HHH

“THE ASSASSIN” – film tajvanez me regji te Hou Hsiao-hsien


Ashtu siç mund te flitet per nje rreth të ngushtë kineastesh aktualë (qe kane shënjuar me talentin dhe integritetin e tyre artistik keto 20 vitet fundit), ashtu edhe mund te flitet per ata kane shënjuar 20 vitet e fundit te shekullit qe shkoi (vitet ‘80-’90) : pra, per iranianin Abas Kiarostami, italianin Nanni Moretti, francezin Philippe Garrel, rusin Alexandr Sokurov apo dhe amerikanin David Lynch. Pikerisht, në kete rreth te ngushte i do bërë padyshim nje vend edhe tajvanezit Hou Hsiao-hsien, kapobandës së “Valës se re” tajvaneze te viteve ‘80.

HHH e meriton realisht kete ‘etiketim’ sepse sikurse edhe francezi Godard i “Valës se Re franceze” të viteve ’50, edhe Hou, ne adoleshencen e tij nuk ishte veçse nje ’vagabond’ qe kalonte kohen duke pare nga 4 filma ne dite ne kinemane e lagjes, e duke lexuar nga 4 romane ne jave.
Ne fillim te viteve ‘80, ne krye te “Vales se re” te kineasteve tajvaneze, kinofili Hou ju fut vetë realizimit te filmave me metrazh te gjate. Dhe midis periudhes 1980-2005 realizoi rreth 17 filma, stili i te cileve shquhet mbi te gjitha per menyren e terthorte te trajtimit te ngjarjes si dhe ate te kompozimit te tyre formal permes ’long take’ tejet tejet te gjatë (e ku kamera leviz më teper se ngadale, gjithe duke ndjekur ’koreografine’ komplekse te aktoreve ne funksion te hapsires).

Nder filmat me te shkelqyer te tij (ne fakt, ata te gjithe kane qene te mrekulleshem!) do citoja : “Flowers of Shanghai”, Three Times, “Millennium Mambo”.

*

Kishin kaluar pothuaj 10 vjet qe HHH nuk kish bere nje film te ri; “The Assassin” u prezantua vjet ne festivalin e filmit në Kanë (prej nga u kthye me Cmimin e Mizaskenes – regjizori me i mire, thene ndryshe). Keshtu qe kurioziteti ishte i madh per ta parë.

Kesaj rradhe, Hou ka provuar nje zhaner krejt te ndryshem (nga ata te meparshmit e tij) dhe fort fort te veçante: zhanrin wuxia, filma historikë mesjetarë kinezë me shpata. ”The Assassin” i vendos ngjarjet ne shek 9, ne zemer te dinastise Tang.

Qasja ndaj nje zhanri te tille nga ana e HHH eshte krejt e ndryshme nga ajo qe kemi pare deri tani (qe nga filmi-referencë “A Touch of Zen” i 1970 e deri tek filmat e fundit te hongkongezit  Tsui Hark (i famshmi Seven Swords etj etj). Hou ne filmin e tij perzien intimen me “historine me shpata” : duelet luftarake jane tabllo te gjalla koreografike te cilat nderhyjne krejt papritur në mes te nje ‘oqeani’ intrigash intime, hakmarrjesh dhe dashurish të tradhëtuara, te gjitha keto në interieret e Pallateve imperiale te kohes. Vizualisht, gjithshka shfaqet permes teknikes chiaroscuro me te njejten fuqi artistike te nje tabloje te Karavaxhios. Dhe pa harruar bukurine magjepsese te aktores Shu Qi, muzës se regjizorit.

Megjithate, une nuk hyra dot ne film. I mesuar me filmat e HHH jam, pra nuk besoj se halli qendron ketu. Per mendimin tim,  problemi (nese ka nje te tille) ka te beje me ‘martesën’ qe propozon Hou: atë te intimes me legjendaren (luftes me shpata). Magjia e kesaj ‘martese’, per syte e mi nuk funksionon. Sigurisht, filmi plastikisht eshte i nje mrekullie vizuale te rrallë, por ja qe femija e dalë nga kjo martese eshte me se shumti nje monster e bukur se sa nje “qenie e gjallë” E GJALLE.

Gjynah per mua qe e prisja me kaq deshire…

Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=CKFtNsQ78oI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s