Hakmarrja është një gjellë që hahet e ftohtë


BLUE RUIN – film amerikan me regji te Jeremy Saulnier


Eshte historia e Dwight, nje burre tek te 30-at, i cili kthehet ne shtepine e tij te lindjes per tu hakmarre ndaj komshinjve, lidhur me nje histori te vjeter gati 10 vjeçare.

Eshte filmi i dyte i ketij regjizori te ri Amerikan : “Murder Party” (filmin e tij te pare, me te cilin pat fituar ne 2007-n çmimin e Publikut ne festivalin e filmit Indipendent ne Sundance) nuk e kisha pare por besoj se nuk do e shikoj as filmin e tij te tretë (pra nese nje dite regjizori ne fjale do realizoje nje tjeter).
Koncepti i tij per kinemane, per mua eshte kryekeput wrong.

 

Nuk di nëse (dhe sa) eshte regjizori Jeremy Saulnier ne dijeni te shprehjes “hakmarrja eshte gjellë qe hahet e ftohte“, por di qe ne kinematografi ajo perkthehet keshtu: nese do te realizosh nje film qe ka per subjekt temen e hakmarrjes, e vetmja menyre per ta trajtuar atë artistikisht eshte:

 

1. ose perdorimi i nje mizaskene rradikale (te ftohte, kirurgjikale, pa lajle-lujle)

2. ose nje mizaskene super-manieriste dhe ekstarvagante (si ato te Tarantinos apo Scorses).

E them kete, sepse ajo e “Blue Ruin” nuk eshte as njera, as tjetra: filmi noton në muzike pseudo-psikologjike (na futi tutën, ç’e pyet! pfff…smiley ndersa loja e aktoreve eshte, ne thelb, pseudo-antiteatrale.

ps: Shpresoj qe regjizorit ne fjale dikush t’i rekomandoje te shohe Aurorën e rumunit Cristi Puiu ose edhe Shotgun Stories te regjizorit-patriot me të, pra të Jeff Nichols. Te dy jane filma po aq indipendente (siç pretendon te jete “Blue Ruin” -dua te them, filma me buxhet te vogel) dhe qe njesoj si ai trajtojne temen e hakmarrjes (filmi rumun biles eshte nje kryeveper e vertete).

nota : 2.0

trailer :  http://www.youtube.com/watch?v=gJo1qrr_8Hc

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s