Pas “Metabolizmit” (2013), regjizori i te famshmit “Ka ndodh a nuk ka ndodh” sjell kesaj here ne ekran nje histori nuk ka ku te shkoje më të thjeshte:
Jemi ne Bukuresht, duhet te jete viti 2010 (sepse evokohet kriza financiare). Costi (Kosta, ne shqip) eshte nje babà i ri model: çdo mbremje, Kosta i lexon te birit 6 vjeçar aventurat e Robin Hudit perpara se te flerë.
Në njeren prej ketyre mbremjeve, Adriani, komshiu i tij i troket ne dere e i kerkon 800 € borxh, shumë qe Kosta nuk e ka. Por komshiu insiston dhe i ben te ditur se nje thesar i vjeter duhet te jete fshehur ne oborrin e shtepise se prinderve te tij (tashme te vdekur) në fshat, ne vitete e para kur komunistet moren poshtetin dhe, nese Kosta gjen 800 €, ata mund te marrin me qerà nje detektor metali dhe keshtu te mund te kerkojne thesarin ne fjale. Te cilin sigurisht qe do e ndajne bashke, nese Kosta bashkepunon ne kete meselé me komshiun e tij.
Ne fillim pak skeptik, Kosta pranon. Filmi rrefen aventuren per gjetjen e thesarit (Comoara, ne rumanisht) të fshehur thellë nën tokë.
Kjo eshte intriga ne dukje dhe sigurisht qe filmi del ‘gjetiu’ (pra tejkalon intrigen, e cila ne vlere absolute, eshte thjesht nje pretekst), gjithe duke respektuar linjen e suspansit te gjetjes se thesarit. Në dukje tmerresisht i thjeshte (permes nje forme minimaliste + humorit tragjikomik ose dhe me sakt permes satires se holle burleske), filmi ne fjale mund te shihet si:
- nje parabole e shkelqyer e Rumanise aktuale: nepermjet “historise se vogel”, filmi vë nje gur ne ngrehinen e “historise se madhe” te atij vendi.
- Gjithe duke propozuar nje narracion qe ne shikim te pare nuk do mund ta kalonte nivelin e nje fabule trishtueshmerisht Beckettiane, regjizori arrin ta fshehe goxha mire qellimin e tij. Ne aparence, Corneliu Porumboiu duket sikur i intereson thjesht historia e thesarit, por historia ne fakt eshte nje parabole e shkelqyer mbi utopine (Life is life !) dhe mbi transmetimin (ne sensin e trashegimit, ose fiks siç thuhet ne shqip: “te trashegohesh” )
- filmi mund te shihet gjithashtu si nje alkimi burleske e absurde qe trasformon balten e historise në… flori (dhe ç’flori se: nje thesar ironikisht politik! )
- si historia e nje femije, i cili, kur te behet babà, nje mbremje mund t’ja rrefeje pikerisht historine e babait te tij (pra te thesarit) te birit (pra nipit)
Corneliu, ne mos me i talentuari nga regjizoret e rinj te “Vales se re rumune“, eshte padyshim më trazovaçi. Qe do the thote, dhe më kurajozi: nuk duhet te jete rastesi as Cmimi i Jurise per filmin e tij ne kategorine “Un certain regard” (ne festivalin e fundit te filmit ne Kanë).
Gjithsesi, “Thesarin” nuk do e harroj qofte dhe per nje “detaj” te vogel, ate te ‘credits’ ne fund te tij : nje nga me te bukurit (ne mos me i bukuri!) qe mund te kem pare deri me sot! Nje film 5 minutesh brenda filmit 90 minutesh!
9.0
TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=d56mX1P6p2U