Amy Winehouse ose : “Pse ishte kaq e trishtuar Amy?”

“Amy” – film dokumentar me regji te Asif Kapadia


I ndertuar teresisht mbi arkiva, ky dokumentar qe perpiqet te rrefeje jeten e kengetares britanike Amy Winehouse, eshte interesant para se gjithash per te kuptuar pikerisht se cfare do te thote sot fjala ‘arkivë’. Ose thene ndryshe, nje film qe ndihmon per te kuptuar triumfin e celularit, bashkekohore e te cilit ishte Amy.

Imazhet e arkivave te Marylin Monroe-së apo James Dean-it kane qene krejt gje tjeter : kane qene te miremenduara, te parapergatitura, te ‘lemuara’. Imazhet e arkivës qe perdor ”Amy” jane te gjitha ‘te vjedhura’, te ‘rrembyera’: ‘vjedhje’ e nje shikimi bosh (apo edhe e nje shikimi teveqel), ‘vjedhje’ e nje buzeqeshjeje skiç, e nje rimeli te prishur e

keshtu me rradhe. Ai qe filmon me celular nuk e njeh fjalen STOP : filmon dhe filmon, sepse asgje nuk e ndalon. Ne kete menyre, imazhi kthehet ne deshmitar te gjithshkaje, biles edhe i droges, edhe i alkolit, edhe i te vjellave, edhe i … i gjithshkaje! Ndofta ky eshte dhe perkufizimi i ri i ’star’-it te shekullit te XXI : nje person qe eshte i destinuar te mposhtet nepermjet imazheve. Biles perpara disa kohesh qarkullonte ne internet nje loje ku njerezit vinin bast se kur do vdiste Britney Spears apo Amy Winehouse. Dhe nese e gjeje daten ekzakte, fitoje nje… i-phone!

Dhe nepermjet perdorimit te arkivave, pikerisht kete edhe rrefen filmi ne fjale: jane imazhet ato qe e mposhten Amy-n.

Gjithe duke na ofruar nje alternative.

Andej nga fundi i tij (jemi pak muaj para se Amy te vdiste), shohim kengetarin e famshem te xhazit, 85 vjeçarin Tony Bennett (te cilin ajo e adhuron deri ne amshim!) tek hyn ne studio per te regjistruar nje duet me te.
Fama e saj sigurisht qe nuk e tremb xhazistin e famshem: ç’kish per te kaluar, Tony e ka kaluar; i ka kaluar tashme ’sprovat’ e ’star’-it. Dhe ç’fare ben? I ofron Amy-t, me nje modesti çarmatosese, te kaloje ne anen tjeter te stresit, te ankthit: menyra se se ai i flet (ne shqip quhet përulesi ose modesti; ne gegnishten shkodrane: pervuejtuni; ne anglisht : humility) pa dyshim qe per Amy-n ishte diçka pothuaj e panjohur me pare ! Dhe per here te pare qe prej fillimit te filmit, Amy rrezaton, jo vetem fizikisht, por dhe menderisht.

Une merveille !
Por eshte vone, shume vone…
Pse eshte vone, nuk po e them. Duhet pare filmi.

***

Nuk dija ndonje gje te madhe per jeten e Amy Winehouse. Por filmi mundeson qe ta themi ne 10 menyra te ndryshme se, jeta e saj ishte :

  1. historia e nje vajze, e cila ne moshen 10 vjeçare nuk arriti te perballoje divorcin e prinderve te saj (nuk arriti te realizoje kalimin ne moshen adult nepermjet kompromisit midis gezimit femijeror dhe trishtimit – gje qe aq mire e shpjegon Inside Out ) dhe bie ne depresion, prej nga i cili nuk doli më deri ne fund te jetes se saj te shkurter
  2. histoiria e nje artisteje autentike e cila gjithe ç’kendoi sa qe gjalle, e krijoi vete (sa fjalet aq edhe muziken) duke u nisur vetem dhe vetem nga historia e ekzistences se saj.
  3. historia e nje vajze te re 18 vjeçare te ciles producenti i saj i pare i tha se ajo kish pjekurine dhe magjine e nje artisteje tashme te konfirmuar, gjithe duke i prashtruar pyetjen : “po kur te behesh 25 vjeç, çdo besh ti moj vajze ?”
  4. historia e nje vajze tmerresisht te talentuar e cila, kur filloi te behej e famshme, i tha vetes : “ne momentin qe do me genjeje mendja se jam nje Yll, do ja fus vetes!”
  5. historia e nje vajze shume te dhene pas shoqeve te saj (te femijerise dhe rinise) e cila kur ndjeu se ishte ne momentet e fundit te jetes, i thirri ato ne telefon (shoqet e Amy-t, edhe pse nuk i shohim pothuaj pergjate gjithe filmit, e hapin dhe mbyllin ate, literalisht !)
  6. historia e nje vajze qe beson verberisht tek Dashuria sepse sipas saj, “love is blind”
  7. historia e nje vajze qe beson po aq verberisht se “kur njeriu dashuron, detyrimisht i shkakton tjetrit dhimbje”
  8. historia e nje vajze, te ciles, kur arriti majat e suksesit, i ati ju qep komercialisht nga mbrapa deri ne ate pike sa ti çonte deri dhe nje ekip te tere televizioni per te xhiruar se si po i kalonte e bija ditet e kures se çtoksikimit, ne nje ishull te larget; te njejtin babà te cilen artistja e adhuronte naivisht…
  9. historia e nje vajze e cila, duke qene se ne rinine e saj te hershme mendonte se kish ardhur ne kete bote per te kenduar vetem e vetem muzike xhaz (dmth: para nje publiku te vogel), edhe pse producentët (dmth bota e biznesit) e nxiti te kompozonte muzike pop (ose me sakte: xhaz-pop), deri ne frymen e fundit vdiq me dashurine per xhazin
  10. historia e nje artisteje qe nuk beri kurre artistikisht hilé, por shprehu vetem ate qe ndjente (sikurse deshmon ky moment autentik nga filmi ne fjale)
  11. historia e nje vajze per te cilen, sa ishte gjalle, askush nuk arriti ti pergjigjej pyetjes qe ngré ne film njeri prej te intervistuarve:  “Po pse ishte kaq e trishtuar Amy ?”

 

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=Za3lZcrzzcM

 

(vijon ne faqen 2)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s