Horror porno-chic (ose: kush bën poza më të bukura)

Image result for the neon demon

  “The Neon Demon” – film amerikan me regji te danezit Nicolas Winding Refn


Ne nje moment te filmit, nje fotomodele vizaton nje kryq me buzekuq mbi nje pasqyre. Pastaj i bie per se dyti (me po të njejtin buzekuq) shenjave qe sapo ka lene.
Mu kujtua kjo skene, sepse e tille eshte dhe mizaskena (pra dhe vetë filmi) qe propozon regjizori : perseritese, insistuese, panevojshmerisht insistuese. Deri ne dhimbje. Terror vizual e sonor qe gerthet: shifmeni, shifmeni, plasini syte.

*

ICYMI, Elle Fanning Is A Model ‘Black Swan’ In ‘The Neon Demon’ Trailer


Historia : jetimja bukuroshe 16 vjeçarja Jesse (e cila sapo ka mberritur ne Los Angeles dhe pozon per fotografin amator Dean) terheq vemendjen e Ruby-t, grimores, e cila e fton ate ne nje feste foto-modelesh (pergjate se ciles ajo bie akoma edhe më në sy). Te nesermen, Jesse punesohet menjehere nga nje agjensi mode.
Ngjitja e menjehershme e shkalleve te hierarkise provokon rreth saj nje xhelozi te papare.
Nuk po them më teper.

*

Nga Refn (regjizor danez, por i kthyer tashmë ne kineast internacinalist) kam pare dhe filma te tjere, dy prej tyre i kam komentuar tashme ne kete blog : anglezin Bronson“  dhe amerikanin Drive

Kesaj rradhe, me pretekstin se filmon mjedisin ultra-siperfaqesor te modes (xhelozite, obsesionet per trupin, seksin etj etj te atij mjedisi), regjizori kap majat me te larta te formalizmit, duke na flakur surratit metafora me demek te vrazhda, te nenvizuara (estetikisht dhe vizualisht) deri ne dhimbje. Cliff Martinez ulerin pergjate gjithe ”The Neon Demon” (si ilustrim sonor i imazheve flashy) dhe kaq.

Kisha vite pa pare nje film kaq budallë. Bronson ishte pak a shume i tille por te pakten filmi te krijonte pershtypjen se regjizori ishte marifetçi, ne kuptimin e zanatçiut qe di te qullosë mire a keq nje pune. Kesaj rradhe, gjithshka eshte ‘e sheshtë’, debile (çikave u bie te fiket në nje sfond plot me lule, manekinet jane xheloze deri ne dhimbje, bosat-rrobaqepes jane qelbesira te verteta, rojet e nates se hoteleve jane perversa te paparë, fotomodelet shohin ne endrra skena te pergjakura, lezbiket jane te trishtuara e fatkeqe, etj etj ). Cliché & cliché & cliché. Asnje ide kinematografike, veçse imazhe konvencionale e stereotipe erotiko-horrori.

Problemi eshte se nje film si ky i Refn por dhe i disa kineasteve te tjere (si psh ata te meksikanit Inarritu (The Revenant) apo italianit Sorrentino), te konsideruar ne fillimet e tyre si filma exceptional (te jashtezakonshem, me demek), pak e nga pak po kthehen në normën (idiote) te kinemase (pseudo)autoriale te shekullit te XXI.

Misère, misère!

2.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=cipOTUO0CmU

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s