Amy Winehouse ose : “Pse ishte kaq e trishtuar Amy?”

 

Faqja II

Dhjetor 22, 2015

STALKER

Me duket se u shfaq edhe atje ke ty, ne kinema (e vura re kur rà fjala per filmin e fundit te Spielbergut).

*

Eshte e habitshme se sa pune te dobet (biles per te mos thene ZERO PUNË !) ka bere regjizori per te filmuar vendet (places) ku Amy u frymezua : Londra pershfaqet me disa plane filmike te marra nga lart me dron dhe kaq, ndersa lagjja ku Amy kalonte pothuaj treçerekun e kohes, CAMDEN TOWN i famshem (ku ajo, siç e thote dhe vete ne nje sekuence, u frymezua jo pak per muziken e saj jazz/soul !!), as qe eshte filmuar fare !
E megjithate, ne teresine e tij, dokumentari ja del. Pa dyshim fale perdorimit te imazheve autentike te cilat, ne princip, jane ‘thike-me-dy-presa’ (pra qe mund te keqperdoren po aq sa dhe mund te mirperdoren). Per fat ndodh kjo e dyta, sepse regjizori ka patur nje ide te mire ne koke : ta shohe personazhin e tij te lidhur vetem e vetem me nje Ngjarje (ne rastin konkret: nje histori dashurie). Dhe mire ka bere sepse, edhe po ta shikosh ne prizmin e krijimtarise, Amy Winehouse, me perjashtim te “Frank”, albumit (jo fort te njohur) te saj te pare ne 2002, i dyti (Back to black) eshte jo vetem ai qe e beri hatashmerisht te njohur, eshte jo vetem ai qe permban nje fuqi artistike te hatashme (dhe qe fiton cilesi sa me shume ta degjosh), por eshte edhe i fundit i saj! Pra “i pari” dhe i fundit ! Sikurse dhe Dashuria e saj (“e para” dhe e fundit). Sikurse fama e saj artistike (2006-2011) : “e para” dhe e fundit. Sikurs edhe vete jeta e saj artistike (e para dhe e fundit). Dhe fundja si dhe vete jeta e saj.
Shkurt: tek jeta e Amy W. ka ndodhur diçka intensive, diçka prej të Vërtete ne nje hark kohor shume limited, por nje vertetesi te cilen per fat, regjizori ka patur idene e mire ta pershfaqe thjesht permes imazheve te marra me iphone, dhe po aq ‘thjesht’ perreth nje ngjarjeje : a love

 

Al bano

po cinneplexx, me sallat e reja cilesore e shfaq ende, por pa ndonje fluks te madh.

rregjia nuk eshte kushedi cfare, e fokusuar te amy personalitet, ja arrin deri diku me zerat e personazheve te ndryshem qe rrethojne amy’n dhe shfaqjen e figures se saj ne te gjitha tonalitetet.

Camden eshte shmangur ndoshta per tu fokusuar me teper te jeta dashurore, drama dhe rolin qe kane ato ne krijimtarine e saj. Por ajo qe del ne fund eshte se sekreti i kesaj vajze te re eshte vertet lagjia , ambjenti.

mua si jo fans me beri tia pelqej muziken. interesante kembengulja e saj per mos tu identifikuar me grupet alla spice girls, si dhe deshtimi spektakolar i koncertit ne beograd.

 

STALKER

Regjizori nuk i eshte futur Camden-it sepse si duket ka qene koshient qe, nese do bente nje gje të tille, do i duhej të angazhohej gjere gjate e thelle me ata me të cilet rrinte artistja. Nje gje e tille, qe ti shkosh në thelb gjese, kerkon kohe, mund, angazhim, imenjim, dashuri, kohe (dhe jo intervista 5 minutshe, nga ato qe edhe ka bere për filmin në fjale, por qe nuk janë ato qe mbajne në kembe filmin – filmin e mbajne videot autentike). Keshtu qe ai i ka rene “shkurt” me perdorimin e videove amatore dhe paradoksalisht, ja ka dale mbane (nja dy-tre arsye pse ka ka dale permes nje zgjedhjeje të tille i permenda tek postimi i melartem). Por arsyeja kryesore mbetet fakti qe edhe vete jeta e Amy-t (me sakt, harku kohor prej 6 vjetesh, 2005-2011) qe e shkurter, radikale, pasionuese dhe e vertete njesoj si vertetesia, pasioni, radikaliteti dhe jeteshkurtesia e nje videoja bere me celular. Kjo ndodh sepse qe prej Liberty Valence (të verteten e të cilit asokohe nuk mund ta regjistronte askush) kemi nderruar epoke : tashme gjithshka mund të filmohet, regjistrohet, dokumentohet. Tashme, realiteti (video me celular) e tejkalon legjenden keshtu qe nuk na mbetet vecse të regjistrojme realitetin

ps: në frengjisht në kete rast do të flitej për ‘régime d’image’ por nuk di nese në shqip do perkthehej ‘regjimi i imazheve’ apo ‘sistem imazhesh’

 

Al bano

po rregjizori i ka rene pak shkurt, pragmatizem timpik inglezsmiley.

Ps. e gjeta nga kush eshte frymezuar amy per modelin e flokeve

….

STALKER

The Ronettes kane qene nje nga influencat per Ejmin. I permend edhe tek ky dokumentar/koncert-akustik (pra vetem me kitare – konsiderohet si me i miri qe ka dhene artisja sa qé gjalle!) pra i permend midis emrash te tjere (Sarah Vaughan, Mahalia Jackson, Minnie Riperton, Dinah Washington etj etj).

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s