Hipnozë, telepati, spleen thai, dashuri: Cemetery of splendour!

– film tailandez me regji te Apichatpong Weerasethakul


 

Ata jane tre : njeri eshte portugez, tjetri kinez, dhe i treti tailandez. Rrezik se as qe njihen me njeri-tjetrin, por kane te perbashket faktin e te qënit gjeneratë e viteve 2000 : “të birtë e shekullit te ri” (do thoshte Migjeni) dhe padyshim, jane ardhmeria e kinemase se shek XXI.

Duke fituar ne 2010-n Palmen e Arte nga duart e Tim Burton (asokohe kryetar jurie ne festivalin e filmit ne Kane) tailandezi eshte me i njohuri nga te tre. U bene 5 vjet qe nuk kishim pare ndonje film te ri prej tij.

Eshte i justifikueshem presioni qe krijon marrja e nje torfeu i tille, po ashtu pritshmeria ne rrethet kinofilike per filmin e tij te rradhes. Por edhe vetë Apichatpong-u nuk eshte se e ka ulur nivelin e kerkeses : nje titull i tille kaq poetik (Cemetery of Splendour !!) nuk ka bere veçse e ka ngritur edhe me teper nivelin e pritshmerise.

*

Dhe fatmiresisht, Apichatpong nuk zhgenjen per asnje sekonde te vetme me ”Varrezen e mrekullive” te tij :  filmi eshte vertet A SPLENDOUR!
Ngjarjet zhvillohen ne nje province tailandeze : nje ish-shkolle e vjeter eshte kthyer ne spital veror ku pushojne nje grup ushtaresh te prekur nga nje semundje e pashpjegueshme: nje gjume i gjate e i panderprere.
Jenjira, grua tek te 60-at, infermiere pensioniste me veshtiresi fizike, vjen ne spitalin fushor here pas here si vullnetare dhe lidh miqesi me Itt, njerin  prej ushtarve (te cilin arrin deri edhe ta zgjoje !). Po ashtu vjen aty here pas here edhe Keng-u, nje vajze e re qe e konsideron vetem magjistare dhe qe pretendon se mund te komunikoje (nepermjet telepatise) me ushtaret nepermjet gjumit e tyre. Nderkohe, ngjitur me spitalin, disa arkeologe germojne nje varreze te dikurshme ku thuhet se jane varrosur mbreter te dikurshem.

Ashtu sikurse dhe në melodramat klasike, Jenjira, heroina kryesore e filmit, lidh aq shume miqesi me ushtarin e panjohur saqe bie ne dashuri me te! Aktorja ka luajtur tashme edhe ne filma te tjere te regjizorit ne fjale (tek “Bilsfully yours” apo “Uncle Bonnee” ) por tek “Cemetery of Splendour” ajo kthehet literalisht në muzë te tij: ka diçka thellesisht te ndryshme nga ajo qe Bergman zbulonte tek Liv Ullman ose Antonioni tek Monica Vitti. Duke qene se jemi ne Tailande, edhe kushtet klimatike jane te ndryshme nga ato te Suedise apo Italise : ngrohtesia dhe zagushia tropikale jane gjithprezente; qetesia shume here më imponuese se gjetiu ne Europe. Keshtu qe simbioza e regjizorit me muzen e tij eshte më organike, me e bute por njekohesisht edhe më enigmatike. Pak a shume si vete Mekongu qe pershkon Tailanden, ne buze te cilet zhvillohen edhe ngjarjet e filmit.

Cemetery of Splendour” rrefen nje histori dashurie, por shikimi i tij ne nje salle kinemaje mund te perjetohet po aq si nje seance hipnoze, sa edhe si nje elegji politike (filmi mund te shihet si aluzion i situates se rende aktuale politike ne Tailande). Jane te rralle filmat qe arrijne te ndikoje ne perceptimin e spektatorit dhe ky eshte nga ata te paktet e tille: ritmi i faqeve te shfletimit te nje ditari, ai i rritjes se ngadalshme te ngjyres ne tubat floreshente te spitalit, perkedheljet fizike te ngadalta jane nje buqetë e mrekullueshme intensitetesh te padukshme qe ne fakt kane per objekt vete trupin e spektatorit.

Po sikur salla bizarre e spitalit te mos jete gje tjeter veçse vete salla e kinemase ?? Me siguri, perderisa personazhet e fiksionit qe shikojme me syte tane ushqehen nga vete imagjinata jone (ashtu sikurse ushtaret e dikurshem te varrosur në nëntoken e spitalit ushqehen nga energjia e ushtareve te pergjumur!). Pra mund te themi : Varreza e Mrekullive nuk eshte gje tjeter veçse… Salla e Kinemase. Cemetery of Splendour !

 

nota: 10 me shume ⭐

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=bmO-DJeslBE

 

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s