja eshte normë.
Iku keshtu nje nga me te medhenjte kineastë te kesaj bote, i cili mendonte se nje film nuk eshte veçse fillimi i nje rrugetimi qe perfundon ne shpirtin e spektatorit.
Por iku dhe nje humanist: lum kush ka pare e do shohe filmat e tij per ta kuptuar kete.

Il a illuminé ma vie, et il vient de s’éteindre.
Adieu Abbas.

(foto e melartme: La plus belle fin de toutes les fins de tous les films)

 

p.s: ne shenje homazhi per filmat e tij te mrekullueshem, voilà nje fotogramë e disave prej tyre. Sipas rradhes: Close-Up (1990),  Taste of Cherry (1997), Where is My Friend’s House? (1987), Life and Nothing More… (1991), The Wind Will Carry Us (1999), Under the Olive Trees (1994), Ten (2002)

***

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s