Poetika e “përtacisë”

“Peace to us in our dreams” – film lituanez me regji te Sharunas Bartas


Tek rrethi i ngushte i regjizoreve te ‘rinj’ te 20 viteve te fundit jo vetem te talentuar por edhe me integritet total artistik (rreth ku do fusja jug-koreanin Hong sang-soo, portugezët Pedro Costa e Miguel Gomes, taivanezin Tsai Min-Liang, kinezin Wang Bing apo algjerianin Tariq Teguia e rumunin Cristi Puiu) i duhet gjetur me patjeter nje vend edhe lituanezit Sharunas Bartas. Problemi me të eshte se filmat e tij jane jo vetem te rralle (nje në 5 vjet!), por dhe shfaqja e tyre neper kinema, me pikatore dhe shpesh te shfazuara nga viti i prodhimit (production) i tyre.

Ne vitet ‘90, fill pas renies se bllokut sovjetik, Sharunas Bartas beri 3 filma te shkeqyer (“3 dite”, “Koridor”, “Few of us”, njerin prej tyre, si rralle me ndonje film aktual, Godard e citon tek “Histoire(s) de cinéma”), filma në te cilet muza kryesore e regjizorit ishte aktorja ruse Yekaterina Golubeva – asokohe partenerja e tij (aktore qe i dha fund tragjikisht jetes se saj ne gusht ne 2014).

*

Më pas, ne vitet 2000, Bartas ndahet nga Yekaterina dhe vijon me “The House”, “Freedom” dhe “Seven Invissible Man” te cilet, gjithsesi, ishin filma qe per mendimin tim kishin humbur disi bafasine, spontanitetin dhe magjine e filmave te tij te parë (dhe ndihej lehtazi nje fare formalizmi i pa ‘assumed’ ). Megjithate, filmat e Bartas vazhdonin te ishin gjithmone të nje sinqeriteti dhe integriteti te pashoq. I tille eshte dhe ky i fundit: Peace to us in our dreams.

I cili rrefen 2-3 dite nga weekendi ne shtepine ne fshat te nje familjeje qytetare lituaneze te perbere nga babai (rol qe e luan vete regjizori : surprize! ), vajza e tij (rol i luajtur nga vete e bija qe regjizori pati me Yekaterinen),  si dhe partenerja aktuale e tij. Kjo e fundit eshte violiniste. Në zemer te natyres plot pyje e liqene, qetesine e familjes e turbullon prezenca e fqinjeve.

Thene ndryshe, i realizuar ne menyre ‘familjare’, filmi (i cili na vjen para syve tane plot 5 vjet pas të parafundit te regjizorit), te kujton ate qe thote filozofi italian Agamben: akti i krijimit eshte më së shumti “poetikë e përtacisë” (ku pertacia kurrsesi nuk duhet kuptuar si imobilizem por më se shumti si reflektim).  Dhe nese do vazhdonim te citonim pikerisht filozofin italian, “Peace to us in our dreams” në qender te natyres vë njerinë, “kete kafshe qe ja mundeson vetvetes pafuqinë (përtacinë) e tij”. Pikerisht behet fjale per po ate njeri i cili, gjithmone sipas Agamben, “eshte nje kafshë, por nje kafshe qe shkon ne kinema”.

*

Doksa e kritikes kinematografike e ka bere te modes te citoje Tarkovskin si figuren tutelare te Sharunas Bartas-it. Edhe pse “Peace to us in our dremas” te kujton kollajshmerisht “The sacrifice” te mjeshtrit rus, ne fakt nuk eshte tamam ashtu: po ta mendosh mire, Bartas duket se më së shumti “anon” per nga filmat e francezit Philippe Garrel (ndofta i vetmi regjizor ne bote qe asnjehere nuk xhiron me shume se nje here te vetme nje skene te filmit te tij!) : filmi ne fjale permban skena te cilat jane dhunshmerisht autentike, te pastisura, te xhiruara padyshim vetem nje here. Eshte e vertete se nje autenticitet i tille e ka nje çmim (biles dy çmime) per ti paguar: se pari, nje far mungese uniteti i gjithe filmit dhe se dyti, duhet pranuar se, me gjithe emancipimin kinematografik te nje spektatori, eshte e paevitueshme nevoja e njohurive sa te filmave te regjizorit ne fjale, por po aq edhe historia personale e tij.

8.0

TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=-FCR7IN3×1I

 

 

Advertisements

One comment

  1. Pingback: HHH | kinoditar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s