“Auchwitz, like you have never seen it” (Son of Saul – film hungarez me regji te László Nemes)

Në festivalin e Kanës se ketij viti ‘zhurmen’ me te madhe e beri “Son of Saul” i cili fitoi edhe Grand Prix (ose çmimin e dyte, ne shqip). Për László Nemes, regjizorin hungarez, ky ishte filmi i tij i pare fare keshtu qe, te kthehesh nga Kampionati Boteror i Filmit me çmimin e dyte, që në pjesemarrjen e parë në të, nuk eshte pak! (vetem Tarantino e ka fitu Kupen e Botes që me goditjen e parë!).

***

Historia eshte e meposhtmja :

Filmi rrefen dy dite nga jeta e Saul Ausländer, hebré hungarez i internuar ne kampin e Aushvicit ne tetor te vitit 1944 : i detyruar te punoje si Sonderkommando (grupe te burgosurish te ndare veçmas nga pjesa tjeter e te internuarve dhe qe perdoreshin si krah pune ne furrat -krematoriumet- e kampit, gjithe duke pritur ekzekutimin e tyre nga çasti ne çast), nje dite, Saul-it i duket se rinjeh kufomen e femijes se tij te vdekur. Qe nga ai moment, Saul merr vendimin ta shpetoje atë nga djegia dhe vendos kontakt me nje rabin (me qellim varrosjen e kufomes sipas riteve hebraike, pra mbajtjen e nje ‘kaddich’-i, lutjeje hebraike). Eshte mese evidente qe ai nuk eshte femija e tij por me sa duket, Saul ka moralisht nevoje per nje te tille, nje menyre per te lare disi mekatet qe eshte i detyruar te beje nga nazistet.

***

Kaq eshte historia e filmit. I ndergjegjshem per veshtiresine dhe pergjegjesine (mbi te gjitha morale) qe paraqet reprezentimi (fiksioni) i Holokaustit ne kinema, regjizori ka zgjedhur nje rruge sa te zgjuar (ne dukje) por po aq edhe hipokrite (ne fakt). Te zgjuar, sepse filmi me te drejte eviton  pikeshikimin e vizitorit qe vjen nga jasht kampit dhe qe shqyen syte perballe barbarise (filmi me te drejte eviton fenomenin “Lista e Shindlerit” ) ose te pseudo-gallates me kampet e perqendrimit ( “La vita e bella” e Benignit). Por nga ana tjeter, hipokrit, sepse gjithe duke u perpjekur te na binde se i intereson vetem personazhi kryesor i tij, regjizori ben sikur kalon ne plan te dyte realitetin e Aushvicit (imazhe enkas te turbullta  te skenave makabre, soundtrack terrorizues me zhurma te shumefishuara me 10, tym, flake, hi etj etj, fiks si ne kete extract) por qe, in fine, i ofrojne spektatorit nje Aushvic “like you have never seen it” ! (njesoj si mesazhi i nje spoti publiçitar).

Duket sikur Laszlo Nemes ka menduar se ka gjetur pikeshikimin më te mire te mundshem (regjistrimin e asaj qe eshte e mundshme te filmohet duke evituar te pafilmueshmen, makabren : per shembull, skena e pare eshte rrugetimi drejt dhomes se gazit, por kamera ndalet fiks para dyerve te dhomes : cut!), ose filmimin pothuaj vetem nga shume shume after te heroit kryesor.
E megjithate, rezultati eshte krejt e kunderta: pergjate gati dy oreve, spektatori “zere se eshte” ne Aushvic!

Auschvitz embedded.

Auschwitz, like you have never seen it!

Kjo quhet hilé. Koshient per fuqine e reprezentimit (fiksionit) ne kinematografi, ndjehet derrçe deshira e regjizorit per ti mundesuar spektatorit perjetimin e eksperiences (ne sensin e eksperiences qe perjetojme gjate nje loje video), gjithe duke bere sikur eviton horrorin e kampit te perqendrimit (dhe me kete rast, ti shpetoje kritikes se atyre qe mund ta akuzojne per spektakel makaber). E megjithate, rezultati eshte nje Aushvic i reklamizuar : a nuk eshte qellimi i reklamave “to live an experience of…” ?? Njesoj dhe me “Son of Saul” !

***

E gjitha kjo mund te permblidhet edhe keshtu : shikoni ne youtube With a Little Patience, nje film 10 minutesh, metrazhi i pare i shkurter i ketij regjizori realizuar ne vitin 2007. “Son of Saul” eshte fiks ‘i njejti film‘, e njejta gje, i njejti koncept per kinematograine (i vetmi ndryshim eshte fakti qe ai zgjat 2 ore si dhe historia e kufomes se femijes).

Shiheni “With a little patience”. Nese ju pelqen, mund te shihni ndonje dite “Son of Saul”.
Nese jo, zere se e keni parë

 

4.0

ps: me siguri, ky film do fitoje Oscar si filmi me i mire ne gjuhe te huaj ne shkurt te 2016

trailer https://www.youtube.com/watch?v=3wMzPztPavs

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s