“Blackhat” -film amerikan me regji te Michael Mann

Historia e filmit: Ne Hong-Kong, hakerat informatikë kane sulmuar nje central te fuqishem nuklear duke shkaterruar sistemin e ftohjes se centralit e per pasoje duke shkaktuar nje çarje ne zemer te tij. Askush nuk e rivendikon aktin ne fjale. Mister!
Dawai Chen, specialist i luftes kunder sulmeve kibernetike ne Hong-Kong, caktohet te gjeje dhe neutralizoje autorin e ketij krimi.

Nderkohe, ne Çikago, ”Mercantile Trade Exchange” eshte sulmuar po ashtu nga hakerat, duke provokuar inflacion te papritur te çmimit te sojës. FBI mendon te bashkepunoje me Kinen, duke kontaktuar specialistin Dawai Chen i cili mendon se, per t’ja arritur qellimit, duhet liruar nga burgu (me kusht, sigurisht) Nicholas Hathaway, nje haker i famshem.
Qe nga ai moment, ne skenë hyn Thor, me falni desha te them Chris Hemsworth (i njohur per aktrimin e tij ne rolin e Thor), ne rolin e hakerit qe lerohet nga burgu, me mision per te kapur hakerat e tjere. Dhe qe nga ai moment e deri ne fund, kthehet ne personazhin kryesor te tij.

Michael Mann eshte nje nga SHUME TE RRALLET regjizore amerikane qe mund te konsiderohet sa poet aq edhe kineast. Poet ne kinema sot per sot do te thote romantik dhe Mann e ka provuar tashme me vepra (filma) nje gje te tille : personalisht ruaj kujtim te shkelqyer nga “Collateral” ose Miami Vice, edhe pse filmi i tij i parafundit, Public Enemies, kish filluar te me ftohte nje çike me kete regjizor. Ne fund te review-se se atij filmi, para 5 vjetesh, paskam shkruar :

Ne fakt, me mire Michael Mann t’u rikthehet serive televizive qe realizonte ne fillimet e veta. Po tregohem cinik duke shkruar kete gje, ok, por te pakten, heren tjeter, nuk do me genjeje mendja se Mann “mund te kete bere film te mire”

Ne fakt, mendja prap me genjeu sepse u ula ta shikoj ”Blackhat” me deshiren me te madhe te mundshme, sigurisht duke injoruar ç’kisha menduar per filmin e tij te fundit. Por fatkeqesisht, Michael Mann ka rene definitivisht ne autoparodi (ndofta eshte dhe mosha: 72 vjeç tjetri), pra ka filluar teresisht te imitoje veten:  “Blackhat” mu duk si nje cliché-’best of’ e filmave te tij te meparshem. Ne vend te romantik, (per nga zhanri, filmi eshte techno-thriller policesk) “Blackhat” eshte tmerresisht prozaik, pra thjesht ka zbatuar pike per pike skenarin (kujtoni François Truffaut qe thosh me te drejte: “Ne nje film te mire, xhirimi duhet te kundershtoje skenarin, dhe montazhi duhet te kundershtoje xhirimin” ).

Per shembull, krimin kibernetik, filmi e pershfaq permes skenave dixhitale 1000 here “déjà vu” (me kabllo interneti te nderlikuara nenujore e mbiujore e me vizione psikedelike te sterpara te qarqeve informatike) ; heroi kryesor pershfaqet i stereotipizuar per vdekje (sexy, super i forte, i super-ditur, super, super super…). Etj etj etj.

Mbetet talenti i regjizorit per te pershfaqur skenat me aksion (shpesh here “te thata” ne dukje, por si gjithmone ne filmat e Micahel Mann, ato jane efikase), ose nje far’ perpjekjeje stilistike per te pershkruar me romantizem ciftin qe krijohet gjate rrjedhes se filmit. E di, jam koshient, krimi kibernetik nuk eshte fort kinozhenik per tu pershfaqur ne imazh por meritat e siperpermendura te “Backhat” jane pak, shume pak per ta cilesuar ate si film te mire

 

nota: 6.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=Qn2g9qGbH_k

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s