Vergine giurata? Po. Burrnesha? Jo…

“Tirana International Film Festival” (TIFF) ka çelur pardje edicionin e tij te 13-të me premierën e filmit italo-shqiptar “Vergine Giurata” (Burrnesha) me regji të Laura Bispuri-t e qe shfaqet aktualisht edhe ne France).
Them ‘italo-shqiptar’ sepse, ne Europe, nje film merr automatikisht nenshtetesine e producenteve te tij dhe jo te gjuhes qe flitet në të. Duke qene pjeserisht i financuar nga QKK-ja (Qendra Kombetare e Kinematografise), filmi me te drejte mund te quhet edhe shqiptar.
I mbështetur në romanin “Hana” te shkrimtares shqiptare Elvira Dones, “Vergine giurata” flet për Hana Dodën (Markun) (i) e cila i bindet ligjit të vjetër të Kanunit qe u jep grave mundësinë për të jetuar të lira si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë së përjetshme.

Pergjate gjithe shtrirjes se tij, filmi alternon momente te jetes se Hanes ne Itali (ku ajo vendos te shkoje tek motra e saj emigrante) me kujtimet e saj nga femijeria dhe adoleshenca ne Malesine e Bjeshkeve te Nemura. Raportet midis jetes ne Itali me ate ne Shqiperi jane aty tek 70 me 30%, ne favor te se pares.

*

Filmi i ka te gjitha karakteristikat e filmave-autor (thene kjo jo si kritike, pra jo si ‘etiketë’ apo ’stampë’ ) por si cilësi : “Burrnesha” eshte i ngritur mbi mizaskene te thjeshte, pa maniera e poza dhe pothuaj pa asnje note muzike. Nga kjo ane, s’ke çi thua.

Megjithate, filmi per syte e mi nuk funksionon, pra ka nje problem te madh dhe ai, gjithmone per mendimin tim, vjen nga zgjedhja qe ka bere regjizorja persa i perket shperndarjes se roleve.

Duhet thene qe ne fillim se tek “Burrnesha” nuk ka as edhe nje skene te vetme ku nuk shfaqet Hana (Marku), pra heroina kryesore. Kjo gje, dashur pa dashur e ben Hanen ‘elementin’ deciziv te filmit qe mban pothuaj 100% te peshes se tij (ne nje film, peshen kinematografike nuk e mban detyrimisht nje personazh, ose disa personazhe : tek “2001, a Space Odyssey” i Kubrickut, ate e mban montazhi dhe muzika, ndersa ne ato te Godard, pothuaj vetem montazhi). Keshtu qe Hanës (Markut), jo vetem i ka rene barra me te rende ne film, por e mban ate pothuaj te gjithin vetem.

Regjizorja e re Laura Bispuri (ky eshte filmi i saj i pare) duhet te kete qene koshiente per nje gje te tille dhe duhet te jete menduar më shume se nje here kur ka vendosur shperndarjen e roleve. Megjithate, zgjedhja qe ajo ka bere eshte : roli i Hanes (Markut) i eshte  besuar nje prej aktoreve te reja italiane me te suksesshme te ketyre viteve te fundit, Alba Rohrwacher (foto poshte). Thene ndryshe, Hanën ja ka besuar nje aktoreje tashme te sprovuar profesioniste italiane (midis te tjerash, fituese edhe e kupes Volpi si aktorja me e mire ne festivalin e filmit ne Venecia, ne 2014).

Ne princip, deri ketu nuk ka asgje te keqe. Per me teper qe italiania Alba Rohrwacher ‘aktron’ shume mire kur luan rolin e Hanës.
Sepse :

  • ka mesuar te flase shume mire shqip, biles edhe dialektin verior
  • eshte plotesisht bindese kur sillet “si çun” (edhe pse eshte vajze)
  • loja e saj eshte e përkorë e pa ekzagjerime (per te thene nje te vertete, ajo luan mbi te gjitha me sy, gje qe nuk eshte pak)
  • etj etj etj

E megjithate, Alba Rohrwaacher… nuk eshte Hana!

Si shpjegohet ??

Une mendoj se, duke qene se heroina kryesore (te ciles edhe i dedikohet filmi) perfaqeson nje fenomen me teper se te veçante, per nje aktore shqiptare do te ishte po aq i veshtire ‘interpretimi’ (aktrimi) i nje personazhi te tille sa edhe per nje italiane. Transformimi i nje aktori (aktoreje) ne nje personazh qe ka ekzistuar vertet eshte nje debat i vjeter, tipik hollywoodian per filmat-biografike (kujtoni Robert De Niron kur ju desh te shtonte 30kg ne peshe, per 4 muaj, per te interpretuar boksierin e famshem Jake LaMotta tek “Raging Bull” i Scorseses, e dhjtra e dhjetra biopikë te tjer). Por : kodet e blockbuster-ave amerikane jane krejt te tjere nga ata te filmave-autor ! (kritere qe i permenda jo rastesisht ne fillim te kesaj kritike) Keshtu qe i bie qe regjizorja te kete realizuar nje film-autor (i prezantuar ne jo pak festivale europiane filmi, si psh ne ate te Berlinit, vjet) gjithe duke bere nje perzgjedhje tipike hollywoodiane (nje yll i kinemase italiane luan rolin e nje burrneshe te bjeshkeve shqiptare). Pikerisht, nje kontradikte e tille duhet te jete shkaku kryesor qe ben qe per syte e mi filmi te mos funksionoje. Ose akoma me thjesht : Alba nuk eshte Hana, Alba mund te jete nje “Vergine giurata”, por jo nje Burrneshë.

Ka plot elemente qe konfirmojne kete qe them, por ‘prova’ me e pakundershtueshme eshte loja e shkelqyer Flonja Kodhelit, nje aktoreje shqiptaro-belge ne rolin dytesor te Liles, motres se Hanes (ne foto, majtas). Teresisht bindese ne lojen e saj, Flonja eshte Lila : aq e shkelqyer eshte loja e saj sa ajo arrin ta shpetoje edhe krejt filmin nga nje katastrofe totale nepermjet skenese se fundit te tij, qe eshte padyshim edhe me e mira (dhe me e verteta!) e gjithe filmit.
*

Per ta mbyllur : zgjidhja me e mire do te ishte berja e nje dokumentari per burrneshat, ose qofte dhe vetem njeren prej tyre. Por nje gje e tille kerkon vertet shume pune dhe djersë (do te duhej patejeter qe regjizorja te kalonte te pakten 2-3 vite prane tyre, per te mundur ti filmonte ato ne tere vertetesine e tyre). Nderkohe qe, Laura Bispuri ka bere nje film i cili, edhe pse eviton ekzotizimin e temes dhe servirjen e tij per nje publik te llastuar europian, prap se prap, ne thelb, nuk ndryshon aspak nga ajo e biopikeve hollywoodiane te ngritur vetem e vetem mbi performancen e aktorit-yll.

 

5.0

trailerhttps://www.youtube.com/watch?v=XZoa9AMaFrE

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s