“Ujë i argjendtë” – film sirian me regji të Ossama Mohammed

I cili fillon me nje tabele ku lexohet : “Ky film eshte bere me nje mije e nje imazhe te realizuara nga një mije e një sirianë e siriane. Dhe nga une”.

Pjesa e pare e “Ujit te argjedtë” eshte e ndertuar teresisht me imazhe te postuara ne internet (youtube, Dailymotion) nga sirianë, pergjate periudhes se revoltave te viteve 2011-13 (nderkohe qe regjizori i filmit kishte emigurar tashme ne Paris). Pastaj, nga mesi e tutje, imazhet e filmit jane ato te Simavit, të nje mesueseje të re te ngujuar ne qytetin e rrethuar te Homsit gjate periudhes 2013-2014: pasi vendos nje  kontakt virtual me regjizorin ne fjale, Simav fillon te filmoje qytetin e saj te rrethuar e te bombarduar nga forcat e Basharit, imazhet e te cilit ja dergon atij ne menyre klandestine permes internetit.
Simav eshte me origjine kurde.
Ne gjuhen kurde, Simav do te thote: uje i argjendtë.

Dhe imazhet e Simavit nuk kane te paguar me flori!

*

Në tëresine e tyre, ato shpesh jane te tmerrshme, te paperballueshme ne vetvete, por montazhi i filmit eshte i tille qe i ben ata paradoksalisht te mrekullueshem! Ka diçka te hatashme ne punen e bere nga regjizori : mistika vezulluese qe lind nga montazhi i Ossama Mohammed eshte e vetmja armë perballe natës se erret baasite, nates se Basharit : pikerisht nga ai montazh lind drita qe mban gjalle frymen e filmit. Dhe kinemaja eshte para se gjithash DRITË!

Fundja ky film nuk konfirmon gje tjeter veçse ate qe, jane te mire (jane filma te bere me drite, pavaresisht subjektit te tyre) ata qe nuk bien ne batakun e propagandes (erresires).

“Uji i argjendtë” eshte dritë.

Pra poetry.

 

nota: 10!

trailer i filmit: https://www.youtube.com/watch?v=a9Mo6OUF_Hg

 

 

Dhe nje fragment (pergatisni shaminë e hundeve):

https://www.youtube.com/watch?v=sR8HeEjcNoM

 

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s