“Vera e Sangailesë” – film lituanez me regji te Alanté Kavaité

  

 

Historia: 17 vjeçarja Sangailé kalon verën me prinderit e saj ne vilen e tyre ne breg te nje liqeni ne Lituani.
Si çdo vit tjeter, Sangailéja shkon te kundroje spektaklin aeronautik; atje takon Austénë, vajze e re tek te 20-at, po aq extraverti (e dalldisur) sa dhe Sangailé eshte introverti (e ndrojtur).
Vajzat dashurohen me njera tjetren.

*

Ky eshte skenari i filmit, per te cilin vete filmi nuk ben ndonje kujdes te madh (dhe aq me mire!) : ndjenjat e dashurise lesbike nuk jane ndonje gje e ré as ne kinema, as ne kete dynjà, keshtu qe filmi nuk merret fare me trajtimin ‘psikologjik’ te tyre (per me teper, fakti i homoseksualitetit nuk eshte aspak militant por thjesht per ti vene dy çikat “ne te njejtin nivel” ).  Dhe eshte nje ‘personazh’ i trete qe te ben te mendosh se muhabeti eshte gjetiu dhe jo tek lezbizmi: eshte dekori ku zhvillohen ngjarjet. I veçante, ai kthehet në pothuaj personazh më vete: provinca verore lituaneze (jo fort e ngjashme me “Palm Beach” – siç edhe degjohet te thuhet dhe vete ne film) me pallatet e saj 5 kateshe (pothuaj si ne Shqiperi), me liqenet e bukura (por dhe me centrale berthamore jo fort larg tyre), me vilen e prinderve te heroines kryesore (e filmuar gjithe mister dhe ankth!) por dhe me interierin ‘bizarre’ dhe ekzaltues te shtepise se sshoqes se saj, dmth Austésë.

 

Shkurt, në dukje, ”Vera e Sangailése” eshte film i bute, tra-la-la zura nje galë (si dhe vete stina e veres xhanëm) por në fakt nuk eshte tamam ashtu: duke transhenduar (kapercyer) temen e lezbizmit te dy vajzave, filmi (dmth regjizorja) propozon nje loje interesante pasqyrash: e zhveshur nga cdo keqkuptim, angazhimi i sinqerte i Austésë (psh kur i qep fustanet shoqes se saj), kthehet ne bazamentin mbi te cilin Sangailéja, heroina kryesore, fillon te kuptoje, e keshtu edhe te njohë veten. Pertej (dhe megjithe!) zgjedhjet seksuale te saj!

Qe nga ai moment behet e qarte se ‘formalizmat’ apo piruetat vizuale ajrore ne fillim te filmit nuk jane kurrsesi teka apo kapriço regjizoriale, por streha e deshirave me te fshehta te Sangailésë: te mund te fluturoje edhe ajo ne lartesi, me avjon, per te tejkaluar (e mbi te gjitha, per ti dermuar!) frikat e saj. Timiditetin e saj.

Dashuria (te cilen adoleshentja e merr nga shoqja e saj) i mundeson tejkalimin e veshtiresive qe ajo has. Dhe fillimin e gjetjes se vetvetes

Beau film!

 

8.2

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=D8sJYQZDkGg

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s