Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë ? (”Sangue del mio sangue” – film italian me regji te Marco Bellocchio)

 

Tani qe 45 vjeçari Sorrentino ka pushtuar pothuaj te gjithe hapsiren mediatike, kulturore (e me siguri edhe financiare) te kinemase autoriale italiane (dhe rezultati eshte nje zero me xhufke), na mbetet te shohim filmat e 75 vjeçarit Marco Bellocchio te cilet sherbejne njekohesisht edhe si prove suplemenare qe konfirmojne se kinematografia e mire jo vetem qe nuk eshte pune zhanri, po nuk eshte as pune moshe.

Me Bellocchio-n jemi pare per here te fundit ne prill te 2013-s me ”Bukuroshen e fjetur”, pra me Bella addormentata. Me kish pelqyer shume ai film (fundja Bellocchio eshte i vetmi regjizor italian, filmat e te cilit i shoh me qejf (per mendimin tim, edhe Moretti eshte ‘kapitull i mbyllur’, edhe pse thuhet se “Mia Madre”, filmi i tij i ri, eshte rikthim i Morettit te dikurshem – amen !!).

Pra per fat timin, Bellocchio ka bere nje te ri, pasionues, nganjehere abstrakt, nganjehere paradoksal : fundja si gjithe filmat e tij. Dhe po aq i luhatur midis intimes dhe kolektives, midis individit dhe grupit.

Por edhe vete historia e “sangue del mio sangue” eshte po aq e luhatur, eshte po aq e ndare me dysh. Marksi qe thosh se ngjarjet e medha ndodhin dy here (nje here si tragjedi dhe nje here te dyte si farse) nuk duhet ta kete patur edhe aq keq: filmi i Bellocchios, edhe pse ndofta vete regjizorit as qe i ka shkuar ndermend ky konstatim i filozofit gjerman, e konformon jo pak nje gje te tille: filmi eshte i ndare “më dysh” (edhe pse gjerat jane më të komplikuara se kaq), dhe ngjarjet ndodhin ne te njejtin vend gjeografik, por me diference kohe prej shume shekujsh. Nga ana tjeter, edhe vete kete paralele, regjizori e heq disi (qellimshem!) artificialisht.

Konkretisht:  historia e pare ndodh ne shek. XVII, ne nje fshat te Emilia-Romagna-s. Federico Mai rikthehet ne manastirin e Bobbios ne perpjekje per te rehabilituar kujtimin e vellait te tij te vetevrare, pak pasi kish rene ne dashuri me njeren prej motrave te manastirit. E akuzuar si magjistrice, motra i kalon me sukses provat (permes te cilave do te mund te verifikohej nese ajo kish bere pakt me djallin). Jo, asnje pakt. Perkundrazi.

Historia e dyte (qe sigurisht, perceptohet si farse), zhvillohet ne te njejten zone, por pas disa shekujsh. Jemi biles ne ditet tona. Nje inspektor financash mberrin ne nje qyteze ku manastiri i vjeter eshte krejt i braktisur (pasi ka sherbyer per vite te tera si burg). Inspektori shoqerohet nga nje miljarder rus qe don te bleje burgun e braktisur (pra ish-manastirin), ne interier te te cilit banon paradoksalisht nje personazh disi i cuditshem, nje Kont qe del nga banesa e tij veçse naten. Nje “vampir” modern i shek XXI.
*

Perballja e dy historive eshte sa tematike aq edhe stilistike. Nese pjesa e pare percillet permes nje klasicizmi marramendes, e dyta percillet qellimshem nepermjet nje far’ komedie, biles gati permes groteskes. Por jo tamam. Pikerisht ky dualizim, ky heteroklizem perben forcen e “Sangue del mio sangue” (edhe pse duhet pranuar qe ai eshte thike me dy presa, pasi ne disa raste ja zbeh fuqine: filmi ka momente gjeniale, sikurse ka momente qe lene per te deshiruar). Ma è proprio così me filmat e Bellocchio-s : ekziston per fat nje rrace regjizoresh qe mendojne se kush nuk rrezikon, nuk ‘fiton’ gje, kush nuk rivë ne loje artin e tij, nuk e tejkalon dot ate

 

8.0
ps: Nga ana vizuale, filmi ka plasticitetin e imazheve siç di ti beje Bellocchio: bellissimo!

TRAILER:  https://www.youtube.com/watch?v=Chfk1tNUBYE

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s