“The Revenant” (ose: Gjuetari i Hiçit)

Historia e “The revenant”, shume te oscarizuarit film te regjizorit meksikan Alejandro González Inarritu me aktor kryesor Di Caprion (më në fund te oscarizuar) bazohet mbi atë të nje romani po ashtu te frymezuar nga historia e vertete e gjuetarit amerikan Hugh Glass i cili, para dy shekujsh, pra ne vitin e larget 1820 nis hakmarrjen ndaj atyre qe e braktisen duke e e menduar te vdekur, pasi sulmohet ne pyll nga nje arushë.

Ekziston edhe nje tjeter film bazuar mbi te njejten ngjarje : “Man in the Wilderness” (1971) por as Inarritu dhe as producentet e “The revenant” nuk e citojne si referencë. Megjithate, as ky nuk eshte problemi.

Problemi vjen me pas, pra kur fillon filmi. I cili pothuaj nuk ka te beje fare me atë që e quajme konsensualisht kinematografi. Në ‘teori’ (pra thene me llafe) filmi don te shitet si historia e nje personazhi krishteror pergjate nje rrugetimi (quest) mistik. Ndersa në ’praktikë’, pra në imazh e në zë, filmi eshte nje hiç i madh qe sillet rreth vetes dhe luhatet pergjate 2 oreve e gjysem midis  plagjiaturës (Tarkovski, Klimov -sidomos nepermjet Come & see ) gjithe duke u hequr sikur nuk eshte i tille, dhe emfazës (theksimeve retorike) komplet bosh.

Thene troç: më teper se me nje film, “The revenant” ngjan me një showreel te Di Caprio-s, me te vetmin objektiv ate te fitimit te çmimit Oscar.
Objektiv i arritur.

Qarkulloni, s’ka asgje per të parë.

ps 1: qe kinemaja, historikisht ka bere per vete regjizorë ambicioze me ego-ariu, kjo dihet: ne rastin më te mire rezultati ka qene: Von Stroheim, Orson Welles, Michael Cimino, Leos Carax, James Cameron. Ne rastin më te keq quhet Inarritu: i gjori, ka kujtuar se mjafton te xhirosh nje film ne mes te bores kur ben -40°C dhe behesh automatikisht gjenial si Herzog

ps 2: kulmi i karagjozllekut jane momentet kur, qofte dhe per aksionin më te vogel ne film, regjizori na paralajmeron me nje muzike te shpifur qe duket se i thote spektatorit: ej, kujdes, tani do ndodhe diçka !

 

0.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=QRfj1VCg16Y

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s