H e madhe e shtypit h e vogel e shtypit : simetria (dmth humanizmi) – “Bridge of Spies” – film amerikan me regji te Steven Spielberg

 

Ku e lame me Spielbergun? E kemi lene para dy vjetesh me “Linkolnin“, film i cili gjithe duke trajtuar nje histori te Amerikes se shek. XIX, ndryshe nga “Djangoja” i Tarantinos, linte shijen e mungeses se ‘dimensionit’ aktual. Por dhe na bente te mendoheshim nese filmi i tij ishte, dashur padashur, provë reale e akademiz(i)mit te demokracise.

 

Kesaj rradhe, Spielberg merret prap me historine e Amerikes. Pak e çuditshme sepse tradicionalisht, per arsye financimi, Spielberg gjithmone luan tek a çift : pasi ben nje blockbuster me teme imagjinare (pikerisht, me disa prej tyre dhe ka shkelqyer!), realizon nje film historik, tek te cilet zakonisht shpalsos naivitetin e tij te pashoq (nje naivitet qe kap deri dhe kufijte e te pamoralshmes si per shembull tek “Lista e Shindlerit” ne te cilin, qe te hysh ne film, je i detyruar te indentifikohesh me heroin kryesor, pra me nje ‘nazist te mirë’ : i mire i mire por qe gjithsesi nazist).

Megjithate, perpara “Lincolnit” (2013) ka qene edhe War Horse (2012), per te cilin kam shkruar se

“…deri me sot, i kisha pare filmat e Spielbergut te ndare keshtu: ne njerin grup, ata ku interesi komercial dhe sfida teknike jane me te rendesishme sesa frymezimi artistik, dhe ne grupin tjeter, ata (më te paket ne numer) ku kjo e dyta trimufon mbi te parin. Tek grupi i pare futen shumica e filmave te tij, ku dinosaurët, peshkaqenet apo arkeologjia ‘glamour’ kthehen ne merkantilizem kitsch dhe ne argetim banal; dhe tek i dyti, jane po ata filma me tematike imagjinare, por qe ne thelb, jane tragjikë, dhe pikerisht ne to, Spielbergu thote disa gjera interesante e autentike.
Po “War Horse”, ku do te futej ?
Pikerisht, ky film sikur i prish disi keto grupe! Pa dyshim, se pari duhet pranuar se filmi eshte naiv (dhe naiviteti, nuk duhet pare domosdoshmerisht si difekt !). Fundja, siç thashe dhe me lart, ky do te ishte dhe tipari kryesor i regjizorit ne fjale, naiviteti (ashtu sikurse modestia do te ishte tipari kryesor i Clint Eastwod-it)
“.

“Bridge of Spies” eshte edhe ky historik (filmi trajton temen e kembimit te agjenteve midis SHBA-se dhe BRSS-se ne fillimin e viteve ‘60,ne Berlinin e ndare te asaj kohe) dhe eshte po aq prove e dy lloj venave ne te cilat rrejdh gjaku Spielbergian: ne njeren, ai i nje lloj arti akademik (pompierizëm, më sakt) qe ka diçka prej edifying (imponuese, akademikeje) dhe ne tjetren, ai i nje arti më intim, më personal , më profan e naiv (ne kuptimin me te mire te kesaj fjale), më fordian (tek filmat e John Ford, Historia me H te madhe fshihte gjithmone nje histori me h te vogel, nje histori intime shume here me interesante se e para). Pikerisht, kjo e dyta eshte interesante edhe tek “Bridge of Spies”, po aq sa ishte edhe tek “Lincolni” (nepermjet jetes private te presidentit te asokohshem amerikan).

Kesaj rradhe ajo arrihet nepermjet fytyres prej bretkoce (gati-gati prej budallai) te Tom Hanks. Dhe ashtu sikurse me “Lincolnin”, edhe ne kete rast, nje strategji e fshehte (historia me h te vogel) funksionon ‘par excellence’ : heroizmi i James Donovan-it, avokatit te rendomte ne Brooklyn, i cili ka ne mendje vetem nje gje: “this is my job”. Pra, arbitraritetit te Historise me H te madhe ( “nje agjent i huaj eshte e pamoralshme te mbrohet juridikisht” ), i kundervihet “une bej punen time” ! Ose thene ndryshe :  refuzimi i afeksioneve (ndjenjave) nepermjet kostumit dopjopet te avokatit transformohet, “paradoksalisht”, ne provë te humnaizmit te tij : edhe agjenti, edhe avokati, “bejne punen e tyre” ! Më fordiane nuk ka ku te shkoje !!

 

Image result for bridge of spies


I gjithe filmi eshte i ngritur mbi kete simetri, gje qe i lejon Spielbergut te integroje shikimin e Tjetrit.  Kjo simetri, kjo pasqyre intime qe i kundervihet Historise (asaj me H te madhe),  krijon jo vetem personazhe ‘common man’, por hap “shtigje” te reja ne shikimin e filmit, duke mundesuar interpretimin e tij sa tragjik, aq edhe derisory. Fundja, skena e pare me te cilen hapet “Ura e spiuneve” a nuk eshte ajo e pikturimit te nje autoportreti nga ana e anglezit Rudolf Abel (luajtur ne menyre magjistrale nga Mark Rylance), spiunit sovjetik ne New York?

 

7.9

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=mBBuzHrZBro

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s