“While we’re young” – film amerikan me regji te Noah Baumbach

 

Po te nisemi qofte dhe vetem nga nota me te cilen keto 10 vitet e fundit kam vleresuar filmat e regjizorit te ri njujorkez Noah Baumbach ( 9 per Oktapodin dhe Balenen, 8.2 per Greenberg dhe 7.8 per Frances Ha ) bie ne sy fakti se, kronologjikisht, nepermjet tyre mund te vertetohet aforizma “vitet tutje, Noah tëhu” : “While we were Young” me pelqeu akoma dhe me pak se i fundit.

Filmi vë ne qender nje çift njujorkez tek te 40-at : Ben Stillerin ne rolin e nje regjizori dokumentarësh dhe Naomi Watts, ne ate te se shoqes (njeheresh e bija e nje regjizori te famshem tek te 80-at), te cilet takojne ‘rastesisht’ nje cift te ri tek te 20-at.

Filmat e Noah Baumbach (te cilet per fat i kam pare te gjithe) jane nje tjeter prove e asaj se, ne fakt, filmat e mire kane te bejne pak (në mos aspak!) me realizimin e tyre (sigurish qe me kalimin e viteve, filmat e regjizorit ne fjale jane gjithe e me te ‘persosur’ teknikisht: loja e aktoreve, skenari… bla bla bla), por kane te bejne më shume (ne mos gjithshka!) me diçka krejt tjeter qe shpesh quhet mizaskene (por më gjere, mund te flitet per ‘écriture cinématographique’ ). Ose dhe per dasein te filmit. Dhe nga kjo ane, per fat te keq, pikerisht “While we were Young” çalon dukshem : edhe pse ai trajton temen e nje miqesie ‘te çuditshme’ (origjinale, si te thuash), vete filmi nuk eshte aq ‘i çuditshem’ (origjinal- si te thuash) sa miqesia qe trajton sepse pikerisht nuk arrin ti evitoje klishetë (duke rene shpesh ne kollajshmeri konvencionale gati-gati te pafalshme per nje regjizor qe i thote vetes autor).

Ose per ti rene akoma me shkurt : “While we’re young” vuan pak a shume nga te njejtat simptoma me ato te filmave te fundit te Woody Allen: sikurse edhe Allen, Noah Baumbach te jep pershtypjen se “ja ka mare tashme doren” komedive ‘te lehta’ njujorkeze (edhe pse, problemi i tyre, nuk eshte ‘lehtesia’ e tematikes, por lehtesia e trajtimit kinematografik). Keshtu qe po i ve te njejten note si dhe atyre te Woody Allenit :

 

6.0

TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=K9cG9BzxMps

One Response to ““While we’re young” – film amerikan me regji te Noah Baumbach”

  1. Dictionnaire-France Says:
    What i don’t understood is in truth how you’re not actually
    much more neatly-liked than you might be right now.
    You’re very intelligent. You already know thus significantly on the subject of
    this matter, produced me in my view believe it from numerous varied angles.Its like men and women are not fascinated except it’s one thing to accomplish with Woman gaga!
    Your personal stuffs outstanding. All the
    time care for it up!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s