“Inherent Vice” – film amerikan me regji te Paul Thomas Anderson

 

Eshte bere per te thene bismilah: eshte hera e pare qe nje film i PTA (Paul Thomas Anderson) nuk me dha dhimbje koke! Filmi i fundit me regji te tij ka qene The Master me Joaquin Phoenix (i cili po ashtu eshte aktor kryesor edhe tek “Inherent Vice” ). Por diçka duhet te kete ndryshuar tek PTA-ja. Kjo duhet te jete arsyeja pse ky film me pelqeu: te pakten nuk me beri me migrene.

 

“Inherent Vice” eshte adaptim kinematografik i romanit me te njejtin titull te Thomas Pynchon, njerit prej romanciereve me te mire aktuale amerikane (besoj se njohesit e literatures amerikane te shekullit qe shkoi do e vinin kete shkrimtar në te njejtin nivel me DeLillon, Philip Roth-in apo Cormac McCarthy-n).

Por romani (botuar ne 2009) ka patur reputacionin e te qenit fort i veshtire per tu adaptuar ne kinema: e kemi diskutuar tashme kete punen e raportit roman/fiksion (dhe une vazhdoj te jem i bindur se vlerat kinematografike te nje filmi s’para kane te bejne me ate te vepres nga e cila eshte frymezuar) por edhe sikur ta marrim te mireqene faktin se romani eshte cilesor per nga vlerat letrare, duhet pranuar se edhe filmi arrin te dale “më vete”. Dhe jo vetem qe ja del te krijoje nje identitet te tijin, por kryesorja, arrin te krijoje nje identitet kinematografik.

*

Historia zhvillohet ne vitet ‘70, ne Los Angeles. Ne qender te saj eshte detektivi privat Larry “Doc” Sportello (luajtur nga Joaquin Phoenix) dhe ish e dashura e tij, Shasta Fay Hepworth. Pastaj ndodhin nje seri ngjarjesh ne dukje ‘pa lidhje’ dhe fort te ngaterruara, (sikurse dhe reputacioni i romancierit Thomas Pynchon, qe eshte ai i nje shkrimtari i cili ka per teme qendrore te vepres se tij ate te absurdit). Mua me duket se merita e PTA-se, pra e regjizorit, qendron pikerisht tek fakti se nuk eshte perpjekur ta ktheje historine në histori ‘te lexueshme’, narrative, por e le siç eshte, kaotike,  absurde dhe imbroglieske (konfuze). E mbi te gjitha, psikedelike. Kam çik verejtje per tonin e lojes se Joaquin Phoenix (me duket se aktori ne fjale, kthehet ne personazh me vete, ne vend qe “te jete” personazhi), por ne pergjithesi, filmi e pershfaq me se miri atmosferen e kapercimit te fund-viteve ‘60 dhe fillimit te viteve ‘70, periudhe qe lekundet midis lirise seksuale dhe konsumit te drogerave nga njera ane, dhe shkermoqjes se idealeve hippie (vrasjet ne seri te Charles Manson, vdekja tragjike e nje spektatoreje ne koncertin e Stonsave ne Altamont dhe paranoja e famshme e ’security policy’ e Nixonit).

 

nota : 7.3

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=OUZgOQ186-A

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s